Nga Edi Rama
Eshtë vërtet kënaqësi dhe e them jo sepse kështu e do rasti, që të jemi këtu, sot, në vazhdën e një segmenti të kësaj rruge, të nisur sëbashku vetëm 6 muaj më parë. Një rrugë për të hapur, për të zgjeruar, për të riorganizuar Partinë Socialiste, duke reformuar strukturën sociale të çdo organizate, në mënyrë që çdo organizatë e Partisë Socialiste të jetë sa më shumë pasqyra e shoqërisë në komunitetin jua ajo vepron. Sigurisht, edhe për të bërë të mundur që sa më shumë vajza e djem, gra e burra, sa më shumë njerëz të zakonshëm të këtij vendi, që duan të bëhen pjesë e kësaj përpjekjeje historike për të bërë shtet në këtë vend, të bëhen pjesë e Partisë Socialiste dhe t’i japin vetes, bashkë me të tjerët, mundësinë që ndryshimet të ndodhin edhe më shpejt, që rruga e reformave të vazhdojë edhe me më shumë angazhim e fuqi.
Mbi të gjitha, kjo përpjekje historike që Partia Socialiste ka ndërmarrë, duke guxuar që të prekë të gjithë sektorët e jetës, për të ndarë një epokë të tërë pa shtet, pa institucione, pa sisteme që funksionojnë, në një epokë me shtet dhe sisteme funksionale për qytetarët, të shënohet si një përpjekje ku Partia Socialiste, edhe një herë tjetër në rrugëtimin e saj, bëri detyrën e vet patriotike dhe qytetare karshi këtij populli e këtij vendi.
Unë dua t’i falenderoj nga zemra të gjithë ata që po punojnë për këtë proces. Një proces i jashtëzakonshëm që na ka dhënë një arsye të fortë më shumë për të besuar në drejtësinë e rrugës sonë dhe për të besuar se pavarësisht vështirësive të mëdha që kanë reformat, pavarësisht dhimbjeve që ato shkaktojnë, ne kemi me vete zemrën dhe mendjen e shumicës dërrmuese të këtij populli dhe me patjetër, ne do t’ia dalim; Do t’ia dalim të rilindim Shqipërinë, do t’ia dalim që t’i japim çdo sektori, mundësinë, instrumentet dhe fuqinë që të jetë në shërbim të ekonomisë dhe shoqërisë, do t’ia dalim që t’i japim çdo familjeje dhe çdo fëmijë që lind e rritet në këtë vend, mundësinë për të ndërtuar një jetë ku asgjë nuk është e pamundur, asnjë ëndërr nuk është e parealizueshme, asnjë shpresë nuk është e kotë.
Çfarë ka qenë kjo arsye?
Gjithë kjo mbështetje, që ne kemi marrë pas një periudhe të vështirë, është përkthyer në një prurje shumë të madhe, diku më shumë, diku pak më pak, por në tërësi, një prurje shumë e madhe në gjithë Shqipërinë.
Kur ne kemi nisur këtë proces, kemi bërë një anketim për të parë potencialin. dhe potenciali është i jashtëzakonshëm. Janë jo pak, por 11% e shqiptarëve, 11% e kampionit të anketuar që thonë se ne jemi gati të bëhemi pjesë e Partisë Socialiste dhe janë 16% të tjerë që thonë se jemi gati ta konsiderojmë, nëse dikush do të na ftojë.
Pra, hapësira që kemi për të zgjeruar radhët, për të fuqizuar partinë dhe për ta bërë atë gjithmonë e më shumë, shprehje të ambicieve dhe të aspiratave të njerëzve të të gjitha moshave, grupeve të interesit dhe shtresave, është e jashtëzakonshme.
Kjo prurje është prova më e sigurt se njerëzit e zakonshëm të këtij vendi i kuptojnë reformat, i mbështesin ato dhe mbi të gjitha kuptojnë që rruga e reformave është një domosdoshmëri, nëse duam një Shqipëri tjetër. Nuk mund të kemi një Shqipëri tjetër, në rast se nuk bëjmë reformat, nuk mund të kemi një organizëm vital të ekonomisë e të shoqërisë sonë, në rast se nuk bëjmë reformat.
Nga ana tjetër, sigurisht që reformat, jo në Shqipëri, por kudo, krijojnë rezistencë gjithfarë, sepse reformat prekin interesa, por edhe në tërësi prekin status quo-në. Reformat prekin pjesë të organizmit, të cilat thjesht e vetëm vegjetojnë. Të organizmit të shoqërisë dhe të organizmit shtetit, që thjeshtë e vetëm vegjetojnë, duke ia pamundësuar organizmit frymëmarrjen e lirë dhe lëvizjen e dinamikën që ai organizëm mund të prodhojë.
E në këtë rezistencë, si kudo, reformat nuk kundërshtohen me argumente, por me emocione; nuk kundërshtohen me alternativa, por me brutalitet. Për fat të keq në Shqipëri, kjo është edhe më e ndjeshme për shkak se kemi një opozitë që vetëm opozitë nuk është. Për fat të keq në Shqipëri kemi dy qeveri, qeverinë e re dhe qeverinë e vjetër. Kemi qeverinë që krijuan një milionë shqiptarë, duke votuar aleancën tonë dhe duke i dhënë Partisë Socialiste, detyrën që të udhëheqë vendin dhe qeverinë që në 23 qershor të 2013, shqiptarët e larguan, por që e kemi sot e gjithë ditën përballë në parlament, krejtësisht të pandryshuar dhe krejtësisht në të njëjtat pozita dhe mendime ku ishte. Me një ndryshim të vetëm, që nëse në 2013, qeveria kishte vetëm një kokë, sot është një trup që ka dy koka dhe mbi qafë nuk ka asnjë kokë.
Nga ana tjetër, duke qenë qeveria e vjetër dhe duke e pasur të pamundur, të paktën deri më sot, që të zgjodhët dhe të kuptojë se duhet të bëjë opozitën. Por që të bëjë opozitën duhet minimalisht të ndahet nga e shkuara e vet, siç ndodh natyrshëm në të gjitha rastet, edhe kur partitë largohen nga qeveria me shumë më pak arsye seç u largua Partia Demokratike. Atëherë lufta është shumë e egër, shumë brutale dhe mbi të gjitha është shumë e lidhur me interesa.
Për çfarë arsye në botë mund të ketë në një vend, një ministër të Brendshëm që sulmohet përditë dhe ndaj të cilit, ajo që i thotë vetes opozitë, por që në Shqipëri është qeveria e vjetër, organizon mbi 1300 e ca – por kjo “ca” ndryshon përditë – konferenca shtypi, deklarata, fjalime kundër në vetëm dy vjet e gjysmë? Sepse ministri ynë i Brendshëm është një nga anëtarët e kësaj qeverie që ka marrë përsipër të bërë reforma në çdo sektor, që po udhëheq një reformë rrënjësore në fushën e sigurisë publike dhe që po prek interesa të mëdha. Nuk dua të zgjatem në gjithë horizontin e interesave të prekura, por po ju jap vetëm Lazaratin.
Lazarat nuk është thjesht plantacioni me bar magjik dhe me ca banditë ordinerë që i rezistuan policisë disa ditë dhe pastaj gjithçka e marrin flakët. Lazarati është një bankë parash të zeza, që ka funksionuar në mes të Shqipërisë për 20 e kusur vite, deri ditën kur kjo qeveri dhe ky ministër i Brendshëm i vunë flakën. Mirëpo, ato para, ato miliarda që ajo bankë prodhonte çdo vit ishin miliardat që mbronin Lazaratin, ishin miliardat që i jepnin Lazaratit imunitet. Ato miliarda sigurisht që shkonin diku, ndaheshin midis disave dhe këta disa kanë të gjitha arsyet e botës që të ndjehen jo vetëm të pikëlluar, por edhe të zëmëruar, të revoltuar dhe shumë të motivuar për luftuar që gjërat të kthehen mundësisht aty ku ishin, por minimalisht që të marrin hak.
Për çfarë sulmohet ministri i Shëndetësisë? Të gjithë ata që e sulmojnë thonë gjithçka, por nuk japin një provë të vetme për ato që thonë. Ndërkohë që ka një provë të mundshme; kjo qeveri i ka ulur çmimet e ilaçeve 30%. Kur ne e morëm detyrën, vetëm Shqipëria dhe Meksika – është e njohur historia e Meksikës në këtë fushë dhe është në betejë për këtë punë, tani që flasim, – shisnin ilaçe shumë më shtrenjtë sesa në vendet e origjinës. Ne thamë se do ta ndalojmë këtë gjë, ilaçet në Shqipëri do të shiten pa diskutim më lirë dhe i ulëm 30%. E përkthyer në para janë 70 milionë dollarë që deri kur ishte qeveria e vjetër shkonin në xhepat e disave dhe sot mbeten në arkën e familjeve që kanë nevojë për ilaçe. 70 milionë dollarë!
Janë 70 milionë dollarë me të cilat familjet në nevojë për ilaçe blinin ilaçe, ndërsa sot i përdorin për tjetër gjë. Por ata që i merrnin, sigurisht që janë të pikëlluar, janë të zemëruar, janë të revoltuar dhe padyshim kanë të gjitha të drejtat që duan që t’i kthejnë gjërat siç ishin.
Sulmohet ministri i Shëndetësisë, pse ne po bëjmë kontrollin mjekësor falas. Është e paimagjinueshme që një forcë që i thotë vetes opozita, por që në fakt është qeveria e vjetër dhe e cila ju kishte vënë të gjithë shqiptarëve të pasiguruar, tarifën 51 mijë lekë për të bërë kontrollin mjekësor, të hidhet përpjetë pse kjo qeveri u jep mundësi atyre nga mosha 40-65 vjeç që kontrollin mjekësor ta bëjnë falas. Ta bëjnë falas, duke paguar nga buxheti jo 51 mijë lekë (të vjetra), por vetëm 18 mijë lekë (të vjetra) për person.
Përse duhet t’i paguajë buxheti? E kemi thënë që ditën e parë kur kemi folur për shëndetësinë dhe projektin tonë të mbulimit universal, të asaj që quhet shëndetësia falas, që shërbimi shëndetësor nuk është mall që e blejnë ata që kanë dhe nuk e blejnë dot ata që nuk kanë, por u jepet gjithkujt, ka apo nuk ka. Kjo kushton dhe dikush duhet ta paguajë, por ajo që themi ne, sepse jemi Partia Socialiste e Shqipërisë, është se nuk do ta paguajnë ata që nuk kanë, por do ta paguajë shteti. E ne, këtë po bëjmë dhe jo vetëm këtë.
Tanimë, ju e dini, mjeku i familjes është falas. Ata që kanë nevojë nuk paguajnë më 10 mijë lekë, për të shkuar për të parë mjekun e familjes, por shkohet e merret shërbimi falas. Pasi merret ky shërbim falas dhe nëse mjeku i familjes të jep porosinë që të shkosh në spital, kur shkon në spital nëpërmjet mjekut të familjes, sot paguan 6-7 herë më pak sesa paguhej deri në janar të këtij viti.
Kjo sepse e gjitha është pjesë e ndërtimit të një sistemi të plotë. Nuk mund të ketë shërbim shëndetësor universal pa të dhëna. Në Shqipëri deri para 20 e ca vitesh, edhe lopët e delet kishin kartelë veterinare. Ndërkohë që Shqipëria e këtyre 20 e ca viteve është i vetmi vend në Europë, – nuk e di më kë tjetër mund të jetë bashkë në botë – pa kartela mjekësore të shtetasve dhe pa asnjë bazë të dhënash për të ndihmuar njerëzit dhe për të bërë politikat e shëndetit.
Ne nuk i japim paratë privatit, për të bërë një shërbim që ne mund ta bëjmë pa privatin. Ne i kërkojmë privatit që të investojë para bashkë me ne, në mënyrë që të mund të realizohet shërbimi. Përndryshe, shërbimi nuk mund të bëhet dot. Privatët që përfshihen në këtë marrëdhënie investojnë dhe sigurisht marrin dhe ata fitimin e tyre. Por fitimi më i madh, sigurisht që është fitimi që merr shoqëria dhe çdo qytetar që bën kontrollin mjekësor pa pagesë. E ajo që kursehet, duke i kapur përpara sëmundjet që kërcënojnë trupin e secilit, është e jashtëzakonshme në para dhe sigurisht, edhe në shëndet. Kjo është Partia Socialiste!
Nuk po zgjatem me “pse sulmohet ky apo ai”. Nuk po zgjatem as me pse po sulmohem unë, sepse unë po nuk u sulmova, nuk e njoh veten time në mëngjes kur zgjohem. Nuk jetoj dot pa qënë i sulmuar dhe sa më shumë më sulmojnë, aq më shumë bindem se duhet të vazhdoj dhe nëse duan që unë të ndaloj, duhet të ndalojnë së sulmuari.
Po vazhdoj, duke thënë që sa herë ka reforma, në mes futen të varfrit. Të varfrit janë mishi për top i atyre që nuk i duan reformat, nuk i kuptojnë reformat, ose që ju preken interesat nga reformat. “Si mund të bëhet kjo reformë, po të varfrit? “Nga kjo reformë po e pësojnë të varfrit!“ Po nga një Shqipëri pa reforma, 20 e kusur vite, kush e pësuan, të pasurit?! E pësuan vetëm të varfrit. E për 20 e kusur vite, çfarë bëmë ne me këtë Shqipërinë, çfarë u me “më mirë mos ta reformojmë se na shqetësohen, mërziten të varfrit, se na ngelen pa bukë të varfrit”?! I lamë të varfër, me status të përjetshëm. E nëse nuk do të vinte PS në qeveri, lindin të varfër, rriten të varfër dhe vdesin të varfër. Kjo është gjëja që ne po luftojmë.
Ndërkohë ka dhe një te vërtetë shumë të thjeshtë. Nëse do të shohim të gjithë paratë që kanë shkuar në xhepin e atyre që janë më të varfër, qoftë në formën që thashë, 70 milionë dollarë kursime për ilaçe, pjesa më e madhe sigurisht janë para që i përfitojnë ata që nuk janë të pasur. E mund t’i merrnim edhe të tjerat me radhë, por unë po ju them se kjo qeveri, – me shifra, – ka vënë në dispozicion të atyre që janë më të dobët, shumën më të madhe të parave që një qeveri shqiptare ka vënë në 25 vjet me radhë në buxhetin e shtetit dhe në paratë e përfituara indirekt nga reformat.
Parafytyroni sikur 20 vjet përpara të kishte dalë dikush dhe t’u thoshte shqiptarëve se dritat nuk vidhen dhe nuk mund të vazhdosh t’i marrësh dritat pa paguar. Nga kjo do të kishim përfituar 60 vjet investime në shëndetësi, që nuk i kemi përfituar, sepse ato para i kemi çuar për të mbushur gropën e vjedhjeve të dritave. Pra, i kemi lënë të varfrit dhe i kemi lënë të gjithë pa shërbimin shëndetësor, se mos na mërziten, po u thamë paguani dritat. Kjo vetëm logjikë nuk është.
U kemi hequr vajzave dhe djemve, fëmijëve të këtij vendi, 40 vjet investime në arsim.
Sot kemi akoma shkolla që janë duke rënë. Sot kemi nevojë për shkolla të reja. E përse nuk i kemi ende? Sepse nuk kemi bërë reforma 20 e kusur vite; Kemi rënë dakord t’ia hedhim njëri-tjetrit, të vjedhim energjinë, gjysma ta vjedhin, ose mos ta paguajnë, gjysma tjetër ta paguajnë dyfish, edhe për ata që e vjedhin dhe për ata që nuk e paguajnë; Kemi rënë dakord me njeri-tjetrin që të mos paguajmë taksa, të mos japim kuponë, të bëjmë një mijë lojëra dhe në fund fare i kemi lënë fëmijët tanë në pamundësinë që ne të kishim në çdo pjesë të vendit ku kemi nevojë, sistemin e standardeve europiane të infrastrukturës së shkollave, të kopshteve dhe të çerdheve.
E po flas vetëm për energjinë, nuk po merrem me informalitetin. Nëse qeveritë e mëparshme do të kishin bërë këtë që po bëjmë ne me të ardhurat dhe do të përkonte rritja e të ardhurave me 1 % të Prodhimit Kombëtar, që vjen dhe si rezultat i luftës kundër infotmalitetit, shifra që ju thashë për energjinë është edhe më e madhe.
A mund të vazhdojmë të bëjmë sikur nuk kuptojmë dhe të qeverisim sot për nesër, t’u shkelim syrin disave me pretekstin se janë të varfër dhe t’u themi “mos paguani dritat”, “vazhdoni të ndërtoni pa leje”,“ju të tjerët që mezi e shtyni, mos paguani asnjë gjë”. E nëse do t’i kishim bërë këto 10, 15, 20 vjet më parë, sot do të flisnin për një gjë krejt tjetër. Por, nëse nuk i bëjmë këto sot, pas 20 vjetësh do të flitet prapë për të njëjtën gjë në Shqipëri.
Prandaj, reformat që po bëjmë nuk vendosin se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme, sepse zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë përsëri Partia Socialiste, edhe më thellë se ato të kaluarat, por vendosin si do të jetë Shqipëria e pas 20 vjetëve.
Këtu ka pensionistë që kanë marrë pensionin deri në 2014, ka edhe pensionistë që kanë filluar të marrin pensionin nga 2015. Janë pensionistë që kanë marrë pensionin nga qeveritë që nuk guxuan ta mendojnë reformën e pensioneve dhe ka pensionistë që e marrin pensionin nga ne. Ata që dilnin në pension deri para reformës, çfarëdo që të kishin bërë në jetë, le të kishin punuar 30 vjet apo 40, le të kishin qënë mësues të dalluar, le të kishin qënë minatorë të thellësive më të mëdha, të gjithë bashkë, madje edhe intelektualë të dalluar, e kishin kufirin 240 mijë lekë (të vjetra). Sot, ne thyem tavanin dhe janë mijëra e mijëra pensionistë që marrin një pension më të lartë për arsyen e thjeshtë se reforma jonë ka bërë që çdokush nuk merr të njëjtin pension me atë që nuk ka punuar, apo me atë që nuk është siguruar kurrë, por merr pensionin që i takon sipas viteve të punës.
Nga kjo reformë përfitojnë mësuesit që kanë punuar nga 30 vjet dhe shumëkush tjetër që ka qënë punëtorë dhe kokulur dhe që nuk merr pension, siç mund ta merrte deri para se të vinte Partia Socialiste në qeveri. Natyrisht që ka shumë pensionistë të tjerë që kanë nevojë për më shumë. Janë të gjithë ata pensionistë të përpara 2015-s që janë viktima të politikës së vjetër pa reforma. Kjo do të kërkojë kohë dhe ne nuk jemi këtu për të thënë “të bëjmë një festë të madhe dhe të porositim monumentet që do t’i ngremë njeri-tjetrit, sepse e bëmë Shqipërinë nga natë, në ditë”. Absolutisht jo! Ka akoma shumë për të bërë dhe pikërisht sepse ka akoma shumë për të bërë, ne duhet të forcojmë fuqinë e gjithë kësaj përpjekje dhe fuqia e gjithë kësaj përpjekje quhet Partia socialiste e Shqipërisë.
Parafytyroni sikur 20 e ca vjet përpara të kishin thënë “pse duhet të vazhdojmë të bëjmë tekste”, duke krijuar vit pas viti një xhungël që arriti të behej masivë teksesh, që nuk i merrnin vesh mësuesit, nuk i merrnin vesh prindërit dhe sigurisht nuk kishin si t’i merrnin vesh fëmijët. Sikur 20 e ca vjet përpara të kishin thënë se nuk ka pse të bëjmë tekste, na mjaftojnë tekstet e gjuhës shqipe, tekstet e letërsisë shqipe, por të tjerat t’i marrim aty ku bëhen më mirë në Europë! Sot, ne e kemi filluar këtë. Sigurisht që do të dojë vite. Por, në qoftë se ne do ta kishim bërë 20 vjet përpara, sot do të kishim 414 mijë njerëz nga mosha 25-30 vjeç, që do të ishin shumë më të kualifikuar sesa janë.
Ashtu sikundër po të kishim filluar para 20 apo 10 vjetësh të thoshim se nuk bëhemi dot të gjithë juristë në këtë vend, se nuk shkojmë të gjithë në universitet. Kështu krijuam një truall me numrin më të madh të univrsiteteve në Europë, 8 herë me shumë universitete se Anglia. Sigurisht nuk kishim sesi të mos krijonim edhe një truall me numrin më të madh të juristeve për kilometër katror, por ama nuk kishim sesi të mos kishim një truall ku për të gjetur një hidraulik, duhet një mundim i madh, për të gjetur një elektricist, duhet një mundim shumë i madh. Lëre pastaj për të gjetur rrobaqepës për mua, që është jashtëzakonisht e vështirë. Kjo, sepse nuk u dhamë njerëzve zanate. E tani thonë “Edi Rama nuk ka çfarë thotë më dhe thotë se shqiptarët janë popull dembel, se punë ka, por nuk duan të punojnë”.
Unë në fakt nuk them këtë. Unë them një gjë tjetër. Shqiptarët janë si gjithë popujt, janë shumë punëtorë kur vihen përpara rrugës së punës dhe ju krijohet mundësia për punë, brenda një sistemi që motivon punën dhe janë shumë dembelë, kur vihen përpara rrugës së diplomave pa vlerë, për t’u bërë të gjithë juristë. Shqiptarët kur shkuan në Greqi, nuk ishin deputetë, nuk kishin parti politike me vete, nuk kishin ndonjë zyrë bashkie ku të shkonin dhe t’i thoshin “ma rregullo pak çunin e dajës”. Ishin të gjithë me këmbët, krahët, zemrën, mendjet dhe ëndrrat e tyre. Dhe ja çfarë bënë shqiptarët në Greqi! Kurse këtu, të gjithë shqiptarëve, të rinjve, qeveritë ju thanë “e di c’keni, shkoni në universitet të gjithë dhe ja ku janë vendet e punës nëpër Shqipëri”.
Para pak ditësh isha me një nga sipërmarrësit më të mëdhenj të peshkimit. Kam marrë peshkatarë egjiptiane, – më tha, – sepse nuk vijnë. Por nuk është vetëm ky problemi, por edhe ata që vijnë, mërziten se nuk dinë. Ku është shkolla profesionale e marinës? Ku është shkolla profesionale e peshkimit? Ndërsa në një kompani tjetër shqiptare, një sipërmarrje për të gjithë mjetet e ndriçimit, pronari më tha se i duhen 50 vetë dhe nuk i ka, sepse i vijnë, por nuk dinë. Po tornitorët ku janë? Nuk ka, sepse tornot i morën dhe i çuan për skrap. Sepse u tha Saliu, merrini fabrikat dhe çmontojini, sepse këtu do të behet Zvicër dhe Zvicrën do ta ndërtojmë tek Lana. Ku janë axhustatorët? Ku janë frezatorët?
Është shumë e thjeshtë sot të dalësh dhe të gjesh të varfër, sepse ka plot. Nuk është e vështirë të gjesh vajza dhe djem të papunë, sepse ka plot. Por çka është e vështirë, është të marrësh kthesën dhe ta përdorësh pushtetin, jo për të zgjatur jetën tënde në pushtet, por për të përcaktuar si do të jetë jeta e popullit dhe e vendit tënd në 10-20 vitet e ardhshme. Nëse rruga jonë dhe nuk ka se si të jetë ndryshe, do të vazhdojë kështu në 5, në 10 vjet, Shqipëria do të jetë një vend ku ka më shumë zanate, ku krahu i punës do të jetë shumë më i kualifikuar dhe sigurisht, ku edhe ekonomia do të përfitojë shumë më tepër nga kjo.
2,7 % rrije ekonomike nuk është asgjë e madhe për Shqipërinë. Shqipërisë i duhet dyfishi, por të mendosh nga e nisem! E pra, t’i kërkosh kësaj qeverie më shumë është absolutisht normale, por nuk ka në këtë vend, asnjë që di ç’kërkon më shumë nga kjo qeveri, sesa unë që e drejtoj atë. E ju siguroj që po të jetë puna për të bërë listën e të pakënaqurve dhe për të kërkuar si të bëjmë më shumë, jam i pari. Por jam i pari për të bërë edhe më shumë reforma dhe jo për të ndenjur dhe për të bërë kukuvajkën.
Fjala e Kryeministrit dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama me anëtarësinë në Elbasan për procesin e hapjes dhe riorganizimit të partisë
BLA BLA BLA DHE VETEM BLA BLA
Me ato rrugacet qe fishkellyen dhe qe nuk e njofin demokracine fare
do ta riformatosh qeverrine ti or piktor jokonformist por anti-intelektual.
Teori e bukur kjo e piktorit te gjith jane te diskutushem ne parti pervec
kryetarit qe eshte njeshi…. PO KU ESHTE NDRYSHIMI MIDIS JUSH DHE
BERISHES??????
Apo ju keni investuar shume per te blere median ne pergjithsi duke i
futur shqiptareve nje orgazem mendore.
AJO QE NDODHI NE ELBASAN ESHTE NJE TURP I MADH PER JU DHE
JO PER BLUSHIN. Keni frike nga goja e Blushit dhe nxirrni Haxhi Qamilet
te fishkellejne……
O Rame bej nje vizatim OSMANLLI me mikun ten SALI RAME BERISHEN
Ti qe arrite ne kete konkluzion mos ke lexuar ndonje artikull tjeter se nuk paske kuptuar asgje nga cka thene
Sa paske folur o mavri! I paske care … robve!
Shqiptaret kane besuar dikur tek PS-ja,por qe kur erdhi ti ne PS e ke bere ate njelloj si PD-k\ja!
Edhe vete ti sillesh njelloj si Sali Berisha!
Ti nuk e kupton e as e ndjen se ke mbledhur rreth vetes servile e lajkaxhinj sic bente Berisha,se e dine qe ti nuk i duron kritika dhe as mendimin ndryshe!
O zoti kryemiser!
Ne shtetin tend dhe punen tende e matim jo me ato qe thua ti,por me ato qe kam perfituar une ne shtepine time!
Ti mund te kesh bere mrekullira,se ndryshe nuk do ngrije brenda vitit te pare te punes gjithe ate keshtjelle ne SURREL,por atje ku banoj une,ne Yzberisht prej 3 vjetesh NUK KE NGULUR ASNJE GOZHDE!
Bravo zoteri Kryeminister
Uroj qe perkrahja per ju sa vie e rritet ,se perkunder veshtiresive megjithat
Jeni duke punuar shume mire .Sa me mire e drejt qe punoni aq me shume do te keni kohe
E mundesi per ta ndryshuar ket vend.
Po nje gje qe me shqeteson eshte se sa me shume suksese aq me shume po egersohet salihu
po mesa duket iu ka ikur perkrahja e nuk kan me fuqi ta trazojn prap Shqiperine.Fale zotit
Shendet e suksese te gjithe atyre qe punojn per Familje e per Shtet
Per nje moment kujtova se paskam ngaterruar gazetë. Pastaj u thjellova se Zeri i Pupullit nuk del më.
Eshte zevendesuar nga Tema !?
Nuk kishte si te ndodhte ndryshe ,sa kohe qe ne Shqiperi nuk ka më parime por…. vetem interesa te çastit te politikaneve apo gazetareve …
Pse po qe kunder salushes dhe blushes je rrugac, sdini cfare te flisni, po te ishte salushja ne qeveri do ta pranonte kundershtarin te fliste si thua ortej zef, rama i respekton dhe nuk i vret sic ka vra salushja, por ju nuk keni hallin e blushes keni hallin qe te shani ramen me cdo menyr se kuptohet ajo pun nuk ju le me vjedh.
Droga ta merr jeten dhe s’behet shaka!
Dita jote e ngordhjes – Feste Kombetare!
Me vjen keq per kete ZEF_in ne komentin e mesiperm, qe eshte kaq i “lexueshem” dhe aspak fin qofte dhe ndertimin e rradheve, por me teper me kauzen e tij tashme te deshtuar per ti dale ne mbrojtje Ben Blushit. Kaq me mjafton te shkruaj qe vertete Ben Blushi e pergatiti renien e tij qe ne Korrik 2009 kur sebashku me Malajn+Harasanin+Islamin+Bellon, krijuan me skenarin e Nanos e Berishes te vetequajturen LMN (Levizja per Mendimin Ndryshe), ku u pa qarte cfare kerkonin dhe si pranuan vjedhjen e votes se popullit (te se Majtes) nga Pushteti i Sali Berishes ne Qershor-2009. Kaq mjafton qe dhe i fundit i LMN, pra; Ben Blushi te tradhetonte 4 te tjeret dhe te behej sikur nuk ishte kundershtari i Edi Rames, por nje Socialist qe reflektoi dhe u pendua. Sot ai vulosi ikjen nga Partia me e madhe ne Shqiperi, PS_ja, qe e rriti dhe e beri Deputet e Minister disa here, por dhe Milioner ne Euro (ka disa biznese me mjafte te ardhura qe i menaxhon “gruaja” e tij…), duke i sherbyer turpshem percarjes se PS sipas orientimeve te Nanos e Kac Islamit, por edhe te disa personave qe Ai ka miq te ngushte qe jane miq te ngushte te Sali Berishes. Ik tek Kac Islami se do ja shohesh hajrin seshpejti dhe atije e do te tjereve si ai…
GO EDI GOOOOO JE FANTASTIK
Koment i Blushit ky.
O Zef, kur ta kuptosh ti e shoket e tu Ramen, do t’ju duhet edhe nje kohe me tej, ndofta sterniperit e tuaj.
Kur ke ra ne qytet?
Turp per ata qe turmes ne kete rast i japin imazhin e nje tufe bagetish qe turret per atje ku ju eshte hedhur kripa apo terbohen nga hija e egersirave duke shkelur mbi njera tjetren.
Turp per Kryetarin e PS Edi Rama qe e identifikon vehten me keta lloj delegatesh, rrugacesh apo servilesh qe shprishin imazhin e njerezve te te vertete me mendje ne koke mbledhur ne nje miting.
Keqardhje per Ben Blushin i cili humbet pike duke tentuar tju flase me argumente tju mbushe mendjen disa njerezve qe vetem mendjen e kane harruar gjetke e skne si te marrin veshe se cfare ju thuhet. Si politikan Beni duhet te dije se si e kur tju drejtohet ketyre lloj gjallesash.
Une isha i pranishem te ajo mbledhje. Nuk me vjen mire qe ja atribojne fishkellimen Rames. Po ishe nje grup qe fishkellent e me pas ca te tjere qe ia morren . Mua s’me pelqen kjo menyre e te rreaguar. Le ta linin Blushin te fliste e pastaj te mernin fjalen per ta kundreshtuar ate. Pashe mllefin e ketij grupi te cilet instistonin qe Blushi po ti vije keq per popullin nuk vepron ne kete menyre brenda gjirit te Partise. Por duket se eshte nje karierist . Shtepine tende nuk e ndreq duke hedhur balte per anetaret e shtepise,por duke mobilizuar forcat per kapercimin e veshtiresive. NUk e zgjidhin problemin britmat, urrejta . Ai shtroi me te drejte probleme, po a kavajtur Blushi si deputet te qaje halle te popullit apo te degjoj problemet . Ja per kete, ky grup njerzish feshkelleu dhe ishte nje kembane per te. Reforma po behen nese duam vertet shtet dhe ato jane te dhimbshme padyshim. Egoja personale nuk te le te shikosh arritjet e kesaj qeverie, prandaj i dashur Ben, kontribo me pune bashke me familjen tende per te mos e lene ate te njolloset ashtu sic po e ben ti.
Nje here e nje koke kendohej kenga ” Gjithe shqiptaret jane Mic Sokola ” ndesa tani degjohet avazi “GJithe shqiptaret do behen socialiste ” Se shpejti do sanksionohet me ligj qe edhe foshnjet e sapolindura do marin tesren e PS . Nenave qe rrefuzojne do tu nderpritet shtatzania.
Perpara se te besoj PS-ne besoj EDI Ramen,kryeministrin e shqiptareve.
Atij I atriboj sherimin e malinjitetit te nano-kurvave ne PS dhe reformimin dinjitoz dhe shpresedhenes te kesaj force politike.
Zoti Rama!
Ti mund te mburresh sa te duash,por ne shtepine time,qe kur ke marre pushtetin ti me ka shkuar cdo gje keq e mos me keq!
Jam familjarisht e farefisnisht antar PS-je,por sa erdhe ti ne pushtet dhe vure drejtor ca hajdute,djalin tim e hoqen nga puna,kur PD-ja e kishte punesuar ,specializuar jashte shtetit dhe ngritur ne pergjegjesi,pa e pyetur se per cilen parti ke votuar!
Para ca muajsh u fut ne pune prap,por sa ia kalove institucionin CAMEVE te PDIU-se,perseri me po ato metoda FASHISTE e hoqen nga puna se drejtori cam,protagonist dikur ne FIKS FARE si i korruptuar,e njihte mire zanatin dhe brenda dites se pare te punes perpiloi listen e atyre qe do hiqte duke i detyruar disa te jepnin doreheqjen ,ndersa shume te tjereve,pa asnje shkak u njoftoi “PARALAJMERIM PER PUSHIM NGA PUNA”!!!
Hajde,koalicion,hajde!
Tamam koalicion mafiozesh!
Tani perseri djali im eshte pa pune,pavaresisaht se ka disa diplloma te shkolles se larte,disa certifikata nderkombetare dhe shume specializime jashte shtetit!
Do te thote ndonjeri:Po kur paska kaq shume diplloma,pse i lutet shtetit ta punesoje e nuk gjen pune privatisht??
Se cfare ka bere e ben djali im eshte pune e tij,por ketu po flasim per ate QE BEN SHUME KEQ SHTETI YNE MAFIOZ!
Ne se te gjithe u dashkan ikur ne pune private e jashte shtetit,po vete SHTETIN NE DOREN E KUJT DUHET TA LEME???
Sipas llogjikes kryeministrore shtetin duhet ta leme ne duart e mafies LSI-PDIU etj qe duan LLOKMA te medha per ta shqyer kete shtet per vete!
Te lumte goja. Edi eshte nje genjeshter koke a kembe. Shporreni kete kuceder qe u ka zene vendin.
PSE?
NGASE SHUMICA SHQIPTARE janë tipa INDOKTRINISTÊ, jokritikë.Sokrati do i quante d(b)erra të majmë trush.
Z. Rama tunjatjeta!
Jam plotsisht dakort me fjalen tuaj. Por do te isha dakort edhe sikur te donte perendi te shtronte keto detyra edhe ish kryeministri Berisha. More vetem me opoziten tone ne Shqiperi shohim te mbahen dy qendrime shume negative ne lidhje me punet e vendit. E para qe ato I ka krijuar natyra per te qene te keqinje, te zeze e shume dashakeqes te vendit te tyre dhe e dyta politikisht dhe juridikisht ata jane te denuar dhe duhet te rrine ne stole per 4 vjet dhe si na u bane kaq, kritik e vezhgues perfekt sa as ata s’mund ta gjejne programin e tyre ne fushaten e 2013-tes kaq shume qe e shqelmoi populli. Ketyre u duhet bere DNA-ja se mesiguri dalin me genet e perbashketa te opozites qe kur jemi krijuar si komb(keqberes te kombit te tyre). Ju beni analize te punes se partise, te besimi I saje ne popull dhe nuk analizoni punen e qeverise, por kam nje konstaim, se perderisa njeriu I “lire” ka tendence te shkoje jo ne rrugen e natyres, te ligjit dhe te rregullit, administrata juaj sido qe e keni reformuar, ajo pasqyron akoma ate te rrumpalles se Berishes, qe e ka lene mikrobin e korrupsionit, sa ju jo vetem te veni kemera fix fare e kontrolle, por dhe t’i fusni ne burg, nepunesit e juaj, I turren mitmarjes si derri kur futet ne kopesht me kerrabe ne qafe dhe do te vazhdoje lulezimi I zvarrisjes se problemeve te pazgjidhura deri sa ai te beje te mundur te marre rushfetin. I gjithe ky sherbim I keq bie mbi kryeministrin, kur kemi pare ne fix fare shume raste skandaloze dhe nuk jepen masat e marra ndaj nje zbulimi te tille. Kur nje drejtor burgu bene nje skandal te hapur korrupsioni, ajo administrate nuk duhet te ekzistoje me, ka marre fund. Si kjo dhe fusha te tjera, populli keto I vlerson shume zotri, ai nuk don t’ja di se si punoni ju, me plane apo pa plan pune. Ju do te fitoni edhe ne te ardhmen, por forconi kontrollin e administrates qe ka te beje me sherbimet ndaj popullit, I cili nuk duhet te dije se ku bie qeveria, as policia, as drejtesia, taksen t’ja merni vetem mbas falenderimit per sherbimin qe beni. Faleminderit!
Nje bla bla bla e vertete pa kuptim nga Edi R. Poshte ky injorant. Popull mos I deghoni pallavrat e tij. I ka te gjitha genjeshtra.
Z. Mero!
Me qense s’te del koha te shkruesh e komentosh, kur ja gjejme rastin bejme ndonje koment, me ke hequr te Kokedhima dhe te Edi, une nuk e di se ku e kam shkelur rregullin dhe meqense shkruaj keshtu e perseris perseri gabimin s’po harxhoi me kohe me gazeten tende. Faleminderit!
Ububu! Ky Edi eshte komplet I rrjedhur nga te kater anet. Prapa diellit vafte se I mori ne qafe te gjithe me idiotesine dhe harbutllekun e tij. E gjete ashtu si ka bere. Injoranti me I madh qe ka pare koha. Komplet démodé.