Një sasi prej 1.2 kg drogë e llojit e dyshuar kokainë është sekuestruar nga policia e Durrësit gjatë natës së shkuar.
Në komunikatën zyrtare thuhet se lënda narkotike është sekuestruar në një automjet tip Skoda, me drejtues shtetasin Gentian Lulja, 36-vjeç, banues në Tiranë.
Policia sqaron se droga ishte fshehur poshtë levës së marshit të mjetit, ndërsa po tentonte të shkonte në Itali nëpërmjet portit të Durrësit.
Kontrolli në vijën e dytë të kontrollit, zbuluan sasinë e lëndës në fjalë.
Policia arrestoi drejtuesin e mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike e mbetur në tentativë”.