Pas Kongresit, anëtarësimet: PS prezanton 'FRESSH Voice'

20 Mars 2016, 12:51Politika TEMA

Një ditë pas Kongresit, që nuk kaloi pa debate, Partia Socialiste nis fushatën e anëtarësimeve të reja në organizatën rinore të saj, FRESSH.

Nisma u prezantua nga kryeministri Edi Rama.

“Është një përvojë e rëndësishme për të kuptuar jo vetëm se kush mund të jenë liderët e së nesërmes në Partinë Socialiste dhe në këtë vend, por për të kuptuar se sa shumë potenciale mund të zhvillojë pjesëmarrja në debat në këtë konkurs, ku përballë jurisë të gjithë ata që do të tentojnë do të duhet t’u përgjigjen pyetjeve apo të plotësojnë kërkesat e shpallura prej saj’, tha Rama.

Juria që do të vlerësojë pjesëmarrësit përbëhet nga Elisa Spiropali, Pandeli Majko dhe dy emra surprizë; Gazmend Paja dhe Arlinda Dudaj.

“Arlinda vjen nga bota e krijimtarisë, ndërsa Gazi nga ajo e gallatës”, deklaroi kryeministri Rama në prezantimin e kësaj jurie, raporton TCh.

Elisa Spiropali shpjegoi shkurtimisht sesi do të funksionojë konkursi dhe anëtarësimet e reja. Ajo tha se skuadra e “FRESSH Voice” do të jetë e pranishme në të 61 bashkitë e vendit me dyer të hapura për të gjithë të rinjtë që nuk duan thjesht anëtarësimin, por edhe të testojnë veten në të.

2 komente në “Pas Kongresit, anëtarësimet: PS prezanton ‘FRESSH Voice’”

  1. Elpiniqi says:

    Mbrockulla te gjitha keto.Edi Rama!
    Ti duhet ta futesh fort ne TRU fjalen e MOCME SHQIPTARE se “MIKUN e ri zere,por MIKUN e vjeter MOS E HIDH POSHTE!
    Ty te duket sikur po fiton me antaresimet e reja,por duhet ta dish se vajzen time,te punesuar ne administraten tende dhe te sapo antaresuar ne PS,sapo ia FALE institucionin PARTISE CAME NE KOALICION, drejtori CAMI E HOQI VAJZEN SOCIALISTE NGA PUNA DHE FUTI KUSHURIRIN E TIJ cam !!!
    Ja ky eshte rezultati i antaresimeve te tua FALLCO!
    Edi Rama!
    Ke fituar Kongresin,por mos harro se ke ………..HUMBUR PARTINE!!!
    Ti nuk je SOCIALIST,por SPECIALIST!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje