Kriza e refugjatëve, si po shkërmoq Turqia Bashkimin Europian

17 Mars 2016, 16:14Bota TEMA
Kriza e refugjatëve, si po shkërmoq Turqia Bashkimin Europian

 

Alida Beqiraj

Kriza e refugjatëve po vërteton se Europës po i lëkunden seriozisht themelet dhe po i shkërmoqen parimet klasike të barazisë, solidaritetit, shtetit ligjor e demokratik, respektit për dinjitetin njerëzor.

Përballë një situate dramatike në Greqi, presionit të vazhdueshëm të daljes së Britanisë nga Unioni (Brexit), mosdakordësisë mes shteteve për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, kancelarja Merkel, përfaqësuese potenciale e BE-së i është dorëzuar dje Turqisë dhe ka anashkaluar drejtimin e vendit me dorë të hekurt të presidentit Erdogan. Edhe pse ka trumbetuar për respektimin e të drejtave të njeriut, Merkel ka refuzuar të hapë dyert për refugjatët që po jetojnë një kushte të mjerueshme në Idomeni të Greqisë.

Është rënë dakord në tavolinë që refugjatët që ndodhen në Greqi të merren mbrapsht nga Turqia, me premtimin që gradualisht të aplikojnë për azil legal në Perëndim.

Nuk ka shumë rëndësi nëse Merkel, për këtë dakordësi, ka bërë a jo një pakt të fshehtë me presidentin Erdogan duke iu imponuar vendeve të tjera anëtare të BE-së, por publikisht, si kurrë më parë, ajo i ka bërë elozhe Turqisë.

Ankaraja zyrtare ka fituar bindshëm terren me presionin që po i bën BE-së në këmbim të zgjidhjes së krizës së refugjatëve. BE, ka dhënë ok-in për miratimin në parim të paketës së re financiare për Turqinë që pritet të miratohet zyrtarisht në samitin e BE-së këtë të premte. Paratë që jep BE-ja për Ankaranë do të dyfishohennga 3 Miliardë Euro deri në fund të 2017-ës, në 6 miliardë Euro deri në fund të 2018-ës. Jo vetëm kaq. Duke qenë se Turqia nuk po kënaqet më vetëm nga paratë, brenda korrikut Merkel ka premtuar përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave me vendet e BE-së.

Komisioni do të bëjë një propozim legjislativ për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit turq në fund të muajit prill, edhe pse nga 72 standarde që Turqia duhet të përmbushë në Udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, nuk ka përmbushur as gjysmën. Kjo, sipas vlerësimit për plotësimin e standardeve të bërë nga vetë KE-ja. Duket se BE-ja që në dukje, nuk lëshon pe kur vjen fjala për përmbushje të kritereve, standardeve, rekomandimeve, po mban sytë mbyllur në rastin e Turqisë, e cila në dukje është penalizuar gjithmonë nga Unioni, edhe për shkak të problemeve të autoritarizmit që ka në qeverisje.

Befas, duket se këto probleme janë zhdukur, sapo Turqia, edhe për shkak të resurveve strukturore që zotëron, ka menaxhuar mirë krizën e refugjatëve, duke mbajtur brenda kufijve të saj, deri tani më shumë se 2.7 milionë refugjatë të ardhur nga Siria, Afganistani e gjetkë.

Por a do të kënaqet me kaq Turqia, nëse marrim parasysh se kriza do të vazhdojë, se ideja e presidentit Junker dhe e gjithë Unionit që kriza e refugjatëve të zgjidhet atje ku e ka origjinën, nuk po arrin të implementohet? A do të shantazhojë Turqia me anëtarësimin pa kushte në Bashkimin Europian? Bashkimi Europian ka hapur negociatat me Turqëinë qysh në vitin 2005, por anëtarësimi me të drejta të plota nuk ka ardhur, edhe pse kanë kaluar 10 vjet, aq sa është koha që zgjasin zakonisht negociatat. Në dukje, ky bllokim i Turëisë ka ndodhur, në dukje, për shkak të problemeve që Turqia ka me përmbushjen e kriterit politik, mënyrën autokrate të qeverisjes dhe në prapaskenë, për shkak të numrit të madh të popullsisë që përkthehet në numër parlamentarësh në Parlamentin Europian. Deri tani është Gjermania, me 82 milionë banorë që zë vendin e parë të parlamentarëve në Parlamentin Europian; nëse Turqia anëtarësohet, kalon në vend të parë sa i përket përfaqësimit, sepse ka një popullsi prej 96 milionë banorësh, 99% e të cilëve, janë muslimanë.

Përballë menaxhimit të krizës aktuale të refugjatëve që është më e madhja pas asaj të Luftës së Dytë Botërore, qëndron ekzistenca e BE-së. Merkel tha dje se Gjermania është mirë, nëse është mirë Europa. Mbetet për t’u parë nëse do të jetë mirë Europa, pas pafuqisë dhe pamundësisë për të qenë një Union.

7 komente në “Kriza e refugjatëve, si po shkërmoq Turqia Bashkimin Europian”

  1. lola says:

    BE kur I sheh punet keq, I menderos parimet.

  2. alda says:

    WAF BE ja nuk ekziston, jane thjesht interesa financiare. turqia eshte vend musliman dhe nuk ka per tu bere pjese e be kurre. analize realiste

  3. Toptani says:

    Me pelqen arsyetimi

  4. Illo says:

    Per turpin e tij dhe te gazetes , qe e botón , Bledi Mane , ben nje nga shkrimet me skandaloze , qe jane botuar deri me sot . Ironi , perbaltje , gjuhe e drujte , urrejtje . ky eshte shkrimi i percmuar i Manes, qe e konsideron veten si Nuk kam pare ndonje shkrim te ketij gazetari , qe te mesosh nje gje , qofte dhe minimale . Tipari kryesor i gazetarit eshte vertetesia . Diaspora shqiptare nuk eshte ajo , qe ironizon Mane . Djemte dhe vajzat e diaspores i kane vene detyra dhe jane adoptuar ne vendin prites . Diaspora shqiptare . pergojohet kot per krime . Kriminelet , perbejne nje numur infra te vogel , pas presjes dhjetore . Diasporat e tjera kane me shume kriminele . Se cili eshte bereqeti i Diaspores , mjafton t’i kujtojem “gazetarit “ , se vec vetvetes , kane derguar ne Atdhe , c’do vit , afer 1 Miliard $ . Si behen dollaret , duke u zgerdhire si Manja , paraziti , qe s’ka bere as nj pune te hairit , kete cerekshekulli . Nuk ka nxjerre as bukene tij . E ka ushqyer Diaspora , qe ai e qesendis . Bledi Mane eshte inekzistent ., I. Foto

  5. Turku says:

    Ska BE per turkun ste fut kush aty me suxhuk ne dore

    1. "suniti" says:

      Kur kane futur jevgjitet e Detit te Zi me sufllaqi dhe gyros qe jane po i njejti m…si dhe suxhuku turk atehere perse nuk duhet ti fusin turqit kur dihet qe nje pjese e tyre jane tanime ne BE qe prej 1981 por me tjeter emer me ate “grek”

  6. Van der saar says:

    Big like gazetares big dislike turqve me palla ne duar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje