Ja çfarë përmban dosja hetimore e Tribunalit të Hagës e hetimeve për “trafikim organesh”

3 Mars 2016, 14:57Rajoni TEMA
Ja çfarë përmban dosja hetimore e Tribunalit të Hagës

Insajderi sjell dosjen hetimore të Tribunalit të Hagës të hetimeve për “trafikim organësh”. Në të janë dëshmitë e tetë dëshmitarëve që pretendojnë se kanë qenë pjesë e kidnapimit dhe transportimit të njerëzve.

Një hetim për dyshimet për trafikim organesh është kryer gjatë viteve 2002-2003. Hetuesit e Tribunalit të Hagës kishin intervistuar tetë dëshmitarë.

Shtatë ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe një viktimë. Ata pretendojnë se kanë transportuar viktimat për në Shqipëri me pretendimin se kishin udhëzime të qarta për të mos i rrahur.

Dëshmitarët u thanë hetuesve të Tribunalit të Hagës se kanë qenë pjesë e “një grupi” që ka vepruar deri kah fundi i vitit 2000.

Dëshmitë janë përmbledhur ne një raport hetimor sekret që Tribunali ia ka dorëzuar Task Forcës për Hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Evropës. Asokohe nuk kishte prova të bollshme për ngritjen e një aktakuze.

Insajderi ka një kopje të raportit hetimor.

Ky hetim kishte nisur pas një letre që Tribunali i Hagës kishte marrë nga gazetari amerikan, Michael Montgomery. Ai kishte intervistuar një dëshmitar, por nuk kishte boll material për të shkruar “për trafikim organesh”.

Ai iu drejtua Hagës me një letër.

Nuk kishte vonuar dhe hetuesit kishin zbritur në terren për të kryer hetime. Thonë se morën dëshmi të tetë “protagonistëve”, të cilët i koduan me numra.

Raporti përmbledh dëshmitë e tyre të përputhshme për krime lufte. Është i nënshkruar nga Eamon Smytin, shef i Misioneve në Shkup dhe Prishtinë. I është dërguar

Patrick Lopez Terres – shef i hetimeve me vërejtjen “kujdes mos t’u bije gazetarëve në dorë”.

“Patrrck, pas vizitës së 23 dhjetorit, 2003, u takova dje në mbrëmje (29 tetor) me Paul Coffeyn, drejtor i Departamenti i Drejtësisë në UNMIK. Ju lutem këtu i keni të mbyllura”, thuhet në raportin që mbanë datën 3 nëntor 2003 të nënshkruar nga Terrez Lopez dhe të vulosur me vulën e Tribunalit të Hagës.

Dëshmitari i parë i identifikuar si “burimi i parë” pretendon se ka marrë drejtpërdrejt pjesë në transportimin e pengjeve nga Kosova në Shqipërinë veriore dhe qendrore.

Ai është shqiptar nga Kosova jugperëndimore. Kishte shërbyer në luftë si shofer dhe luftëtar i profilit të ulët në UÇK-së.

Burimi dytë pretendon se kishte marrë drejtpërdrejt pjesë në transportimin e pengjeve nga Kosova në Shqipërinë veriore dhe qendrore.

Është shqiptar nga Kosova veriperëndimore. Pretendon se i ishte bashkuar UÇK-së në vitin 1998. Pretendon se kishte qenë shofer dhe luftëtar i profilit të ulët.

Burimi tretë, po ashtu pretendon se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në transportimin e pengjeve nga Kosova për në Shqipërinë veriore dhe qendrore.

Ka thënë se ka qenë oficer sigurie në komandën e Rajonit të Dukagjinit.

Burimi i katërt është një shqiptar etnik nga Mali i Zi. Ka shërbyer si shofer dhe luftëtar i profilit të ulët të UÇK-së.

Ai pretendon se kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në varrosjen e serbëve në Kosovë dhe në transportimin e pengjeve nga Kosova në Shqipërinë veriore.

Burimi i pestë pretendon se ka njohuri të drejtpërdrejtë në transportimin e pengjeve nga Kosova në Shqipërinë Veriore dhe qendrore. Në raport thuhet se mbetet i paqartë roli i tij i drejtpërdrejtë.

Raporti thotë se ka qenë i ranguar në nivelin e mesëm të hierarkisë në logjistikën e UÇK-së. Ka lidhje të afërta me Ramush Haradinajn.

Burimi i gjashtë është një shqiptar nga Prizreni, që ishte akuzuar nga UÇK-ja për bashkëpunim me serbët. Ai ishte marrë peng bashkë me vëllanë e tij dhe ishte mbajtur peng në një fabrikë në Kukës. Vëllai i tij, është vrarë në Kukës.

Dëshmitari ishte liruar dhe ishte kthyer në Prizren pas luftës. Pretendon se ka parë pengje serbe që ishin mbajtur peng prej UÇK-së në Kukës.

Burimi shtatë pretendon se ka njohuri të drejtpërdrejtë për qendrat e mbajtjes në Shqipërinë Veriore. Është shqiptar nga Kosova, ushtar i profilit të ulët në UÇK.

Burimi i tetë pretendon se ka njohuri të tërthortë për transportimin e pengjeve nga Kosova në Shqipërinë veriore.

Ai ka shërbyer nën komandën e komandant Ekrem Rexhës i njohur si Drini.

Kjo letër shpjeguese e raportit është e nënshkruar nga Paul E. Cofie, drejtor i departamentit për drejtësi në UNMIK.

11 komente në “Ja çfarë përmban dosja hetimore e Tribunalit të Hagës e hetimeve për “trafikim organesh””

  1. tfgs1 says:

    keta jane sunitet gjaxore,qe sot lujne ” viktimen”…………………..ptuuuuuuu,rrace barbare!

  2. shqiptari ……………………………gjithmone i keqi i shqiptarit……per te cuar uje ne kete rast ,tek mulliri….serb……………
    NO COMENT !

    1. tfgs1 says:

      Idiot!
      te gjthe kane nga nje drrase manget,po ti je komplet car…………..

  3. Fotaqi says:

    Duhet zbardhur patjeter kjo ceshtje dhe akuzat jan shum serioze. Nqs Shqiptaret duan ta ken faqen e paster duhet te bashkpunojne si me palen serbe edhe me nderkombetaret deri ne fund. Duhet te mos luajn vetem rolin e viktimes. Gjat luftes ne Kosove e pas nderhyrjes se Natos kur pjestaret e E UCKse u kthyen mpbrasht e moren role kyce ne Kosove u kerdia. Shum Serbe, Rom por e Shqiptare fillonin e zhdukeshin sepse merreshin secili peng. Qe ne ate kohe nuk u jan gjetur gjurmet. Nuk kishte asnje kontroll. Mafia bente car i thoshte mendja. Midis ushtareve te uckse ka pasur shum mafioze qe u moren me pislleqe e nuk ka arsye ti permendim. Te gjith i dime por shoqeria shqiptare nuk eshte e gatshme ti pranoje. Nuk mund te shkohet keshutu perpara. Ata qe kan faj Shqiptare apo jo duhen ndeshkuat rrende. Vet Shqiptaret duhet te kerkojne te zbardhet kjo ceshtje e mos lene akuza te tilla ta ndjekin kombin per ter jeten.

  4. kashi says:

    po luli jone ka te beje gje me keto pune

  5. agimi says:

    Edhepse eshte sajese e sherbimit serb me miqet e tyre tradicional dhe disa gazetareve te korruptuar dhe perkundra demantimit te vet eksperteve eminent serb se nje gje e tille, nxerrja dhe preservimi i organeve nuk mund te behej fare ne rrethanat dhe ambientin e permendur
    Tribunali i Hages tani me eshte realitet dhe vetem per aresyra politike. Pasojat do te jene fatale per Kosoven dhe shqipetaret ne pergjethesi.
    Ata qe duhet te parandalonin kete sajese dhe akuze monstruoze, komandantet, gjeneralet, herojt e gjalle ishin te preokupuar me uzurpime, grabitje, pushtet madje dhe vrasje te vet shqipetarve qe nuk mendonin si ata.

    1. marjo says:

      Kur keto te verteta i nxjer vete Europa qe bombardoj Serbin dhe ju dha pamvaresin (sic ndodh Historikisht me Shqipetaret), c’fare karin keni qe shpifni per Komplote dhe agjent… qe na duan te keqen, fatkeqesisht keto jane gjysmat e atyre te vertetave qe kane ndodhur.

      1. al says:

        Ajo Europe kurve qe la te masakrohen 200 mije boshnjake ajo Europe qe bambardoj Serbine se e urdheroj Amerika se perndryshe nuk do ta rrunte shume per shqiptaret e Kosoves prandaj mjaft na cave kkk grekofil parazit me Europen kurve se e njohim se kush eshte ne ceshtjet shqiptare

  6. Deshmitare-Genjeshtare says:

    Nuk Shikojme se ka Krime Lufte ketu…Keta “Deshmitaret” QE kerkojne AZIL NE Europe, duke na bere “Luftetarin e UCK-se”
    NUK PO na thone ndonje Gje Konkrete…
    1-Nese dikush i ka Urdheruar qe te Shoqerojne te Arrestuar Serbe apo Bashkepuntore Shqipetare te UDB-SE(Spiun)
    KETU Nuk Shikojme se te Arrestuarit jane Keqtrajtuar..Dhunuar Psikologjikisht ect…shikojme thjesht nje Shoqerim te te Burgosureve per ne Qendren Hetimore qe per kohen ndodhej ne Territorin Shqipetare….
    2-Kush na thote nga keta “Deshmitare” NESE KA PARE NDONJE TE ARRESTUAR ME Barkun te Care…apo kush nga keta ka Transportuar Organe…
    dhe ku i coj???Me se i Coje keto Organe??Apo te “Mbledhura me copa Gazete??””””
    iNSKENIME Antishqipetare..qe Filluan nga Kurva…Karla del Ponte e Paguar nga Serbet…..qe na Beri nje Roman Best Seller….dhe qe nuk e blen askush
    sepse Fantazia e saj e Semure nga Urrejtja kun der Shqipetareve..
    Keta “Deshmitaret e Mbrojtur”::JANE Spiune te Ndyre..qe me keqardhje e them i kane Shpetuar Drejtesise Shqipetare….

  7. KRENAR r says:

    o fotaq.. a po emerr pensionin e grekut akoma i vraree, apo i bini bythes ,se ekini tradite ju orx, fare perse.

  8. ggg says:

    fotaq pisoglendi te qiftee arqimandriti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje