Veliaj përuron ambientet e reja të gjimnazit “Qemal Stafa”

7 Mars 2016, 17:12Sociale TEMA

Nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë kanë marrë një dhuratë të veçantë me rastin e 7 Marsit, ditës së mësuesit, një premtim i mbajtur edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës. Pas shumë muajsh bllokimi, ambientet e reja të shkollës së rikonstruktuar dhe shtesa krejtësisht e re që i është bërë godinës së gjimnazit, u përuruan sot nga kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili gjeti rastin që të përcjellë urimin e tij për të gjithë mësuesit e kryeqytetit.

“Nuk besoj se kishte një ditë më të bukur se ky 7 Mars për të çelur shkollën e re “Qemal Stafa”. Para disa javësh kam inspektuar punimet në këtë shkollë dhe së bashku me drejtoreshën i bëmë një premtim publik njeri-tjetrit, që në datën 7 mars, do të fillojmë mësimin. Tirana ka humbur shumë kohë, ashtu si edhe kjo shkollë, punë që zvarriteshin, kontrata që nuk realizoheshin”, tha kryebashkiaku Veliaj në ceremoninë e përurimit të ambienteve të reja të shkollës.

Ai shtoi se puna e kryer në një kohë të shkurtër në këtë shkollë është shembulli më i mirë i faktit se kur i rri punës te koka, gjërat bëhen në kohë. “Falenderoj të gjithë ata që kanë besim se puna është mënyra më e mirë se si ne i përgjigjemi kritikës, se si u përgjigjemi fjalëve dhe cinikëve. Ndaj, edhe për ju që jeni të rinj sot dhe do të mbaroni shkollën, nesër do të shkoni në universitet, di t’ju jap vetëm një këshillë: Vetëm puna është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që nuk e duan suksesin tuaj”, theksoi Veliaj.

Më tej, duke u uruar mësuesve 7 Marsin, Veliaj shprehu mirënjohjen e tij, jo vetëm për ata që e ushtrojnë sot profesionin e mësuesit, por edhe për të gjithë mësuesit e dalë në pension. “Shpreh mirënjohjen për të gjithë ato breza mësuesish, të cilët janë përkushtuar me pasion, që Shqipëria të bëhet një vend më i mirë edhe duke dhënë mend, jo duke kritikuar, jo duke bërë ‘analistin’, por duke investuar te fëmijët dhe e ardhmja e qytetit tonë”, tha Veliaj.

Me rastin e Ditës së Mësuesit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot edhe një grup mësuesish, të cilët kanë dalë në pension. Ai u shprehu atyre mirënjohjen për kontributin që kanë dhënë ndër vite në shërbim të edukimit dhe arsimimit të brezave në Shqipëri.

Punimet për gjimnazin “Qemal Stafa” përfshijnë rikonstruksionin e plotë të ambienteve ekzistuese dhe një shtesë objekti me një sipërfaqe bazë 907 m2. Shkolla tashmë ofron 34 klasa, 5 laboratore, një palestër të re, sallë mesuesish, sallë mbledhjesh, e disa ambiente të tjera, të cilat u vijnë në ndihmë nxënësve dhe stafit pedagogjik. Godina tashmë ofron gjithashtu dhe ngrohje të garantuar nëpërmjet një sistemi qendror ngrohje.

3 komente në “Veliaj përuron ambientet e reja të gjimnazit “Qemal Stafa””

  1. Tomorri says:

    Bravo Erion Velija je dhe do te mbetesh djali me i mire i Tiranes .

  2. DIA says:

    O fiku po nuk na dalin llogarite qe te ngresh nje ndertese te re e ta kompletosh per 7 muaj pa shiko se me duket se eshte pune e dikujt tjeter, me fal qe te thashe po ti nuk shquhesh per ndertime se edhe si minister nuk ndertove as edhe nje shkolle te re profesjonale megjithese hengre per nje vit 40% te gjithe buxhetit te qeverrise, per ndonje lyerje me boje te koshave e mundet po per te reja ti vetem llafe ke, se mu kujtua sa kosha te vegjel mbeturinash ke vene ne Tirane per 7 muaj…………….ASNJE FIKU po ske faj se kish shpenzime mami e nuk te dha leke.

  3. Erjoni says:

    I keni pare ju keto ambiente qe listoni apo keshtu shkruhej te njoftimi i zyres se shtypit te bashkise dhe ju e merrni copy-paste? Do ju sjell foto neser qe te kuptoni sa brockulla postoni pa bere asnje verifikim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje