Ben Blushi nuk ka nevojë për mbrojtjen time, sepse po tregon se ia del edhe i vetëm. Aq më shumë, kur ajo mund t’i prishë edhe më shumë punë, pasi vjen nga një kundërshtar politik. Dhe po të jetë për ide, unë ndahem shumë më tepër me Blushin, sesa me Edi Ramën. Pasi Blushi është majtist i thekur në ato që thotë dhe ato që mbron. Kurse Edi Rama është më keq se përtej të majtës dhe të djathtës. është një politikan pragmatist pa erë, pa ngjyrë dhe pa shije.
Por kjo nuk më pengon të them se jam ndjerë keq nga skenat e pështira të Elbasanit dhe nga e gjithë fushata lincuese, që po shoqëron kërkesën e një deputeti socialist për të pasur zgjedhje në partinë e vet.
Mund të ketë plot njerëz që të më pyesin se c’punë kam unë se cfarë ndodh në Partinë Socialiste dhe se ky është debat i brendshëm i saj. Mua në fakt nuk më interesojnë fare fatet politike të kundërshtarëve dhe aq më pak fituesi zgjedhjeve në Partinë Socialiste. Por nuk mund të jem i painteresuar për arsyet që kanë cuar në këtë konflikt dhe mënyra se si po e menaxhon atë shefi i “fortëve”, që na qeverisin, kryeministri Edi Rama.
Unë nuk mendoj se Ben Blushi e beson edhe vetë se mund të fitojë zgjedhjet në PS, edhe sikur Edi Rama të ndryshojë mendje dhe ta lejojë garën. Por kjo nuk ka asnjë rëndësi për mua. Problemi nuk është kurrë tek ai që i kërkon, por tek ai që i ndalon zgjedhjet. Para disa vitesh, partitë e mëdha përpiqeshin të sajonin garë, edhe kur nuk kishte kandidatë, ndërsa tani që ka kandidatë, Edi Rama nuk po lejon garën. Asnjë parti në botë, përfshirë edhe ato komuniste, nuk mund t’ia lejojë vetes të eleminojë zgjedhjet. Sepse pastaj humbet cdo sens diskutimi dhe kalojmë në kufinjtë e një teatri absurd. Fatkeqësisht, kjo po ndodh në forcën kryesore politike të mazhorancës.
Dhe pyetja është a mund të presësh që të respektojë zgjedhjet e të tjerëve një parti që nuk bën zgjedhje vetë? Unë për vete nuk pres. A mund të ketë vlerësim për votën e lirë të shqiptarëve, një njeri që e zhduk fare kutinë e votimit edhe në shtëpinë e vet? Po edhe më shumë se kaq. A mund të presësh që ta trajtojë me respekt opozitën, si kundërshtare politike, dikush që i lëshon të gjithë lukuninë e ujqërve në shpinë edhe pakicës në partinë e vet? Dhe cfarë është më kryesorja, a mund të presësh shtet ligjor, reforma apo drejtësi, nga një parti, e cila, e vëmë në rresht nga një njeri i vetëm, hedh në kosh me përcmin kushtetutën e vet, apo librin e rregullave, që është statuti?
Janë këto arsyet e vetme që më shtyjnë të flas për një cështje, që në pamje të parë duket sikur nuk më përket. Natyrisht, gjatë këtyre ditëve kam mësuar më shumë për “veset” dhe për defektet e Blushit, për “tradhtitë” dhe dobësitë e tij, të cilat mund të bëhen më shumë po t’u shtoj edhe rezervat e mia për të. Por kjo nuk ndryshon ndonjë gjë të madhe, për të mos thënë që i jep më shumë të drejtë atij. Sepse nuk ka asnjë rëndësi se kush është deputeti Blushi, por se cfarë thotë dhe cfarë po kërkon ai.
Nga ana tjetë unë nuk besoj se Blushi është duke testuar këto ditë Edi Ramën dhe as demokracinë në Partinë Socialiste, pasi mendoj se i njeh sa dhe sic duhet. Dhe aq më pak, të jetë duke sensibilizuar ndonjë parti tjetër, në distancë apo afërsi, për të cilën ma merr mendja se duhet të jetë tërësisht i painteresuar.
Por jam shumë i sigurt se ajo që ai po bën është një test për gjithë shoqërinë tonë, e cila po përjeton prej kohësh një kllapi rraskapitëse. Nuk ka rëndësi, nëse është nisur me këtë qëllim apo e ka rrëmbyer vala, produkti është njësoj. Eshtë një thirrje publike për t’u zgjuar dhe për t’i dhënë një përgjigje të qartë pyetjes se cfarë pret kjo shoqëri prej partive politike. Sepse askush nuk mund të thotë se ajo, që ndodh brenda gardhit të tyre nuk afekton jetën dhe fatin e tij, sado apolitik të jetë ai.
Ben Blushi është sot një eksperiment në epruvetë, i cili po shërben për të shpjeguar shumë prej fenomeneve të shëmtuara dhe traumave gërryese, që po kalon Shqipëria e sotme për shkak të deformimit të sistemit. Eshtë një përgjigje për pyetjet e përditshme se përse qeverisemi kaq keq, pse ka kaq shumë banditë në parlament, pse duan të ikin nga sytë këmbët shqiptarët, pse shkelen me këmbë ligjet në këtë vend, pse varfërohen me shumë dhe pse poshtërohen të varfërit tek ne, e plot të tjera si këto.
Para disa vitesh partitë kryesore në vend dilnin për “gjueti” personalitetesh, sepse besohej gjerësisht që ndikimi i tyre mund të sillte më shumë mbështetje publike. Sot është krejtësisht e kundërta. Personazhet me identitet të fortë, edhe ata që kanë mundur të mbijetojnë në xhunglat e partive të mëdha, po kërkohen me qiri për t’u “vrarë”. Të preferuarit janë “radikalët”, ata që nuk kanë ndonjë gjë për të menduar, për të thënë, jo e jo. Mundësisht të fortë, si ata që ka sjellë me lopatë Rama në parlament, por edhe më të vegjël, si psh ata që hungërinin dhe hakërreheshin dje në Elbasan. Dhe në mos qofshin të tillë, të jenë dele të bindura, apo “robotë”, që presin vetëm kurdisjen e të parit.
Eshtë dramatike të mendosh se një parti që për pak e shqeu dje Ben Blushin, i ka hapur krahët Arben Ndokës dhe na humbi dy ditë kohë në Kuvend që të shpëtonte nga ligji i dekriminalizimit Armando Prengën, ndonëse zyrtarisht thotë se e ka përjashtuar atë. Arben Ndoka është sot socialist i dashur i Edi Ramës, i shkarkuar nga deputet, kurse Ben Blushi është një deputet i urryer i tij, por i shkarkuar nga socialist. Dhe për t’u ndjerë i trishtuar për këtë katandisje nuk ka nevojë të kesh teserën e Partisë Socialsite.
Mund të ketë edhe në partinë time njerëz që urrejnë më shumë Blushin, sesa Ramën për arsye objektive apo subjektive. Po kështu, edhe në forca të tjera politike, që ndjejnë t’u prishet paksa qetësia e kenetës së tyre nga kjo “rilindje” mbrapsht e Blushit.
Por partitë tona janë si enët komunikuese. Ndryshimi i nivelit të njërës, transmetohet menjëherë tek tjetra. Ndaj edhe nuk duhet të jesh domosdoshmërisht socialist për të pasur ndjeshmëri nga zhvillimet dramatike në partinë e Edi Ramës. Sot në Shqipëri, partitë politike po u imponohen përdhunisht shoqërisë dhe unë mendoj se ka ardhur koha që shoqëria t’u imponohet partive politike. Eshtë e vetmja mënyrë për ta ndalur marshimin e së keqes.
Tani qe problemet ne PD i zgjidhe te ka ngelur halli e meraku te PS.
Ho mor taj djathtosh ,u ktheve n strofull tash n fund. Mos ja qaj hallin blushit se nuk e merr kush seriozisht ne rradhet e te majtes per sa kohe duket si binjaku i kaqit te zi . Maksimumi qe bejne te majtet eshte te tallin bolet me pupacin e sales dhe metes qe quhet blush .Kurse ju te pedes ose shqupit me mire merruni me akuzat e te ndjerit Olldashi per udheheqjen tuaj , para se te “aksidentohej”.
Po..Një analizë dhe në fakt një Apel..i fortë që i drejtohet jo vetëm PS dhe kryetarit të saj Horr..Ramës,por edhe partisë së vet..e cila ndoshta e ka filluar me kohë këtë lojë të poshtër ..”Gjuetinë e shtrigave dhe shtriganëve..”Ku shkon Edi Rama me këtë degradim sistemi…Thirrja në fund të shkrimit është shumë domethënëse..:shoqëria shqiptare duhet ti imponohet partive politike..që të mos kthehen në sekte fetare…!bukr Patozi..!
ik o pirdhu…bathorist.
Mir po ape Pak gojen Te ajo partia jote ater je burr.
jam plotësisht dakort me ato që thotë Blushi dhe ato që kërkon,
plotësisht kundër me paturpsinë që po i bën Rama Blushit
por që të analizojë një bythlëpirës i Berishës që për 25 vjet po ia qinë nënën PD dhe rrjedhimisht dhe Shqipëris
kjo nuk shkon,
shiko Pd o Patozi se keni zgjedhur kryetar të ri dhe ligjin po e bënë akoma Saliu
për këtë fol, rregullo partinë tënde njëherë, pastaj fol për të tjerë
po ik o surrat merru po ke bythe me ate plehun qe qelbi PD e Shqiperi 25 vjet dhe akoma e keni ne krye te sofres, ate bej ti. Keni qene mallkimi i ketij kombi dhe mbeteni akoma te tille. Beni te pakten nje gje te mire dhe perjashtojeni salane nga PD si i padenje per nje parti qe misheron idealet e dhjetorit. Mos u merr me te tjeret, rregulloni veten njehere.
Pika ktija! I doli zeri e po gerthet fort per PS-ne ky. E ndriti modelin te PD-ja.
Kiji inatin, foli hakun. Te gjitha ato qe ka shkruar Patozi qendrojne. Une nuk e kuptoj Ramen se perse nuk ben zgjedhje?! Une nuk e kuptoj Ramen se perse e ka mbushur qeverine me djelmosha dhe çupelina pa eksperience, autoritet dhe reputacion?! Une nuk e kuptoj Ramen se perse nuk ndermerr reformat e nevojshme, me vendosmeri, guxim dhe pa i marre doren opozites?! Une nuk e kuptoj Ramen se si e lejon Saliun t’i shaje socialistet me nene dhe me babe ne Parlament dhe ata te rrine si mut?!
Më legen se Sazan ambjentalisti.
Jo se ka gabim gjithçka thotë, por e thënë prej një të tredhuri politikisht nga partia e tij të cilën e nënkupton në çdo rresht por nuk ka guxim ta artikulojë.
Ik or Sazan …më fal -Astrit, stërvitu me vezë se sa të shkruash për demokracinë në PS.
Me pelqen analiza e Patozit pasi eshte objektive dhe e sakte…
PS, ne dallim nga PD, historikisht ka qene me demokratike se PD. Po te qe e kunderta do kishte mundesi te bente edhe Patozi ate qe ben sot Blushi etj aty. Nuk di a i kujtohet Patozit ngjarja e Konferences se PD per Tiranen ne vitin 1995, kur kryetarin e saj, deputetin dhe ministrin e Bujqesise, te ndjerin Petri Kalakula, falangat e Berishes e ulen me force nga podiumi, ku kryesonte mbledhjen dhe e nxorren jashte dhe pse, sepse tha: Nuk mund te jesh njeherazi komunist, antikominist dhe demokrat, qe ne fakt ishte nje perifrazim, paska ndryshe, i asaj qe kish thene Havel: “Komunistet me te zinj jane komunistet antikomuniste”. Ky ka qene nje nga qindrat e rasteve qe sapo kane ngritur pak koken ne PD, qysh nga viti 1990, jane flakur ose me manipulim te zgjedhjeve te forumeve, ose me kercenime dhe ne ndonje rast dhe më keq. Perjashtuar rastet e sahanlepiresve te cilet edhe pse kane pesuar 1001 mbi shpine jane kthyer serish ne prehrin e tij. Le ta provoje dhe sot Patozi te beje ate qe ben Blushi etj. Dhe ne duam qe, ai dhe te tjere, brenda PD ta bejne kete, per te mire te asaj vete ne rradhe te pare, dhe pastaj te demokracise ne Shqiperi qe eshte pasoje e ketyre te ashtuquajturave parti te Berishes, dje dhe sot dhe Rames sot.
…ky mban ere myk…jeton ne myk…e do te marre pak ajer duke shkruar per PS…nje bote qe e enderon
“Dajes”:
Te pelqeka analiza e Patosit ty daje?
Po ju keni 2 vjet e gjysem qe nuk keni lene gure pa levizur per te percare PS-ne.
Patosi rri ne nje grup parlamentar me ish anetarin e PPSh, Kastriot Islamin, ish kryetar Kuvendi, ish tre here minister, 5 here deputet i PPsh dhe PS-se,me nje ish komunist tjeter qe ka qene deputet i PS-se ne Kukes (Dogani, Dogjani a se e ka mbiemrin). Ka kuptim kjo per ty mor Patos? Ti qe je i pakenaqur me Berishen dhe Bashen, uluni e pini nje kafe me Blushin, bini dakord dhe ti kalo me PS-ne, nga e ke origjinen tende dhe Blushi te kaloje me PD-ne, ku e ka origjinen politike te tij. Edhe Ps-ja nuk do merrej me me ty dhe PD-ja do i jipte nje vend te konsiderueshem Blushit per merita te shquara per balten qe po i hedh PS-se prej 12 vitesh.
Ja qe u zgjidh problemi.
Po ik or kukuth shko merru me hallet e tua qe nuk i ke te pakta dhe lere PS-ne se i ka punet me ne rregull se kurre.
Ke te drejte ,O Patozi ,qe shkruan per Blushin. Ashtu eshte . E fershellyen e ndoshta edhe desh e rrahen,po ama fjalen e mori,foli c’i deshi qefi. Therriti e berrtiti,po diellin nuk e mbulon dot me shoshë. Sa per PS-ne mos ia qaj hallin. Pa shikoi bythet e Eduart Selamit, Genc POllos I jane mbyllur plaget nga te rrahurat e Saliut ? Pa pyete Prec Zogajn si i ka bythet nga karrikja e thyer. Pa pyete Arben Imamain I mbine dhembet apo i vuri proteze ,pas thyerjes qe u beri SALIU ME TRIMAT E SHIKUT. Pa interesohu e pyete vet Zonjen Zaloshja, e po nuk munde pyete te vellan se t’;a tregon ai si u perzu femra e pare inisjatore e formimit te Partise demokratike? Dhe e di pse? Sepse dolen kunder mendimeve te Saliut,sepse nuk donin nje komunist 25 vjecar ne krye te parties. Ti do te thuash se Eduarti , e Genci me Tritanin erdhen perseri ne PD. PO erdhen se legeni nuk behet dot teposi ,apo kusi per te mbajtur ushqim ,po mbetet legen per te hedhur mbeturinat….. Ka te ngjare qe nje nga ata te jesh edhe TI…….
O Patos, mos fol me pathos se kemi kohe qe edhe te quajme burre te ndenjur, por edhe burre qe Sali Berishes i ke mbajte pishen. Asnje nga ju te demokratikes nuk ka goje te flase per kete çeshtje. JU po mbroni sot Sali Berishen qe qe nga Amerika e deri tek konferenca islamike, perveç pjeses dermuese te popullit shqiptar, ja kane shkruar ne balle: kriminel, hajdut dhe tradhetar; ndersa ju e duartrokisni kur ai flet para mediave ne rruge dhe rrini si hunje gardhi. Kaq per ty Patos. Ben Blushin ne Elabasan e shane qytetaret qe e kishin votuar, ata i dine aresyet me mire nga une, ti dhe Andi Bushati. Beni u takua ne Rogner me Kreshnik Spahiun, nje figure tejet e degjeneruar qe genjeu ajken e intelektualeve patriote shqiptar dhe ata kur e pane, para zgjedhjeve, iken dhe e lane vetem te turperuar, te turperuar ata dhe jo Kreshniku se ai eshte bere halé dhe nga goja. Pra Blushi, ndoshta me porosi te Fatosit dhe deputetit tuaj emigrante Kastriot Islami, e kane nxjerrur te lehe rrugeve. Dhe ai po e ben shume mire. Ju trembi, e frikeshme thote Bushati, se mos PS kthehet ne diktature, por po u a nxjerr une merakun: mos kini frike se s’mund te kthehen te dya ne diktature si ju ashtu edhe keta, por jeni shume larg njera tjetres, pothuaj si dita me naten. Une kam shprese tek PS dhe Edi Rama dhe aresyeja eshte se kete ma keni shtuar ju me ato qe bete 25 vjet me kryekriminelin ne krye qe s’po e le akoma fryma natyrale, se drejtesine e ka vdekur me kohe. Kurrizos, vetem varri ja ndreq kurrizin dhe ju te tille keni ngelur. Per nje gje me vjen shume keq: Si arritet dhe na perçate kaq shume ju , ne shqiptaret?!