Çfarë opozite kërkon Grida?

20 Mars 2016, 16:59Politika TEMA

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma bashkëbisedoi me banorët e Përmetit mbi situatën ekonomike dhe sociale të tyre. Siç njofton Partia Demokratike,Duma u foli përmetarëve për një opozitë që qytetarët duhet t’i besojnë si e vetmja alternativë për të rikthyer shpresën për punë dhe një jetë dinjitoze për shqiptarët.

“S’kemi për të bërë ndonjëherë opozitë vetëm për opozitë por në fakt duhet bërë shumë më tepër që njerëzit të ndjejnë që zëri i tyre po ushtron presionin e duhur, ashtu siç duhet të ndodhë në një vend normal demokratik”, tha Duma.

Sipas saj  lufta me varfërinë është shumë më e madhe, çka u duk edhe në kontrastin që sekretarja e marrdhënieve me publikun në Partinë Demokratike reflektoi në raport me banorët. “Sot jemi me të drejtë në situatë ku të thonë se çfarë mund të bëjë opozita. Opozita nuk është në pushtet por opozita do të mbrojë qytetarët me të gjitha mjetet e veta, nga fatura e energjisë, nga kempet që u hiqen qytetarëve, nga pensionet që shkojnë sot në Gjirokastër apo në Tiranë se këtu nuk marrin shërbim pasi zyrat e punës i largojnë si armiq”-deklaroi Duma.

4 komente në “Çfarë opozite kërkon Grida?”

  1. xxx says:

    qe je bukur po po per keto genjshtrat qe thua ste besone me njeri sikur jemi ne vitet 90 ,, ne e duam popullin ne mendojme per te ,,, hahahahaha u lodhem me fjalime te sajuara,, realiteti,, cfare thote ,,,

  2. LORA says:

    Grideria I qenka turr Permetit,qytetit ku per nje vit (2015 ) nuk ka pasur asnje vrasje.
    A mund te kete psonisur ne Permet ndonje viktime ,nga trute,kjo gru shkallabane ?????

  3. Talenti says:

    Kete pune mizerabel ka bere edhe partia jote,moj Grigja,prandaj te gjithe jeni pjese e nje MUTI te ndare pergjysem!
    Asnje alternative nuk mbroni ju legene!
    Ti merresh me parkun tek liqeni e jo te demaskosh qeverisjen e partise tende qe ia dha ISSH-ne dy ujqerve te pa ngopur LSI-PDIU dhe tani pensionistet marrin lemosha se ju e bete legjislacionin lesh e li!
    Ju nuk mbroni te drejtat e njeriut se ju keni VRARE NJEREZ,ndaj shporruni sa me pare nga politika!

  4. Harillaqi says:

    E bukur dhe bardhe eshte debora,por çe do,e dhjesin edhe qent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje