John Kerry, lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare

13 Shkurt 2016, 19:30Dossier TEMA

Nga Roland Qafoku

Për Shqipërinë dhe shqiptarët John Kerry nuk është vetëm njeriu i dytë më i pushtetshëm në SHBA dhe në botë.

Nuk është vetëm kryediplomati i diplomuar në Yale, në një prej universiteteve më të mira në botë.

Nuk është vetëm ushtaraku me gradën toger që mori pjesë në luftën e Vietnamit por që e kundërshtoi atë luftë dhe nuk është vetëm kandidati demokrat për president që në vitin 2004 humbi garën përballë republikanit George W. Bush.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili pritet që nesër të mbërrijë në Tiranë, ka lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare.

Në jetëshkrimin e gjatë të shkruar prej tij në vitin 2004 ai shkruante se kishte lidhje gjaku nga nëna e tij me mbretëreshën e Shqipërisë Geraldina Apony.

Bashkëshortja e Ahmet Zogut ishte hungareze nga babai, por e ëma e saj Gledis Virginia Steuart ishte amerikane.

Kjo familje është e njohur në SHBA për lidhje me politikën.

Vëllai i nënës së Geraldina Apony ishte konsull i SHBA në Hollandë.

Ndërsa njihen edhe lidhjet e gjakut të kësaj familje me presidentin e 37-të Richard Nixon.

Ndërkohë, familja Steuart ka lidhje gjaku edhe me sekretarin aktual të Shtetit John Kerry.

Gjatë fushatës së vitit 2004 Kerri e përmendi disa herë këtë fakt dhe në biografinë e tij të gjatë janë dhënë detaje të kësaj lidhje.

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2004 gazetat në SHBA dhe në Shqipëri e kanë përmendur këtë fakt disa herë.

20 komente në “John Kerry, lidhje gjaku me familjen mbretërore shqiptare”

  1. Labi Vlore says:

    Kujtova mos kishte lidhje me Zogollin e Burgajetit.Por jo.Paska lidhje me Geraldinen.

    1. Hajdari says:

      Ne fakt duhet thene “John Kerry lidhje gjaku me krushqit e fshatarit nga Bugajeti”…

  2. idiotet vazhdojne te proodhojn idiotizma ,

    gjyshi karit shkerdhente motrat e zogut dhe gjerardinen ne grup
    pra ktu qendroka lidhja

  3. at Benardini says:

    Sa qejf kane keto qafoker te nxjerin Zog tradhetarin kaq fisnik ??

    Vete ambasdori amerikan ne vitet 30′ dhe nje jurist ne ato vit qe punoi ne shqiperi edhe per sherbimet sekrete qe ishte kusheri i gruas se Zogollit deklaronte se ky fare mbreti e shiti shqiperine Italise qe ne 1935-1936 dhe ikja ne 7 prill ishte lluks per zogun qe beri qejf neper bote.Ajo qe e rendon kete palo mbret eshte se ai “kusheriri gruas” deklaroi se Zogi flirtonte me te motern dhe ishte Incestmen.

    Do ta quaja ofendim po te isha ne vend te John Kerry-it te kisha lidhje me turkoshakun e Burgajetit qe arriti si kanibal te shkoje ne hell katoliket e Veriut: Nuk besoni ?!

    Masakrat e Zogut, te katoliket shqiptare nga varjet tek pjekja në hell e njeriut

    At’ Benardin Palaj në revistën “Hylli i Dritës” Nr. 13. shkruan se “Kur plasi lëvizja e Dukagjinit, atëherë Ahmet Zogolli ua muar jeniçerëve të Stambollës ato armë të ndryshkura me gjak të shqiptarëve për me shue vllaznit e vet të krështenë të Dukagjinit. E atë vjet Muharrem Bajraktari i Lumës, ngrehë shtabin e vet – dibranësh, matjanësh e lumjanësh, hi në Kishë të Shalës, ku si nder dhuni të tjera bani kjo ushtri laperash e zhelanash – toka me pasë randë – vrau edhe rrogëtarin e fratit krejt afër kishe…
    Burrat ma të mirë të Dukagjinit, bashkë me shumë meshtarë, u burgosën, vriten, futen në lak e arratisen. Burgjet mbushë me gra e fëmijë, gjaja mbarë plaçkitë… (“Hylli i Dritës, Nr. 13” viti 194125-253). Një dëshmitar tjetër i asaj kohe, Pal Dukagjini shkruan se “Ç’ka ndodhi aty e mbrapa në Dukagjin e dijnë vetëm ata që e provuen. U dogjën shtëpia, u grabitën pasuni, u pushkatuen burra, u burgosën robni, u varën, u rrahën deri u dhunuen në nderë e erz, çka për shqiptarin ashtë dekë ma e ranë se deka.
    U dogjën dhjetëra e dhjetëra shtëpi, katunde të tëra u grabitën, u therën bagëtitë, u plaçkit çdo gjë që nuk mund të merrej me vete.“Sot janë dorëzue prej komandantit Operativ Kapiten Prengë Previzi 67 kokrra dele dhe 23 krenë lopë e qe” (Zef Harapi po aty.) Mercenarët ngado që i ranë, shkatërruan vathët e bagëtive, duke i detyruar pleqtë, që kishin mbetur pa arratisë dhe plakat t’ua piqnin në hell, t’ua zinin mishin e bagëtisë, me qumësht madje edhe në planc të bagëtisë së therur se kështu u shijonte shumë më tepër.
    Hapnin qypat e gjalpit e pjek petulla, të cilat i shoqëronin me mjaltë, ndërsa bletëve u fusnin flakën e barutit në derë të zgjojës. Bashibozukët shpërthenin kotecat e drithit e u jepnin për të ngrënë kuajve të tyre. Imoraliteti i tyre ç’njerëzor arriti deri aty, sa në Shalë marrin e lidhin një plak pas hellit të fërlikut dhe fillojnë ta rrotullojnë pranë zjarrit sikur të ishte ferlik.(helli qe pjekin qengjat)

  4. nonConform says:

    Shqiperia, nuk ka dhe nuk ka pasur familje mbretèrore, ka pasur njè diktator, falè tè cilit europa na perqeshi per rreth 15 vjet.

  5. Guvadari says:

    Futja pordhes e grij sallat sa te shkoj dhe kno nate. Kodra pas bregut ky muhabet pa lidhje fare por fare.

  6. akili says:

    Po pastaj c’ndikim ka kjo per shqiperine ? Njehere na doli me origjine izraelite ndersa tani hungareze
    Po pastaj ? Shumica e amerikaneve ka origjine europiane dhe kjo s’pernem ndonje gje te vecante.

  7. LORA says:

    Lajm ekskluziv per Leken e Elia Zaharise.
    Mu s’me hyn fare ne xhep.
    Bile jam e revoltuar qe do te pezullohet,per ore te tera,trafiku ne aksin kryesor te Tiranes.

  8. Mona says:

    Dmth, po qe qime ke lidhje gjaku me leshin. Lesh me qime.
    Nga kjo shqiptaret jane shume krenare.
    FORCONI BYTHEN SEPSE AMERIKA NUK E RRUAN PER MIREQENIEN E SHQIPTAREVE. NDRYSHE NE DO T’JA KISHIM KALUAR EDHE ASAJ.

  9. e verteta says:

    asnje lidhje……brockulla…..hajde degjo salehun……tani…..do na dali edhe ai kushuri me Trump?

  10. Pse fluturoi Zoogu Gjerqines ? says:

    Të NDERUAR LEXUES !

    Akoma shqiptarët genjehen sikur Enver Hoxha e luftoi Zogun.
    Absolutisht nuk është e vërtete.Ligji nr 1 i mbreterise AUTOMATISHT E RREZONTE MBRETIN qe ishte firmosur dhe nga ZOGU FLUTURUES KU THUHEJ:
    mbreti c’kurozohej automatikisht nes elargohej nga vendi per tre muaj…….pra cfare faji kishte Enveri..?! kur ishbashkpuntoret e tij i ngulen thiken nga mbrapa??

    Shikoni sa “baballare te kombit” e shkelen me kembe ish palo mbretin e tyre

    Vetëm një javë më pas, pra më 12 prill 1939, në marrëveshje me autoritetet italiane të pushtimit, në Tiranë u formua një Komitet Administrativ nën kryesinë e zotit Xhaferr Ypi dhe me z. Mihal Sherko për Punët e Jashtme, Zef Kadarja për punët e Brendshme, Pertef Pogoni për Arsimin, Kosta Marku për Financat, Izedin Beshiri për Punët Botore dhe Llambi Aleksi për Ekonominë Kombëtare. Përveç këtyre, koloneli italian, Stamati, u caktua për të organizuar forcat e rendit që do të mbanin qetësinë. Komiteti Administrativ vendosi formimin e një Asambleje Kushtetuese, në të cilën u zgjodhën personalitetet më të spikatura të jetës politike, shoqërore, artit, kulturës etj., nga e gjithë Shqipëria.
    Kjo asamble, më datën 12 prill paradite, u mblodh në sallën e Parlamentit dhe pasi emëroi qeverinë shqiptare të kryesuar nga kryeministri Shefqet bej Vërlaci, vendosi që të zgjidhte një dërgatë (delegacion), të përbërë nga personalitete prej të gjitha qarqeve të vendit, e cila do t’i dërgonte kurorën e artë të Skënderbeut në Romë, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Eamanuelit III, i cili në bazë të vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, shpallej edhe Mbret i Shqipërisë. Sipas vendimeve të marra nga Asambleja Kushtetuese, kjo mërgatë, e përbërë nga personalitete dhe patriotë të shquar prej të gjitha trevave të Shqipërisë, u nis për në Romë më datën 14 prill, ku pasi u prit nga autoritetet më të larta italiane, të kryesuara nga vetë kryeministri Benito Musolini (Duce-ja), në mes ceremonive të shumta i dhuroi Mbretit Viktor Emanuelit kurorën e artë të Skënderbeut.
    Më në fund, Shk. T. kryetari i qeverisë, këndoi listën e anëtarëve të qeverisë së re, si vijon:
    Z. Shefqet Vëralci, kryeministër dhe Zëv.ministër i Punëve të Brendshme dhe i Punëve Botore: Z. Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë; Z. Xhemil Dino, ministër i Punëve të Jashtme; Z. Fejzi Alizoti, ministër i Financave; Z. Anton Beça, ministër i Ekonomisë Kombëtare; Z. Ernest Koliqi, ministër i Arsimit. Formimi i Qeverisë u pranua me një zë dhe me brohoritje të mëdha. Menjëherë u pranua formimi i një delegacioni për t’i shprehur ndjenjat e mirënjohjes kontit Çiano, në Legatë, ku u drejtuan të gjithë në kortezh. Para se të mbyllej mbledhja, pranoi pas propozimit të Z. Xhaferr Ypi, t’i drejtohet telegram M.T. Mbretit të Italisë, Imperator i Etiopisë, duke iu lutur që të pranojë Kunorën e Mbretërisë Shqiptare dhe një tjetër telegram Shk. T. kryeministrit z. Musolini, për t’i shfaqur mirënjohjen për ndërhyrjen shpëtimtare në Shqipëri. Mbledhja e Asamblesë mori fund në mes brohoritjeve të pareshtura për N.M.T. Mbretin-Imperator Vitorrio Emmanuele, për Duçen, për Italinë fashiste, për flamurin shqiptar dhe për qeverinë e re.

    Menjëherë pasi u mbyll mbledhja e Asamblesë, që të gjithë asamblistët të pasuar prej një turme të madhe populli, një kortezhi impozant, u drejtua nga Legata italiane, ku qëndronte Konti Çiano. Ndërsa asamblistët hynin në Legatë për t’i shprehur Kontit mirënjohjen për ndërhyrjen italiane në favor të popullit, turmat jashtë brohorisnin frenetikisht Mbretin Perandor,të Duçes dhe të Kontit Çiano. Vendimi i Asamblesë që t’i afrohet Kunora Shqiptare Madhërisë së Tij, Viktor Emanuel të III, gjeti jehonën më të favorshme në shpirtin e popullit, i cili po shprehte me çfarëdo mënyre gëzimin dhe krenarinë e tij.
    – Më së fundi kemi një mbret, një mbret të vërtetë!

    Kështu thoshin shqiptarët. Dhe kishin plotësisht të drejtë, sepse dje kishim ESHTE FSHIRE NJE FRAZE E NDYRE… Po le të harrojmë të djeshmen. Tashti është koha të shikojmë vetëm përpara.

    Festimi i evenimentit
    Këshilli Ministror vendosi që ditët 12, 13 dhe 14 prill të jenë festë kombëtare dhe u lajmëruan telegrafisht të gjitha zyrat qeveritare që të kenë pushim. Tirana ishte në festim të math, ndërtesat publike ishin të ndriçuara, rrugët kryesore me shtylla të posaçme kremtimore dhe me drita dhe populli në lëvizje të madhe festimi. Me anë të Qarkores telegrafike drejtuar të gjitha Prefekturave dhe Nënprefekturave, Kryesia e Këshillit Ministror u njoftoi vendimet e Asamblesë Konstituente, domethënë: Rrëzimin e Dinastisë ‘Zogu’ dhe të regjimit të tij, afrimin e Kunorës Mbretnore M. T. Viktor Emanuelit të III, Mbret e Perandor i Italisë, si Mbret i Shqipërisë, ruajtjen e Flamurit dhe Indipendencës dhe të sovranitetit shqiptar dhe formimin e qeverisë së tij nën kryesinë e Shk. T. Z. Shefqet Vërlaci.
    Një delegacion
    në Romë
    Në përshtatje me vendimet e Asamblesë Konstituente, për t’i ofruar kurorën e Mbretërisë Shqiptare. M. së Tij Mbretit-Perandor t’Italisë Vitorio Emmanuele i III, u formua një dërgatë e posaçme prej delegatësh nga t’ardhurit nga të gjitha qarqet dhe u nis më 14 të këtij muaji për në Romë, nën kryesin e Shk. T. Kryetarit të Qeveris Z. Shefqet Vërlaci dhe me anëtarin e qeveris, ministër i Drejtësisë, Z. Xhaferr Ypi. Delegatët për secilën prefekturë, janë këta:
    Pref. e Beratit: Sami Vrioni, Qemal Vrioni, Ferit Vokopola, Pilo Papa.
    Pref. e Elbasanit: Dervish Biçaku, Bexhet Hydi, Ibrahim Biçaku, Qemal Karaosmani, Vissarion Xhuvani.
    Pref. e Korçës: Selim Mborja, Thodoraq Mano, Rafail Prodani, Xhevdet Starova.
    Pref. e Vlorës: Ali Asllani, Kristaq Strati.
    Pref. e Gjinokastrës: Reis Selfo, Jan Dado, Niko Polo, Safet Libohova, Rexhep Plaku.
    Pref. e Shkodrës: Ndoc Pistulli, Ymer Kopliku, Kol Bibë Mirakaj, Mark Kakarriqi, Zef Boriçi, Omer Rruzhdija.
    Pref. e Kosovës: Ismet Kryeziu, Avni Gjilani, Rrok Berisha.
    Pref. e Durrësit: Dhimitër Popa, Kristaq zaguridha, Shefqet Çelkupa, Shasivar Alltuni.
    Pref. e Dibrës: Cen Elezi, Selim Kaloshi, Shaqir Dema, Faik Shehu.
    Pref. e Tiranës; Zef Kadarja, Ali Qoraliu, Ismet Petrela, Sirri Toptani.
    Përveç delegatëve të shënjuar më sipër, janë të shënuar edhe këta persona: Sulo Xhyberi, Petrit Gega, Burhan Beu, Hiqmet Hadëri, Kristofor Harito.
    Manifestime Popullore
    Gjatë ditëve 14,15 dhe 16 prill, manifestimet e popullit kanë qenë të zjarrta. Rinia shkollore dhe jashtëshkollore në demonstrata të vazhdueshme, shprehte enthuziazmin e saj më të madh për ngjarjen e lumtur të pranimit të Kunorës së Gjergj Kastriotit nga ana e Mretit-Perandor, Ushtar dhe të Mirë, Viktor Emanueli i III-të. Fjalimet plot kuptim që mbajtën prej Shk. Së tij Anton Beça, si dhe prej Prefektit zotit Banush Hamdi Bego dhe Profesor Resuli, zgjuan edhe më enthuziasmin e popullit, i cili sheh qartazi se ka hyrë në rrugën e realizimeve të mëdha. Gjer në orët më të vona të natës, vazhduan manifestimet e popullit. Fjalimi i Kontit Çiano i mbajtur në Dhomën e Fashjove dhe të Korporatave, si dhe lajmet e ardhura nga Roma rreth pritjeve që i rezervuan delegacionit t’onë atje dhe çfaqjeve tepër miqësore dhe dashamirëse për Shqipërinë dhe Kombin Shqiptar, mbushën çdo zemër shqiptare me krenari dhe me guxim që mbërthyen në manifestimet më entuziaste. Lajmi se Flamuri i Kuq e Zi valoi në të tërë Italinë dhe përkrah të Tringjyrëshit në Kapitol, nuk la asnjë zemër shqiptari të paprekur. Dhe kur u mësua se Mbretëresha-Perandoreshë Elenë u foli shqiptarëve në gjuhën e ëmbël shqipe, enthuziasmi preku kulmin.
    Në krahina
    Po ashtu të zjarrta kanë qenë manifestimet e popullit në çdo qytet dhe krahinë shqiptare. Në bazë të lajmeve telegrafike nga krahinat, populli e kremtoi ngjarjen historike me madhështi dhe enthuziasëm. Duke mallkuar ata që ikën, populli plot shpresa për të ardhmen që nis nën shenjat më të mira, në një mijë mënyra shprehu gëzimin dhe harenë e tij për proklamimin e Madhërisë së Tij, Viktor Emanueli i III, Mbret të Shqipërisë. Në mijëra numërohen telegramet që janë dërguar Mbretit-Perandor dhe Duçes. Telegrame besnikërie dhe mirënjohje të përjetshme. Çdo tregtore, çdo zyrë qeveritare ose private, çdo shtëpi janë të zbukuruara me flamujt vëllezër të Shqipërisë dhe të Italisë dhe me fotografitë e Mbretit-Perandor, të Duçes dhe të Konte Çianos. Ideja për krijimin e Partisë Kombëtare Fashiste Shqiptare është përvetësuar prej çdo shqiptari, i cili shpëtimin e tij si shtetas, si shtet dhe si komb, e sheh vetëm në një Shqipëri Fashiste.
    Kthimi i
    delegacionit
    Lajmet që jepshin radiot rreth pritjes madhështore që iu rezervua delegacionit tonë, jo vetëm prej zyrtarëve të Italisë Fashiste, por edhe prej popullit italian, manifestimet e të cilit lajmëroheshin si krejt spontane, e kishin mbushur shpirtin e çdo shqiptari me hare dhe krenari kombëtare. Kështu, populli e priste me një padurim të dukshëm kthimin e delegatëve të tij, për të marrë vesh drejt për drejt dhe nga gojët e tyre. Dhe kur të martën e kaluar në mëngjez u përhap lajmi se pas dreke arrinin delegatët, i gjithë populli mbushi sheshin Skënderbej dhe rrugën e Durrësit, duke pritur ardhjen e tyre. Dita e martë ndonëse nuk ishte ditë pushimi, ishte ditë feste si për Tiranën, ashtu edhe për Durrësin. Një kallaballëk aq i madh, asnjëherë nuk ish parë në dy qytetet.
    Arritja në Durrës
    Durrësi, që prej orëve të para të pasdrekes, ish i gjithi në kambë. Pikërisht m’orë 16.00 kryqëzori “Giovani delle Bande Nere”, preku në limanin e Durrësit i përshëndetur më shtimjen e 21 topavet. Të parët që zbritën qenë Shk. Tij. Z. Shefqet Vërlaci, kryeministër, i shoqëruar prej Shk, të tyre: Xhaferr Ypi, ministër i Drejtësisë, Xhemil Dino, ministër i P. të Jashtme, Ernest Koliqi, ministër i Arsimit dhe prej z. Zef Kadare dhe Imzot Vissarionit. Në molom kishin dalë për pritjen, Shk. e Tij z. Francesko Jakomoni, ambasador i Italisë në Tiranë, Gjeneral Guzoni, ministër i Ekonomisë Kombëtare Shk. Anton Beça, ministër i Financavet Shk. E Tij, Fejzi Alizoti, Komandanti i Pjacës së Durrësit dhe një shumicë e madhe e popullit të Durrësit. Personalitetet e larta kaluen midis një kompanie ushtarësh Alpinë, që kishin në krye bandën e vet dhe kur hynë në Durrës u pritën prej Prefektit të Durrësit, prej autoriteteve të tjera ushtarake dhe civile, prej të gjithë nxanësavet të shkollave dhe prej një shumice të panumërt populli që brohëriste me një enthuziasëm të papërshkueshëm dhe me duartrokitje të pareshtura. Pas urimeve të mirëseardhjes, delegacioni i shoqëruar prej të gjithë autoriteteve që kishin dalë për pritjen, u nis për në Tiranë.
    Arritja në Tiranë
    Që prej orës 3 pasdreke, populli i kryeqytetit ish grumbulluar te sheshi Skënderbej dhe rreshtuar anëve të Rrugës së Durrësit. Poshtë Bashkisë ishte rreshtuar një kompani Bersaljerësh.
    Lidhur me atmosferën në qytetin e Tiranës në ditët e para të pushtimit fashist, ceremonitë e mitingjet e zhvilluara, si dhe ngjarjen e dërgimit të Kurorës së Skënderbeut në Romë e dorëzimin e saj, Mbretit të Italisë dhe Perandorit të Etiopisë, Viktor Emanueli i III, pati reportazhe dhe kronika të shumta në shtypin shqiptar të kohës. Njëra prej tyre, gazeta “DRITA”, e cila i kushtoi faqet të tëra asaj ngjarjeje, midis të tjerash nën titullin “Manifestime Popullore”, shkruante:
    “Manifestime
    Popullore”
    “Komisjoni kthehet në Bashki. Xhaferr beu i transmeton popullit fjalët e Kontit Çiano. Populli elektrizohet. Helmi që kish futur dje në zemër, ata që ikën poshtërisht pasi vodhën arkat, s’bënë më efekt. Italia nuk vinte për të çdukur Shqipërinë, por për ta krijuar me themelet e shëndosha të fashizmit. Një breshër duartrokitjesh, një gjymim brohoritjesh. Ja Konti Çiano! Komandanti trim dhe i pavdekshëm i Disperatës, zbret nga automobili dhe me buzën në gaz përshëndet alla fashista turmat. Qindra duarsh ngrihen në përshëndetje romake. Në sallën e madhe të Bashkisë, paria e vendit i rezervon Kontit Çiano pritjen më të bukur. Në fytyrën e Kontit këndohet qartë sadisfaksjon i një fitore romake. Roma shpëtoi popullin shqiptar nga thonjtë e një tiranie të zezë. Ky është misioni i Romës së Duçes. Të jetë roja e pafjetur e popujve punëtorë dhe fukarenj. Konti Çiano shkon në legatën italiane.

    Tashti e gjithë Tirana noton në ngjyrat italiane dhe shqiptare. Populli rifitoi besimin e tij. Priste qjamet, po u ndodh përpara një dite të bukur të lumtur, ditë shqiptare, thjeshtësisht shqiptare. Një demonstratë madhështore dhe drejtë e në Legatën italiane. -Rroftë Duçja! -Rroftë Çiano! Njerëz me pozitë dhe njerëz të popullit hyjnë dhe përshëndesin Kontin. Konti i pranon të gjithë, përshëndetjet, falënderon, enthusiazmon. Dhe e gjithë dita kalon kështu. Hare e dyfishtë: çlirimi nga një tirani e egër zogolliane…..

  11. masteri says:

    Politikanet dhe gazetaret shqiptare jane mjeshtra per servilizem. Nuk lane politikan amerikan pa e nxjerre me orgjine shqiptare…… gjithe jeten servila kemi per te mbetur

  12. Mentari says:

    Prej Zogut e kemi kete shiperi sepse po te ishte per ate Turkoshakun Qemal Ismaili shqiperia sot do te ishte Greqi e Serbi por fale trimerise dhe inisjatives te madht Ahmet Zogu neve sot kemi shqiperine e tone ,kemi edhe Kosoven etj. dhe mbi te gjitha kemi edhe Ghuhen dhe culturen e tone shqiptare.Ka sa te duash idiote Jugistash qe e urrejne Zogun qe as vet nuk e dijne pse e urrejne por Urrejtja Jugiste eshte urrejtje Psikopati qe dihesh qysh kur happen Cmendine ne Vlore dhe jo me sot qe kane kaluat 65 vjet.Persa I perket atyre thashethemeve per Dukagjinin jo qe nuk qendrojne disa gjera atje por Dukaleshi shpalli (Mirdita) vetheten e tyre shtet dhe me mbeshtetjen e Serbise kerkonte te shkeputej nga trungu shiptar dhe ti bashkohej armiqve te Kombit shqiptar, Kjo nuk mund te pranohej nga edhe vet shumica e Mirditoreve por Bajraktaret e Mirdites si gjithnje qelbesira njerez shikonin qeset e tyre me dinar Serbie sesa te qendronin me shqiperine.Zogu pat te drejte ne ate kohe kunder Mirdites por edhe sot Historia eshte me Zogun.Pa Zogun kjo shqiperi do te ishte sunduar nga Kokekockat Kacake te Laberise dhe qelbesirat Serbe ne bashkepunim me Bajraktaret shkerdhata antishqiptar.Zogu ishte dhe eshte Hero I ketij Kombi,ishte pikerisht ai qe e bashkoje kete shqiperine e fiseve te egra qe ishin te lidhur me Turqine e me Vatikanin e me Serbine e Grekun etj.

    1. cs says:

      zoti Mentarovic

      keni nje ” devil black hole” ne komentet tuaja,ne ide,ne vlersime dhe ne mallkime.Keni te drejte absolute te beni veneracjone per Zogun tuaj te zemres por te ofendosh Plakun e Vlores qe e respekton 99 % e shqiperise tregon se duhet te jesh serb shqipfoles. Nga menyra se si shkruan duhet te jesh nje komentues me inicjalet PM me te cilen bera nje debat per probleme qe lidhen me atdhetarine apo tradhetine dhe ky person (qe duhet te jesh ti) kishte nje Fuckbook dhe shkruante ne menyre te persosur serbisht…pra ate kishte gjuhe te nenes.Besoj se do jesh ndonje pinjoll i atyre qe prune Zogun dhe me vone Berishen nga beogradi.Per kenaqsine tuaj ndiqni Radioskopine qe i ben shoku i tij Catin Saraci ndyresires qe eshte Zogu juaj i zemres:

      Unë Çatin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut

      Kujtimet e diplomatit dhe ish mikut të ngushtw të Zogut, Catin Saraçi, për vite të tera ishte pranë tij. E përshkruan si njeri brenda të cilit triumfoi përfundimisht e liga. Kurthet, intrigat, vrasjet, përfitimet e frikshme në ryshfete të padëgjuara dhe shitja e një vendi, në rrëfimin e rralle të Saraçit:

      Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me të holla (250 mije paunde) e njerëz, duke i falur në këmbim Jugosllavisë kullotat e pasura të Vermoshit dhe Shën Naumin, Saraçi nënvizon se ajka e ushtrisë se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit që u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte në luftimet frontale dhe në armët automatike. Këta udhëhiqnin rreth 5 mije shqiptare të Kosovës, të cilët marshuan drejt një kundërshtari po aq të forte, por të pajisur keq. Dinakëria e Zogut inicioi edhe një lëvizje mashtruese për qeverinë e Fan Nolit. Ai bashke me shpurën e vet, bene një udhëtim çoroditës nga Beogradi në Vjene e në Prage, për të dhëne idenë e ikjes. Në Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila për ca kohe me pas, jetoi si mantenute në Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe të vogla dhe u largua me dy kamionë plot baule të reja dhe një dore të mirë parash.

      Catin Saraçi flet për shume çështje të errëta apo të ditura të jetës se Zogut. Flet dhe për personazhin enigmatik Jak Koci, “një nga mendjet me të zhdërvjellëta të vendit tone, ndonëse makiavelist e ndjekës fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraçi kishin rene dakord për punët e tyre të ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjetër, Ahmeti. Por Zogu gjithmonë i fshihte përfitimet për të mos u lënë pjese dy aventuriereve të tjerë, çka inicioi edhe një sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa për martesën e famshme të Ahmet Zogut, ajo nisi si dëshirë për t’u martuar me bijën e mbretit Viktor Emanueli III, kërkesë që i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte të Saraçit, nënsekretarin fashist për Kolonitë Alessandro Lessona, një mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duçes se “maloku analfabet na dashka nuse të larte”

      Unë Catin Saraçi, të akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar të atdheut tënd, si vrasës e hajdut. Shqipëria ka pare pushtues edhe me të fuqishëm se këta të sotmit. Do të ikin edhe këta, por emri yt s’ka për të figuruar gjëkundi. Synimi i kësaj letre është të të paralajmëroje për here të fundit të mos ngatërrohesh më me Shqipërinë, ndryshe do të detyrohem t’u tregoj diçka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankënotat false që më dhe si dhe letrat e tua të fundit, po i ruaj si dokument i pandershmërisë sate…
      Catin Paskal Saraçi, London, 21 A.Stratford Rd.”

      shenim: jane te lutur lexuesit qe te mos i tregojne keto fakte zotit John Kerry se pastaj divorcohet me kete Zogurve

  13. qytetari B says:

    Po nga majmuni antropomorf do kete lidhje gjaku ky xhon kerri?

  14. Axes of evil says:

    Kjo seshte asgje perpara lumturise se madhe qe na pershkroi sapo morem vesh qe john karri vjen per te na dhuruar me zor 1000 muxhahedine! Kush eshte ai trap qe i thote jo dhuratave? Ato i pranon dhe mbreti! Rrofsh john, boji tfala obames ene thuj ca do problemi te kete, ketu na ka, vetem te hapi gojen! Ne ia q…. nonen me tmirit per ameriken! Grope septike e kthejme vendin, vetem ajo mos na merzitet! Nuk duam as leke e as investitore si ata legenat e maqedonise e malit te zi! Vetem kartona, qese, mbeturina kimike, luftarake, bechtel enka, talebane, muxhahedine, irakene e siriane duam. Aty e kemi shpresen per te ardhmen, paqen dhe sigurine. Dhe keto vetem amerika, qe iu befte dita njemije, mund te na i siguroje.

  15. fred says:

    Gjith Mat or Dibran same sh…..

    Tradhtar kan qen she mbeten…………………………….. Me pas Hitlerin mu ardh hakut…

  16. pro.... says:

    hahahahaha…edhe une do te jem kusheri me Erdoganin ,sepse njeri nga gjysherit e mi,e kishte emrin Rexhep…
    hahahahaha !!

  17. mohikani says:

    KING POWER …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje