Fatos Lubonja ka mbi 15 vjet që shkruan pa pushim për nevojën e shkundjes nga jashtë të sistemit politik shqiptar. Sipas tij, partitë politike në Shqipëri kontrollohen nga një kastë oligarkësh, disa prej të cilëve kontrollojnë edhe botën e mediave dhe të krimit. Zgjidhja që ai sugjeron është lindja e një lëvizje të re politike, jashtë sistemit aktual, të pavarur nga kjo kastë oligarkësh, e cila ta shkundë sistemin.
Lubonja e ka parë këtë ide të tij të realizohet në Greqi, ku një lëvizje trockiste (Syriza) arriti të fitonte pushtetin, duke sfiduar dy partitë e mëdha tradicionale. Por përkundër shpresave të Lubonjës, ajo lëvizje nuk arriti t’i sfidonte deri në fund oligarkët – sfidoi oligarkët grekë, por u gjunjëzua para oligarkëve të Europës, të cilët zotërojnë bankat që i kshin dhënë miliarda euro kredi Greqisë.
Pavarsisht mundësive të vogla praktike të realizimit të idesë së Lubonjës, teorikisht, ajo mbetet një ide e vlefshme. Krijimi i një lëvizje të re politike, të pavarur financiarisht nga njerzit që kanë ndërtuar e ndërtojnë pallate shumëkatshe atje ku nuk duhet të ndërtohet, do t’i vlente shkundjes së sistemit.
Ben Blushi ka 15 muaj që ka folur për një tjetër lloj shkundje – shkundjen nga brenda sistemit. Në emër të mbrojtjes së interesave të njerzve të thjeshtë (përkundër të oligarkëve), ai ka kërkuar të zgjidhet në krye të PS-së, me parimin një anëtar – një votë.
Blushi po e sheh të realizuar idenë e tij në dy partitë kryesore amerikane, ku kandidatë si Trump dhe Sanders, po sfidojnë kandidatët tradicionalë, fushatat e të cilëve financohen kryesisht nga oligarkët. Trump-i po i sfidon oligarkët duke qenë vetë një oligark – ai thotë se nuk ka nevojë të financohet nga askush (pra, nesër nuk do të varet prej oligarkëve), dhe se po i përdor paratë e tij që të vijë në pushtet, për të përmirësuar jetën e amerikanëve të thjeshtë (jo të emigrantëve etj.) Ndërsa Sanders-i është një socialist modest, i cili po i sfidon oligarkët, duke u bazuar në kontribute të vogla të miliona e miliona amerikanë të thjeshtë. Ai thotë se synon të vijë në pushtet për të përmirësuar jetën e amerikanëve të thjeshtë (përfshirë emigrantët etj.)
Dhe Blushi ynë nuk është as oligark, si Trump-i, e as i financuar nga kontribute të vogla të dhjetra mijrave shqiptarëve, si Sanders-i. Ai synon t’i zerë vendin Ramës, duke e akuzuar atë se është bërë rob i oligarkëve që marrin koncensione dhe favorizime fiskale nga qeveria, por nuk ofron asnjë garanci se ai vetë nuk do të jetë nesër i varur prej tyre. Të paktën për këtë arsye, edhe sikur Blushi të arrijë të bëjë garë reale me Ramën për kreun e PS-së, nuk ka gjasa të ketë sukses.
Në kushtet aktuale, gjasat për një lëvizje të re politike, që do të sfidonte status kuonë politike shqiptare, duken fare të vogla (Bojaxhiu dha shenja me kandidimin e tij të pavarur në Tiranë, por lëvizja politike e premtuar prej tij nuk është bërë e gjallë). Dalja e një Trump-i brenda PD-së, apo e një Sanders-i brenda PS-së, gjithashtu nuk duket në horizont.
Në horizontin e afërt, fati i pushtetit në Shqipëri duket se do të përcaktohet nga pozicioni që do të zërë Meta në zgjedhjet e ardhshme. Berisha i ka dërguar sinjale publike se, në qoftë se LSI-ja pozicionohet në mes (jashtë koalicionit të PS-së), ai do t’i “sugjerojë” Bashës që të bëjë koalicion paszgjedhor me Metën, siç bëri vetë në 2009-ën. Nga ana tjetër, Taulant Balla, zëdhënësi de fakto i Ramës, i bëri thirrje Metës në kongresin e PS-së (për të mos thënë lutje), që të rrijë në koalicionin aktual edhe në zgjedhjet e ardhshme. Numrat e votave që ka marrë LSI-ja në zgjedhjet e ndryshme tregojnë se të dyja këto thirrje janë të justifikuara elektoralisht – qysh nga 2005-sa, votat e LSI-së kanë përcaktuar se kush është bërë kryeministër i Shqipërisë, apo kryebashkiak i Tiranës.
Dhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ne do të shohim se oligarkët që ndërtojnë aty ku s’duhet ndërtuar do të pozicionohen pranë kryeministrit të rradhës – qoftë ky Rama, Meta apo Basha. Për lëvizjen politikë që ëndërron Lubonja, ndoshta duhet pritur edhe shumë vjet…
Habitem me ngurrimin e gjergj bojaxhiut . Sot shqiperia ka me shume se kurre nevoje per nje force te re qe te thyej krimin politik te treshes kriminale dhe te korruptuar rama meta berisha. Ne nje vend normal personazhet e mesiperme ose do te ishin ne burg ose do kishte kohe qe do te ishin larguar nga politika
Ka të drejtë për Gjergjin
Duhet të garojë
Pas gjithë këtyre palaçove
Na duhet
dhe një dorë bojë!
☆♢☆
Ngurrimi i kujtdo qe konkurron keye batak eshte i kuptueshem – ne kete jete (e sidomos ne kete vend) eshte e pamundur te jesh i pa cenueshem; nje pike ku mund te sulmohen e kane te gjithe, e kjo pike behet derrmuese kur perballe ke njerez qe skane asnje skrupull dhe jane gati te bejne te fundit qe te mos humbasin parajsen e pa merituar. Dhe duket qarte qe kjo kaste i ka te gjitha ne dore – mediat, pushtetin egzekutiv e ate juridik. Kapitalizmi eshte pushteti i maskarenjve me para mbi popullin qe kujton se voton e zgjedh…
Sistemi I oligarkeve mori jete kur blushi dhe taborri i nano-kurvave ishin ne pushtet ,zoti Zaloshnja.
A nuk eshte kjo nje garanci e nevojshme dhe e mjaftueshme.per nje mendje mesatare,se “levizja” e blush-dalzotsit eshte vetem per sigurimin nje vendi te majme ne sistemin qe ai e themeloi vete,por qe aktualisht eshte jashte saj????
As blushi,as lubonja me kompani,te cilet I benin fresk ketij sistemi kur lindej dhe selitej, mbi shpine e xhep e nder te shqiptareve,,,,nuk e kane asfare me sistemin,,,,ky eshte sistemi I tyre,zoti Zaloshnja.Tentativa e jote per t’i konsideruar avangardiste te rrefuzimit te ketij sistemi eshte e pakta qesharake.Nese ti e ke kohen e tepert merru sa te te doje kokrra e e qejfit me gerdalla morale,teresisht te papranueshme per moralin dhe pergjegjshmerine e shqiptareve qe jetojne me djerese te ndershme,,,edhe ne kushtet e sistemit qe ua mballosen hordhia e blusheve dhe karabusheve te pas-nentedhjetes,,,,zoti Zaloshnja.
Hajde Zaloshnja hajde!
Ta kane errur edhe ty veshtrimin te kuqte (majtas e djathtas)
dhe vetem per ta shkruan! Se paku je nip djathtas or bir, se paku fjalesh…
Ke pare, aq sa munde, edhe Ameriken dhe kujtoju atyre aty se pa zene vend prona ashtu do mbetet shqiperia, cope e cike, rrobe e grisur e arnuar…deri sa te vazhdoj ndarja e kockave dhe lekureve te shqiptareve qe do mbeten aty…
Mire ne vitin 90 ata gjete si “ideatore” te PD-se, por edhe tani pas njezetee gjashte vjetesh, pas tyre?!
Kete thone statistikat apo kete sugjeron mbijetesa?
Nuk ke ndonje cike vete nostalgjike brenda vetes?
o nacionalist, ti thua qe zaloshnja te ngreje nga varri dajon e tij, sali protopapen, qe ai pastaj te krijoje nje parti te re nacionaliste, qe t’u jape derrmen ketyreve te sotmeve… o nacionalist, po u bene 25 vjet qe s’ka dale ndonje lider i vertete nacionalist qe te krijoje nje parti qe fiton dot zgjedhjet. ca kane ikur ne emigracion e ca te tjere kane krijuar parti qe marrin gjysem perqind te votave…
Populli i Shqiperise nuk ka nje alternative ,nje force te re bindese te ciles ti japi voten ,besimin per pushtet .
Natyrisht qe votat e shwipetareve do te rrotullohen sa majtas ,djathtas me keto aktore politik ,tashme te dale boje . Eshte nje turp i madh ,qe Shqiperia gjate 25 viteve ka akoma te njejtet aktore .
Duhet nje inisiative e madhe nje kurajo ,per tu badhkuar elita jone e kombit ,qe te formojne sebashku nje parti ,qe i mungon prej shume vitesh ketij shteti . POPULLI ESHTE I PAFAJSHEM , KY VEND NUK PO PRODHON POLITIKAN TE TJERE ,PER TI BERE SFIDE KETYRE TE VJETERUARVE .
SHQIPERIA KA NEVOJE ORGJENTE PER NJE FORCE TE RE POLITIKE , MJAFT ME KRITIKA GAZETARESKE , KETO NUK NDRYSHOJNE ,JANE TE KAPUR KEQ ME OLIGARKINE .
Te gjithe jemi dakort per nje reforme ne drejtesi,por ngecja e saj,tregon se politika duhet te ndryshohet se bashku me te.
Nje klase politike e re,jo e “dekriminalizuar” nga kryekrimineli, eshte ne gjendje te bej reformen ne drejtesi !
Sipas statistikave Zaloshjane,moti tregon se do kete vetem “dimer”,por ne realitet populli mendon dhe vetvepron ndryshe,te largon shume shpejt nga pushteti.
Mos denimi i Berishes,eshte nje gabim serios i kesaj maxhorance,loja e saj ne Parlament per respektin ndaj tij,do kete kosto per LSI-ne dhe PS,ne favor te nje force te re politike !
Jo Zaloshnja ,nuk eshte e vertete se Blushi nuk mund ta ndryshoje sistemin,se mijera jane ata qe do ti bashkoheshin nismes se shembjes se piramides politike te kalbur dhe te korruptuar deri ne palce ,duke I zene frymen nje populli te tere . Po Blushi do jete shkendia e pare per te zgjuar nga gjumi I thelle qe I shkaktuan politikanet demode dhe antishqoptar me veprimet e tyre duke shitur cdo gje shqiptare per te mbajtur pudhtetin e Tyre . Ne kete loje te piset ne kurriz te nje populli te tere ,rol kane luajtur dhe lobingjet amerikane dhe europiane ,qe nuk njohin ngjyre tjeter,vetem ate te euros dhe dollarit .
Politika shqiptare eshte nje produkt i shemtuar i kryqezimeve IN-VITRO, te nderjyrjeve politike te vendeve te fuqishme qe sundojne boten. Keshtu do jemi ne gjithmone,dhe as mos tju shkoje mendja
se mund te ndryshojme.Berisha,Nano,Rama,Basha,Meta dhe te tjere; nuk jane gje tjeter vecse buratino te sundimit euro-atlantik.
E majta e ka te thjesht zgjidhjen, vetem nje marrveshje midis Rames dhe Metes per tu alternuar midis tyre cdo 4 vjet dhe zgjedhjen e Nanos President, e bene ate te qendroje ne pushtet, te pakten edhe per 16 vjete te tjere.
Ai Bojaxhiu nuk eshte as sa gjysma e Rames.Ai nuk ploteson permasat trupore dhe truore per kryeminister.Imagjinoni te perfaqesoi shtetin neper bote ai Gjergji,binaku i Bishanit.I vetmi burre qe eshte adap per kete pune apeshte Edi Rama ,qe kudo dhe me kedo udheheqes ne Bote flet pa komplekse dhe pa e care….tra…i fare.
Ore ti shkruesi je pak si kot ne rastin e mesiperme.Pse don me gjet paralele dhe ben krahasime midis te pakrahasueshmeve.Le qe ta dish mire ti Trumpi eshte nje skandal qe gjithe njerezit me mend ne Amerike e qujne turp se si ai po fiton.I ka bere te mendohen te gjithe.Mos shkruani budallalleqe, pa lidhje.