"Im bir më kërkoi falje se iku pa leje para se të mbyllte sytë, mua s'më ka kërkuar njeri falje ende. Dje kisha përballë Mediun, sot Kodhelin"

15 Mars 2016, 09:36Politika TEMA

Gërdeci pas 8 vjetësh mbetet një plagë e hapur për familjarët e viktimave, të cilët vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Zamira Durda pas pushimit  të gjyqit penal ka nisur një proces gjyqësor në Strasburg kundër Ministrisë së Mbrojtjes.

“Kam qenë në 213 seanca gjyqësore. Më kanë shtyrë, përzënë, por nuk dorëzohem. Djali im iku 8 vjeç nga kjo botë. Kur e gjeta të djegur 65 përqind të trupit, më kërkonte ujë dhe më recitonte vjershën Thuthuqi, aty ku kishte arritur me mësime. Fjala e parë që më tha ishte më fal, që ika pa leje. Mua njeri nuk më ka kërkuar falje qysh atëherë”, shprehet ajo për emisionin “Dritare”

E pyetur kë fajëson, zonja Durda thotë:

“Unë fajësoj Ministrinë e Mbrojtjes , sepse nuk ka bërë detyrën, nuk më ka mbrojtur. Ishim në shtëpi, ne nuk ishim në luftë. Këtu nuk gjejmë dot drejtësi. Ndaj po e pres nga jashtë.

E kemi çuar çështjen në Strasburg në 2009. Sepse ishte krim shtetëror dhe shteti im nuk e ka hetuar. Di që janë kryer të gjitha procedurat. Dhe penalisht është mbyllur, asnjë nga 29 të pandehur nuk ka faj.

Dhe në procesin civil kemi përballë Ministrinë e Mbrojtjes që mbron paraardhësit e vet. Dhe normal se ata të njëjtët janë, u ndërrua Mediu me Kodhelin, po në gjyqe ministria paraqitet me të njëjtit njerëz.

Unë kam përballë të njëjtën zyrë juridike të Ministrisë së Mbrojtjes, që nuk pranon as faj, as të paguajë dëmshpërblim .Këta janë të njëjtit njerëz dhe sillen njësoj,  pavarësisht se kush është në pushtet.”

E pyetur në Dritare për gjyqin ne Strasburg, Zamira Durda shpjegon se “edhe atje ka përballë Ministrinë e Mbrojtjes, që mbrohet se çdo gjë se çdo gjë ka qenë në rregull, me VKM.  Ministria mbrohet në mënyrë qesharake, se gjithçka duhet të bëhej në kuadër të integrimit në NATO. Dhe u bë në fushë të hapur, ku kishte njerëz, gra dhe fëmijë. Pse kështu thotë NATO, që demontimi duhej të bëhej në mënyrë?

Ministria në kuadër të Moratoriumit  të Pyjeve dhe Rehabilitimit në repartin e Gërdecit, ku ka ardhur edhe ministrja Kodheli dhe kanë mbjellë ullinj. I kam dalë para makinë së saj, kam dashur ta takoj, kam protestuar, se nuk mund të mbjellë ullinj në një tokë që e kemi larë ne me gjak. Më shtyu policia ushtarake, kështu më kanë shtyrë edhe në gjykatë. Jam mësuar tani, po nuk dorëzohem.

Gërdeci është ende krater i hapur. Po nuk u dha drejtësi për të, kot që jetojmë në këtë vend”.

5 komente në ““Im bir më kërkoi falje se iku pa leje para se të mbyllte sytë, mua s’më ka kërkuar njeri falje ende. Dje kisha përballë Mediun, sot Kodhelin””

  1. J. says:

    He ku jane ata te degjeneruarit qe votuan per rilindjen. Ti kthejne pergjigje kesaj zonjes!
    Njerez drogaxhinj, hajdute dhe te pa bese!
    Popull qe skllaverine e ka ne gene te ngulur thelle, shume thelle.
    Flasim keq per grekun ne se na trajton keq, na shan, na perdhunon na vret, na merr token etj..
    Po ne vrasim njeri tjetrin akoma dhe vazhdojme ti paguajme vrasesit me taksat.
    Nuk ka asnje ndryshim midis nesh ne vitin 2016-2017 dhe europes ne vitet para 2000 mije viteve.
    Pra duhet te rekuperojme 2000 mije vite. Fat te mbare Rilindjes!

    1. Talenti says:

      O “J”!
      Te dhjefsha trute qe e kerkon nga rilindja te drejten per Gerdecin!
      Filloje akuzen tende,more qelbesire tek Sali Berisha qe eshte krimineli qe i vrau ata njerez,pastaj tek drejtesia qe ka qene dhe eshte e Berishes,ne fund shko tek Kodheli qe eshte jenicere e Rames!
      Por te gjithe jane pjella te ndyra te kucedres KAPITALIZEM,ku njeriu per njeriun eshte UJK!
      E kishte thene me kohe ENVER HOXHA,por ju kermat e Berishes e mashtruat kete popull budalla se do binit demokracine,por ne fakt prute FASHIZMIN!

      1. J. says:

        O Talent Tirone ti je menderishte i kufizuar (si 90% e shqiptareve) sepse per ty neqoftese akuzon te majten je i djathte dhe e kunderta. Po pse? ti je dhe ‘Talent’! Kjo tregon qe propaganda nga gazetat dhe TV ka bere pune te shkelqyer!
        Une spo flas fare per kapitalizimin (nuk e di nqs ti e kupton vertet kete fjale dhe ca lidhje kishte me sensin e komentit tim per gjendje ku ndodhet ky jo-shtet qe quhet Shqiperi!?) as per Fashizmin (nuk e di kush eshte me keq Komunizmi apo Fashismi! ti mbase e di me mire) as per Komunizmin e aq me shume per kry-kriminelin e ketij vendi qe quhet Sali Berisha.
        Kjo zonja, qe i ka vdekur djali jo ne menyre aksidentale (sepse nuk ka qene asgje brenda ligjit ne Gerdec) por ja kane vrare po akuzon Ministrin e Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes ne vend qe te pranoje fajin dhe ta demshperbleje (per aq pak sa mund te vleje) dhe ne te njejten kohe distanzohet nga ish-ministri po e kundershton sikur te ishte faji i djalit qe lindi e banonte afer Gertecit. Tani ca te shkruaj me shume une…kush kupton dhe e ka trurin ne vend di te arsyetoje se pse ngjarjet po rrjedhin si po rrjedhin…dhe faji pse po ju mbetet vetem gjykatesve neper gazeta e TV. Hajde pune te mbare Talent e kalofsh mire!

  2. popull says:

    Sa jeni gjalle zgjidheni vete,ketu nuk ka shtet

  3. bonbon says:

    Znj. Durda mos u dekurajo,mos u tremb,mos u lodh. Vogelushi yt tetevjecar meriton drejtesi. Ne momentet kur te duket se nuk mundesh me kujto fjalet e tij “Mami me fal”. Ato fjale do te ndezin gjakun. Kupto se jeta e te degjeneruarit Shkelzen Berisha nuk eshte me e vlefshme se ajo e birti tend te pafajshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje