Arenc Çela, i sapo emëruar nga kryeprokurori Adriatik Llalla në krye të njësisë “antikorrupsion” në Prokurorinë për Krime të Rënda, është nën hetim nga kjo njësi.
Burimet e lapsi.al, kanë mësuar se njësia “antikorrupsion” në prokruorinë për krime të rënda, prej muajsh ka nisur hetimin pasuror në bazë të ligjit “Antimafia” ndaj Maksim Çelës, i dënuar me 25 vjet burg, si pjesëtar i organizatës kriminale të njohur ndryshe si “banda” e Lushnjës.
Por Maksim Çela është xhaxhai i prokurorit Arenc Çela. Në bazë të ligjit “Antimafia” subjekt të hetimit pasuror përveç të dënuarit Maksim Çela janë edhe të afërmit e tij, si vëllezërit, fëmijët e vëllezërve, nipat etj. Pra, në bazë të nenit 3 ku parashikohet rrethi i personave të dyshuar, konkretisht dispozita nr.2 e këtij neni, ku theksohet se ky ligj zbatohet edhe ndaj: bashkëshortit; fëmijëve; personave gjini ose krushqi e afërt me personin e dyshuar, (të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit,motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka).
Bazuar në këto dispozita ligjore, mësohet se fillimisht prokurorët Anton Martini e Përparim Kulluri, më pas prokurorët Ardian Braho, Adnan Xholi, Gentian Trenova dhe tashmë prokurori Edvin Kondili, kanë nisur hetimin pasuror ndaj Maksim Çelës dhe të afërmve të tij.
Burimet thonë se dosja është ende nën hetim dhe nuk ka një vendimarrje në lidhje me hetimin pasuror ndaj të dënuarit me 25 vjet burg, ku subjekt i hetimit është edhe vetë i sapo emëruari Arenc Çela.
Me ketë emërim, të dyshimtë të Adriatik Llallës, hetimi pasuror së paku ndaj Arenc Çelës, sic e kërkon ligji antimafia, do të pushohet. Por ai vë në pikpyetje edhe vetë paanshmërinë e kryeprokurorti duke ngritur pikpyetjen: a kishte ai djeni për këto fakte kur vendosi emërimin e Çelës?
Por çfare mund te presesh nga nje “Prokuror”i cili esht vene ne ate detyre nga Sali Berrisha,duhet detyruar te terhiqet sa me pare ky lloj sabotuesi dhe mbrojtes i interesave te bandes me kollare ,eshte kohe e humbur te flasesh per kete qenie pa shtylle kurrizore
C’JANE KETO HIJE DYSHIMI.
LLALLA ESHTE PER BURG, NUK KA DREJTESI NE KETE VEND PA U FUTUR LLALLA NE BURG.