Matoshi: "Sherret" mes figurave te luftes, deshmojne krizen e vlerave te pasluftes

2 Mars 2016, 13:46Rajoni TEMA
Matoshi: "Sherret" mes figurave te luftes, deshmojne krizen e vlerave

Analisti politik, Halil Matoshi ka thënë për ‘Zëri’, se ky diskurs agresiv që ka shpërthyer aktualisht e ka historinë dhe moralin e vet tek periudha e pasluftës, kur për pushtet dhe para u goditën vlerat fondamentale të kësaj shoqërie, sado të brishta që ishin, besa, burrëria, durimi, gajreti, duke I zëvendësuar nga pabesia, mburravecëria, mësymja agresive për ta koritë tjetrin, zemërimi etj.
“Periudha kaotike e pasluftës dhe etablimi i njerëzve të fuqishëm port ë padijshëm në pushtet nga një shoqëri paqësore krijoi monstrumë dhe agresorë të verbët, saqë pothuajse për pak ditë (mars 2004) I shndërruan shqiptarët kosovarë nga viktima në xhelatë të harbuar. Pabesitë, pritat e mizoritë po na i shpërfaqin tash sy bote vetë akterët, që veten e kanë quajtur komandantë lufte, e tash le të del dikush e le ta demantojë një Dick Marty apo një Williamson e të na bind se ky soj njerëzisht qenkan sjellur vërtet si kushërinj të “Nënës Terezë”, ka thënë Matoshi.
Sipas Matoshit, publiku kosovar është bombarduar me një diskurs agresiv – këto ditë – që nga thirrja për luftë vëllavrasëse e Hashtim Thaçit e deri tek iftiret ndaj njëri tjetrit të Ramiz Lladrovcit dhe Rexhep Selimit e Gani Gecit, si dhe tregimet që po shpalosen rreth Xhabir Zharkut, për vrasjen në pritë të bashkëluftëtarëve.
“Natyrisht se rivaliteti i gjatë politik dhe mospërmbushja e tyre në këtë fushë të panjohur për ta, për shkak të së kaluarës së dhunshmen dhe joqytetare të tyre i ka bërë këto figura të luftës që të kalojnë nga euforia në fazën maniako-depresive. Natyrisht se tek tap o shfaqet frika nga njëri tjetri sepse kodi i tyre është pabesia. Pra ata frikësohen se tjetri ka për të folur – sidomos tash – kur Gjykata Speciale mund të funksionalizohet”, ka thënë Matoshi.

3 komente në “Matoshi: “Sherret” mes figurave te luftes, deshmojne krizen e vlerave te pasluftes”

  1. azem says:

    Po ore Halil, kjo nuk eshte asgje e re, ka edhe shume tjera qe jane edhe me te tmerreshme dhe me te turpshme qe “komandantet” me vone “gjenelalet” tone bene ne popull te vet.Ti, Robeli dhe Kimetja spaku keni pase bole me fole. Te gjitha jane dite qysh edhe gjate lufte e pastai jane vertetue. Ishte populli i jone “heroik dhe me tradita” qe beri paqe me tere keto maskarallaqe por i beri heroi, u thuri kenge e lavdi i mbrojti dhe akoma i mbrone. Popull vertete i “tradites” adhuron vetem ate qe e perdhunon, grabite, vret, poshteron, Ne nuk admirojme te ndershmin, madestin, paqesorin,te urtin, trimin e mencur.

    1. bekimi says:

      OOO azem matoshi ! a azem robeli,luonja….. Per kete arsye seleksionohesh nga ‘tema’…Nje lkan i temes ka per zemer degjenerimin ‘ne gen, te disa shqiptareve (nqs e quajn vehten te tille). opinionet anti-shqiptare nuk censurohen.. kujtoj Tfgs… e ndonje legen shurre tjeter.. Si ? Duan te tregohen ‘te hapur’? Te hapur tek…… , e te mbydhur ne………..

  2. bekimi says:

    Doli edhe nje here zgjeba-Matosha… Nuk dua te diskutoj per qeverisje-opozite te mire, a te keqe, As Matoshat nuk we kane problem,as me te voglin,… Problem kane te zbehin luften clirimtare te shqiptareve.. ‘shqiptaret e dhunshem…e vellezrit e tij te gjakut-kriminelet serb- te bute…’ Edhe cdo njeri ,te pakten kush jeton ne Europe , e di kush ishin kriminelet ne ballkan..Matoshat sa tu jepet rasti nxjerrin koken si mijte e lagur ne wc..dhe thurin vargje antishqiptare..Jane te pakte , koha tyre ka mbaruar,jane inferiore deri ne zhdukje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje