Një grua në Rusi është duke u përballur me akuza për rrëmbim fëmije, pasi kamerat e sigurisë e filmuan teksa dilte nga një qendër për kujdesin e fëmijëve, me një foshnje që nuk ishte i saji. Ajo që e bën më tronditëse ngjarjen është se gruaja e kishte futur fëmijën në një çantë të gjelbër, ndërsa del fare e qetë nga ndërtesa. Mediat Ruse bëjnë të ditur se foshnja është gjetur pak metra larg ndërtesës, ndërsa gruaja është arrestuar dhe po ndiqet penalisht. Autoritetet dyshojnë se ajo mund të vuajë nga ç’rregullime psikologjike si pasojë e humbjes së një fëmije pak kohë më parë.