Grabisnin piktura, arrestohen 17 persona

17 Mars 2016, 10:21Sociale TEMA
Grabisnin piktura, arrestohen 17 persona

Dymbëdhjetë persona të dyshuar për grabitjen e disa pikturave me vlerë rreth 15 milionë  euro janë arrestuar nga policia Italiane.

Pikturat e grabitura nga muzeu i Veronas përfshijnë vepra të Tintoretto-s, Mantegna-s dhe Peter Paul Rubens. Nga pamjet e kamerave të sigurisë së muzeut është arritur në përfundimin se grabitësit kanë vepruar vetëm pak pasi stafi i muzeut kishte lënë ndërtesën, por në kohë përpara se të aktivizohej sistemi i alarmit. Ata kanë lidhur recepsionistin dhe më pas kanë detyruar një nga rojat duke i drejtuar armën, t’iu jepte çelësin e makinës së tij, me të cilën më pas janë larguar.

Nëntë nga të arrestuarit sipas policisë Italiane, janë nga Moldavia dhe janë arrestuar në vendin e tyre, ndërsa tri të tjerë janë Italianë dhe u arrestuan në Verona. Pikturat u gjetën në Moldavi dhe tashmë janë duke u kryer procedurat për kthimin e tyre në Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje