Misteri i Ramizit/ Dokumentet që tregojnë dërgesën prej 4 tonësh për 2 banka të Zvicrës në vitin 1990. A ishin vërtet flori?

10 Mars 2016, 09:32Dossier TEMA

Disa dokumente të publikuara sot tregojnë se në periudha të ndryshme gjatë vitit 1990 nga Banka e Shqipërisë janë transportuar drejt dy bankave zviverane pako me peshë rreth 4 tonë.

Faturat tregojnë se Banka e Shqipërisë ka rezervuar vendin në avionin e transportit të shoqërisë “Swissair”. Kolitë janë marrë në dorëzim nga “Union Bank of Switserland” dhe “Credit Suisse”.

E përditshmja që i publikoi këto dokumente, “Gazeta Shqiptare” shkruan se janë 4 tonë ar të depozituara në bankat e Zvicrës, por nuk është e mundur të investigohet më tej për arsye të sekretit që ruajnë bankat e Zvicrës.

Shkresa që kërkonte sigurimin e vendit në avion mban firmën e ish-Drejtorit të Bankës së Shtetit, Qirjako Mihali, njëkohësisht një nga anëtarët e Byrosë Politike të Partisë së Punës. Gjurmë për përmbajtjen e këtyre dërgesave mund të gjenden sot në arkivin e Bankës së Shqipërisë, por GSH shkruan se Guvernatori Sejko nuk ka pranuar të presë gazetarin Artur Çani.

Në dokumentet e publikuara nuk shkruhet në asnjë vend se kolitë përmbanin flori, por kjo konsiderohet si e mirëqenë. Sipas GSH, vlera e arit të dërguar në atë kohë në Zvicër arrinte në 150 milionë dollarë amerikanë.

Në bankat e Zvicrës është e mundur të depozitosh jo vetëm monedha e karmonedhe, por edhe sende me vlerë, sikurse janë metalet e çmuara, ku përfshihet edhe ari. Gjithashtu mund të depozitohen edhe sende që kanë nevojë për një ruajtje të posaçme, sikurse mund të jenë kaseta filmike, dokumente e shumë gjëra të tjera të këtij lloji, deri edhe matricat për prodhimin e kartmonedhave.

Bankat shpeshherë nuk janë vetëm ruajtëse të depozitave dhe metaleve të çmuara, por edhe të sekreteve të mëdha.

Gjithësesi, dokumentet hedhin dritë mbi marrëdhëniet që shteti komunist mbante me vendet e damkosura si “borgjeze”, që për njerëzit e thjeshtë në atë kohë mund të përbënte një çudi. Në atë kohë, vendin e drejtonte i ndjeri Ramiz Alia, pasardhës i Enver Hoxhës.

18 komente në “Misteri i Ramizit/ Dokumentet që tregojnë dërgesën prej 4 tonësh për 2 banka të Zvicrës në vitin 1990. A ishin vërtet flori?”

  1. KOZi says:

    Loja rifilloi , kush e ka topin ?

  2. BANKIERI says:

    1 kg ar = 35.274 onc
    3951 kg ar = 3951 kg x 35.274 onc = 13936.757 onc
    13.936,757 onc x 383.51 Usd/onc = 53.448.857 DOLLARE
    KAQ ESHTE VLERA NE DOLLARE E 3951 KG AR NE VITIN 1990, PRA 53.4 MILION DOLLARE DHE JO 150 MILION DOLLARE
    SEPSE VLERA E ARIT NE VITIN 1990 KA QENE 383.5 USD/ONC
    NDERSA NE VITIN 1970 ISHTE 35.94 USD/ONC
    KESHTU O KOMUNISTE ANTIKOMUNISTE

    1. Myzeqeja says:

      Po inflacioni o bankdhier? Me 53 Milion dollare ne 1990 mund te bliheshin p.sh. pasuri te paluajtshme qe sot kostojne shume me teper se 150 Milion dollare.

      1. Bankier says:

        Po flasim per 1990 o _ije Myzin
        APO DO I MARRESH ? JE PLAKUR E ……………
        NE ARTIKULL SHKRUHET:
        “Sipas GSH, vlera e arit të dërguar në atë kohë në Zvicër arrinte në 150 milionë dollarë amerikanë”
        PERDOR GJYSLYKE HEREN TJETER

        1. kurse sot ; 1kg flori=36 000 euro…..
          10kg flori=360 000 euro….
          100kg flori=3 600 000 euro….
          1 ton flori = 30 000 000 euro….x 4 ton = 120 000 000 me nji fjale [ njeqind e njizet Milione Euro ] !

  3. kuq e zi says:

    zvicrra e ka hequr sekretin bankar por edhe perpara ajo jepte hollsi per njerez qe ishin te denuar apo diktatore me kerkese te shtetit te origjines
    svicrra eshte banke jo bashkepuntore hajdutesh eshte shteti shqiptar qe nuk don te dale e verteta sepse ato arka nuk kushin dru
    nje amerikan i vjeter thonte NDIQ PARANE ku eshte familja e ramizit me cfare merret kush eshte trashgimtari i firmes qe ka hedhur ramizi ne ate dokument??

  4. mohikani says:

    ZOGIST edhe ramizi??????????

  5. Lomi says:

    Gjithsesi dicka harxhuan per kete vend – hajdin sejdia apo amadeus shpk sot… Plus qe ngriten bizneset e veta. Gezo popull!

  6. Berrisha Strazimiri says:

    I nderuar Bankier. I thua ,i thua , po kujt ja thua. Keta nuk i bejne hesapet me lapes ,por jane mesuaar ti bejne me kallash. dhe dihet se kallashi me bresheri vetem nje plumb hell ne shenje, gjithe te tjeret ne hava. Po kujt ti mbushesh mendjen se keto lloj proçedurash jane normale. Alpineve dhe vikingeve te tropojes.. ?

  7. Tosi says:

    O trapa qe ju hapet oreksi kot,filloni motorrin e rrumpallave,derisa ka nje firme hyrje dhe dalje i eshte ne rregull puna,njerzit aty jane,por mos harroni qe ne baze te floririt qe shteti ka ne banke ,eshte dhe garancia e tregtise,por mind te jete dhe transaksione financiare per borxhe etj.Ate kohe po te vidhej ta lepusnin ate mikun,por gjithcka mund te ndodhe ,por deris ka hyrje e dalja .pak vullnet dhe gjendet.Nuk besaoj qe Sales ti kete shpetuar kjo gje.

  8. Nardi says:

    Lexojeni me vemendje. Ne dokument nuk thuhet askund qe ngarkesa ka qene ne ar. Pse mendoni qe sherbetori i Berishes, Fullhani, nuk do ti kishte hapur te gjitha dokumentat dhe nuk do te kishte shkuar ne banken ne Zvicer, me urdherin e Saliut?
    Atje ka patur paisje me te cilat pritej paraja. Pavaresisht se cdo paketim para imbarkimit ne avion peshohet.
    Le te pyese Fullhan Berishen ky Artur Qeni, vellai i Arjan Qenit.

    1. I drejti says:

      Nard ndoka ishe ti

  9. Brahoho says:

    Berisha eshte vene per te ruajtur sekretet e komunizmit dhe jo per ti “zbardhur”,se perndryshe do kishte hapur dosjet.

    Qe eshte vjedhur floriri nga diktatura komuniste eshte nje gje qe nuk mundet te diskutohet. Dihet e sterdihet nga te gjithe.
    Se sa eshte vjedhur,nuk do ta dime kurre deri sa te jete Berisha dhe komunistet e tjere gjalle.

  10. emigranti says:

    Ne rast se qeveria shqiptare sot e ndjek problemin seriozisht patjeter qe e zgjidh ate .
    Per bankierin qe ben llogarite harron qe vlera e dollarit sot eshte me e vogel se ne 1990,dhe e arit mjaft me e madhe, pa llogaritur interesat.
    Kur nis llogarine mos e le pergjysem.

  11. Sali kari says:

    Ka vjedhur Lulzimja 300 milion me nje dore dhe spo ankohet askush

  12. Gazetare says:

    OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO)OOOOOOOOOOOOOOOOOOO

    shkruan GOLD!

    OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO.

  13. A says:

    Me 7 prill 1939, ne momentin qe u pushtua Shqiperia nga Italia fashiste dhe me ikjen e ZOGUT, i cili mori 170 kg flori/ar duke vendosur firmen personale mbi dokument.
    Pjesa e floririt qe ngeli ne thesar e mori Italia fashiste dhe e dergoj ne Itali. Me kapitullimine saj kete flori e mori Gjermania nazite. Me fitoren e aleateve, kjo sasi ari u depozitua ne Britani te Madhe. Kjo sasi ari u ngri dhe nuk ju suall Shqiperise komuniste me ngjarjen e Kanalit te Korfuzit.
    Me clirimin e Shqiperise nga Gjermania naziste me 29 nentor 1944 dhe pushtimi i saj nga komunistet e Enver Hoxhes,
    ky rregjim diktatorial i mori me tatim te zakonshem, me tatim te jashtezakonshem dhe me dajak dhe dhune pasanikeve dhe tregtareve shqiptar 355 TON FLORI/ AR. Ku maksimumi 3 TON FLORI/AR jane futur ne thesarin e shtetit, pjesa tjeter nuk dihet se ku ka perfunduar??!!
    Tani, na del se ne menyre te vazhdueshme deri sa ishte ne fuqi rregjimi komunist me te fundit dirigjent RAMIZ ALIA na paska avulluar perseri floriri/ari jashte shtetit.
    Gjate kohes qe ishte Kryeminister ILIR META (FLORIRI), u vodh nga nje katunar i Krrabes me gomar thesari i shtetit, me 170 kg flori/ar.
    Perseri gjate kohes me kryeminister SALI BERISHA dhe me governator ARDIAN FULLANI (FULLHAJNI) u vodhen 780’000 Evro ne vlere leku.
    Duke u mbyllur uzina e bakrit ne Rubik te Mirdites qe bente dializen e nxjerrjes se floririt/ arit Shqiperia gjate ketyre 25-se vjeteve te ashtuquajtures demokraci ka humbur ose jane zhdukur 5000 kg flori/ar.
    Me te gjitha keto “suksese” Shqiperia eshte duke u “zhvilluar” dhe “rilindur” si vendi, shteti dhe populli me i varfer dhe i mjeruar ne Ballkan dhe ne Evrope. Keto rezultate jane arritur me “pune”, “djerse” dhe me “shkathtesi dhe zgjauarsi” qe ka treguar mender shoqeria dhe politika shqiptare e ketyre viteve te tranzicionit. Tung.

  14. veri says:

    Babkat e Sviceres depozitojne vetem flori thone ,
    nders hekurin llamarina etj si kto metale metalurgjite

    ka pas me putane se skuthi ramiz alia ?
    Islamist muti , kte njohin kta plehra ,pabesin ,vjedhjen ,vrasjen ,tradhetin kurverin e cju permban pragu
    rraca kancerogjene e ktij Globi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje