Dy persona janë vënë në pranga në Kamëz pasi shtireshin si policë dhe u kërkonin lekë drejtuesve të mjeteve.
Halil Topalli, 22 vjeç dhe Shaban Topalli, 33 vjeç, janë prangosur dhe u është konfiskuar makina me targë AA 551 LI.
“Dy drejtues mjetesh janë paraqitur në Komisariatin Nr 5 që kanë bërë kallëzim se: Më date 18.03.2016 në territorin e Komisariatit Kamëz, tre shtetas të panjohur kanë ndaluar dy drejtuesit e sipërpërmendur duke u paraqitur si punonjës policie (civil) dhe u kanë kërkuar fillimisht të bënin kontroll të mjeteve dhe më pas i kanë kërcënuar me fjalë drejtuesit me qëllim që ata tu jepnin lekët që kishin me vete. Drejtuesit e mjeteve kanë kundërshtuar për të dyja kërkesat e tyre dhe ata janë larguar”, thuhet në njoftimin e Policisë.