Basha: PD vendos standard amerikan. 35% e kandidatëve për deputet do të jenë të rinj

20 Mars 2016, 17:01Politika TEMA

Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në Institutin Republikan Amerikan. Basha foli për vendimin e marrë për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe kërkoi ndihmën e këtij instituti.

“Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA; 35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë Parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”, tha Basha.

Nga ana e tij, presidenti i Institutit Republikan Ameriakan, Mark Green, shprehu gatishmërinë për të mbështetur Partinë Demokratike në realizimin me standarde amerikane të debatit për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet.

1 komente në “Basha: PD vendos standard amerikan. 35% e kandidatëve për deputet do të jenë të rinj”

  1. lom deliu says:

    ku e ke fjalen per cilen Amerike ku eshte vota dhe jo perqindjet e vendosura nga Liderri, ndryshe primeret nuk do kishin vlere.
    Aka ndonje grua tashti tek republikanet ? ishte nje , e skartoi vota dhe askush nuk tha gje. Nuk thone gje as buraat democrat qe fiton Klinton
    Vota e lire, nje anetare nje vote dhe primeret. Nuk I keni zbatuar asnje here, nuk I keni pranuar as si slogan per vite me radhe tashti mundoheni te genjeni , ne gare me sosian tuaj tek PS qe dhe ai e perdor parimin per slogan e shpik referendome , ju kerkok kundershtareve te tezave te tij qe te ngrihen ne keme qe salla ti njoh dhe per fytyre “armiqte”
    Pastaj çfare te djathte jane ata qe votojne per ty kur ke fytyren e diktatorit..?!?!>!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje