Gazeta e famshme zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» shkruan se shumë kosovarë nuk kanë harruar se pas luftës janë vrarë disa zyrtarë besnikë të Ibrahim Rugovës. Ata e shohin Hashim Thaçin si përgjegjës.
Rrethanat e zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës tregojnë se ai nuk është politikan që përfaqëson unitetin e popullit, shkruan «Neue Zürcher Zeitung». Gazeta thekson se në skenën e politikës botërore Thaçi u ngjit gjatë negociatave në Rambouillet afër Parisit, kur ai u shfaq si shhef i delegacionit kosovar dhe nënshkroi një status autonomie për Kosovën – duke e ditur se propozimi nuk do të kishte shans te serbët. Që nga atëherë Thaçi është konsideruar njeri i amerikanëve. Kur u zgjodh të premten ndër të parët që e uroi atë ishte ambasadori amerikan.
Pas luftës pushteti i Thaçit u rrit shpejt. Në verën e vitit 1999, pas tërheqjes së serbëve dhe kthimit në shtëpitë e tyre të gjysmë milioni kosovarësh të përndjekur, pjesë të UÇK-së inskenuan një fushatë për përndjekjen e serbëve, romëve dhe shqiptarëve të padëshiruar. Një sërë zyrtarësh partiakë të Ibrahim Rugovës, rivalit kryesor të Thaçit, u vranë. Shumë kosovarë nuk e kanë harruar këtë. Ata e shohin Thaçin si përgjegjës.
Kur protektorati perëndimor i Kosovës më 2008 shpalli pavarësinë nga Serbia, Thaçi ishte kryeministër. Për Perëndimin të fortit të UÇK-së ishin garantues të stabilitetit. Andaj u tolerau që ata ta konsiderojnë shtetin si pronë të tyre dhe të pasurohen. Këtu nuk ndryshoi asgjë as raporti i Dick Marty-it, i cili publikoi rezultatet e hetimit të krimeve të kryera nga UÇK. Aty Thaçi shfaqet si shef i një organizate kriminale, e cila kishte kryer spastrime etnike dhe ishte përzier në tregti me organe. Një Gjykatë Speciale në Hagë do t’i shqyrtojë edhe njëherë këto akuza. Se a do të akuzohet Thaçi është e paqartë.
Shteti i kapur nga elitat, i cili nuk ofron pothuaj asnjë shërbim, por para së gjithash gjendja e rëndë ekonomike, po zhgënjejnë pjesë të mëdha të popullsisë, shkruan «Neue Zürcher Zeitung». Nga kjo situate po përfiton opozita, e cila hedh poshtë një marrëveshje me Beogradin, e cila i garanton pakicës serbe autonomi shtesë. Marrëveshja është pjesë e procesit të normalizimit të ndërmjetësuar nga Brukseli. Garantues i marrëveshjes nga ana kosovare është: Hashim Thaçi./ DP
Salyh Berisha i Koqoves. I perzgjedhuri i Amerikes per interesin e tyre.Prandaj , sa here qe LU Lu mbron Lulzim Bashen dhe Salehun, se keshtu i intereson Amerikes.