Këpucari Çaushesku dhe prifti Stalin: Profesionet e diktatorëve më të egër që njohu historia

24 Shkurt 2016, 20:48Dossier TEMA

Tiranët më të mëdhenj në histori, janë detyruar të kryejnë punë të ndryshme para se të rrëmbenin pushtetin dhe të futin diktaturën në vendin e tyre.

Shumica e diktatorëve para se të bëheshin përgjegjës për vdekjen e më shumë se 200 milionë njerëz, janë marrë me disa punë të zakonshme, transmeton Telegrafi.

Benito Mussolini, një pjesë të jetës e kishte kaluar duke punuar si mësues, por më vonë e kishte kuptuar se kjo punë nuk po i përshtatet. Ai ishte larguar nga Italia për t’u zhvendosur në Zvicër, ku punoi punë të vogla para se të bëhej i njohur si gazetar politikë.

Tirani i Koresë së Veriut, Kim Il Sung, që konsiderohet si babai i Koresë së Veriut, në vitin 1930 iu bashkua guerilëve koreanë, të cilët luftonin kundër pushtimit japonez. Më vonë ka udhëhequr kontingjentin korean, si major në ushtrinë sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nëna e Joseph Stalinit dëshironte të i biri i saj të bëhet prift, dhe kështu e kishte regjistruar në një seminar. Edhe pse ishte veçuar gjatë studimeve, kishte vendosur t’i braktisë studimet në vitin 1899. Disa thonë se njëra prej arsyeve ishte se nuk mund t’i përballonte studimet për shkak të mungesës së parave, derisa të tjerët flasin se kjo ka ndodhur për shkak të pikëpamjeve të tij politike anti-perandorake. Më vonë ai punoi si shërbyes në Observatorium në Tbilisi.

Adolf Hitler ka qenë adhurues i madh i artit, por babai i tij nuk pajtohej me këtë që i biri t’i bëhej piktor. Ai ka punuar si punëtor i thjeshtë dhe ka pikturuar me ngjyra të ujit në Vjenë. Dy herë ishte refuzuar në Akademinë e Arteve të Bukura.

Kamboxhiani Pol Pot, kishte studiuar inxhinierinë elektrike në Paris në sajë të një burse. Pjesën më të madhe të kohës e kalonte si i përfshirë në aktivitete revolucionare, dhe kështu humbi bursën e tij për shkak se nuk kishte mësuar mjaftueshëm. Kur u kthye në shtëpi përfundoi një shkollë private.

Idi Amin i cili kishte djegur dhe varë në Ugandë, i është bashkuar ushtrisë kolonialiste britanike në vitin 1946 si asistent kuzhinieri. Ai ishte boksier i jashtëzakonshëm dhe kampion në kategori të lehtë nga viti 1951 deri më 1960, por ishte edhe notar i shkëlqyer.

Haitiani Francois “Papa Doc” Duvalier ishte mjek që diplomoi në vitin 1934, kurse në spital filloi punën në vitin 1943.

Nicolae Ceausescu kishte përfunduar shkollën fillore. Pas përfundimit të shkollës, u largua nga fshati i tij për të filluar punën si këpucar.

Francisco Franco iu bashkua ushtrisë më 1915, dhe kështu u bë kapiteni më i ri në historinë spanjolle. Ai u diplomua në akademinë e këmbësorisë në Toledo, dhe më pas në mënyrë vullnetare iu bashkua shërbimit aktiv në koloninë spanjolle – Marok.

Maximilian Robespierre e kishte fituar bukën e gojës duke punuar si avokat, kurse më vonë u bë gjyqtar. Ai ishte shumë i pasur.

Kiliani Augusto Pinochet u diplomua si oficer i këmbësorisë në vitin 1937, kurse më vonë studioi gjeopolitikën në akademinë ushtarake.

Argjentinasi Jorge Rafael Videla u diplomua në kolegjin kombëtar të luftës në vitin 1944. Ai u emërua shef i Shtabit të ushtrisë në vitin 1973.

13 komente në “Këpucari Çaushesku dhe prifti Stalin: Profesionet e diktatorëve më të egër që njohu historia”

  1. loni says:

    pastaj thojne qe myslimanet jane kriminele,po keta me 200 milion njerez te vrare dhe me triljona deme financjare cfare feje jane??????????apo krimet nuk njihen nga krishterimi por vetem nga myslimanizmi,heres tjeter para se te thuash mysliman kriminel ti o i krishter,kthej dhe pyet pasardhesit e tu cfare kan qene,miliona njer te vrare brenda nje 100 vjecari,dhe boll me duke gjykuar vetem nje kategori o njerez te pacipe,kriminele nuk jane vetem myslimanet,jane edhe te krishteret si keta ne foto,me brutalet.

  2. vlonjati says:

    shkrim i sunguar dhe i thate, dicka mungon, duket si copy- paste. Duhej te shkruhej ose te shtohej dicka per secilin, pasi femijet e mi kane degjuar vetem per Hitlerin dhe Stalinin, kush ishin te tjeret? cfare postesh kane patur dhe nga ku ishin , Robespierre ishte grek? edhe Caushesku Hollandez?

  3. Ds223 says:

    Shoku Enver ishte bytheqire dhe e vazhdoi kete profesion deri ne fund.

    1. ble-ta says:

      po ja ka thene Fevzos B.Duka ore qyqar a d te ta themi edhe ty “qe nuk kishte burre qe i ngrihej para Enverit dhe sa je ti ai kishte allatin ore Ds 223 i dhjere

  4. Rei says:

    Pilo Peristeri ka qene kovac dhe pa shkolle fillore.Baltazar De Cosa ka qene pirat dhe u be pape

    1. Talenti says:

      Cfare jane keto shkrime pa asnje vlere qe botohen?
      Te gjithe njerezit gjate jetes kane qene femije,ne cerdhe,kopeshte apo lypesa,kane bere cicin ne breke,jane zene me shoket,kane bere prapesite e mosghes,kane provuar lloj lloj zanate etj,por keto nuk sjellin ndonje te re nder lexuesit!
      E reja do te ishte ne se do te botohgeshin materialet se si arriten keta te beheshin lidere ne vendet e tyre,pastaj eshte lehte t/i vesh NOFKEN DIKTATOR sipas qasjes politike dhe ideologjike te momentit!

  5. ODISEJA says:

    po niksoni xhonsoni bushi dhe mbreteresha e anglise e pordhacet e tjere cfar kane qene ???????????????????????????

  6. asd says:

    Vetem Hitleri dhe Rama vijne nga e kaluar piktori te deshtuar.

  7. anticensurë543234 says:

    “Këpucari Çaushesku dhe prifti Stalin: Profesionet e diktatorëve më të egër që njohu historia”
    injoranca e shprehjes së mendimit!!
    ka disa “profesione” që nuk kanë nevojë të kesh mbaruar shkolla të niveleve të larta!!
    dy nga këto profesione janë,shkrimtar dhe politikan!!
    politikani duhet të jetë elokuent dhe të ngjallë besim në atë që thotë!!këto dy aftësi e bëjnë atë të shkojë përpara!!si përdoret kjo karrierë e tij!?
    është një problem tjetër!!
    mund të bëhet diktatori më i tmerrshëm por dhe demokrati më i pastër!!

  8. serveti says:

    Kepucar kishim edhe ne Azem Hajdarin.
    Por ai ua kalonte se mirrej edhe me trafik droge.
    Po te mos ishte Enver Hoxha Sali Berisha do te ishte bari
    analfabet dhish.
    Por si bari dhish a do te behej dot diktator sic u be?

  9. Shaqo says:

    Nena donte qe Stalini te behej prift, atij nuk i pelqente dhe u largua. Pra nuk u be prift.
    Merua do qe patjeter te kete dale prift, po ja o Mero qe nuk ka dale megjithe qefin tend.

  10. Rita says:

    Fakte jo te paditura ,madje te perseritura ,,,por si nuk kujtohet askush te rendite dhe diktatorin me te madh e kriminel qe njohu populli shqiptar ???? Gjirokastritin me dipllome imagjinare ???? Kur nje popull ose pjesa intelektuale e tij mfsheh historine e saj , len ne erresire nje demon qe per dekada e shnderroi popullin ne ate farefeje qe e dime mire ne gjenerata qe e provoi ne kurriz ,ne te pafe e ne nje popull qe frksohej nga hija e tij kuptohet se harrimi i se vertetes sjell perseritjen e se keqes ne mos si me pare dicka e njejte !! Emri i demonit shqiptar zen vendin e pare ,pastaj vine te mesipermit !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje