Bashkimi Europian nuk ka ndërmend të nisë procedurat për aderimin e Turqisë në BE, të paktën jo për momentin.
Frans Timmermans, zv/presidenti i Komisionit Europian tha se Turqia “nuk mund të tërheqë prej mënge Brukselin duke bërë presion me refugjatët”.
“Marrëveshja për refugjatët është gjëja e duhur për të bërë. Por nuk do të ketë tolerime të tjera veç ndihmës ekonomike. Turqia do të respektojë ligjet ndërkombëtare përsa i përket refugjatëve dhe duhet të kujtojë se marrëveshja që bëmë nuk është një biletë falas për në BE, jo për momentin”, tha Timmermans.
Për këtë temë ka folur edhe kancelarja Angela Merkel
“Hyrja e Turqisë në BE nuk është në rendin e ditës”, tha shkurt dhe prerë Merkel.