Avionë me drogë në Vlorë, policia shoqëron 3 persona të dyshuar

21 Mars 2016, 18:44Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka konfirmuar lajmin se një avion dyshohet se ka tentuar që të trafikojë lëndë narkotike drejt Italisë. Përmes një komunikate për mediat, Policia bën të ditur se në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, është marrë informacion në rrugë operative se në zonën e fushave të fshatit Akërni, po lëviz në hapësirën ajrore, një avion i vogël.

Policia e Shtetit bën të ditur se ka njoftuar menjëherë Policinë Italiane, me qëllim ndjekjen e përbashkët të këtij informacioni.

Policia e Shtetit ka shoqëruar shtetasit N.M., A.M., K.M., si të dyshuar në lidhje me këtë veprimtari, si edhe automjetet një fuoristradë dhe një furgon në pronësi të këtyre shtetasve, të cilat po këqyren nga specialistët e Policisë.

Në njoftim thuhet se po bashkëpunohet edhe me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, e cila ka bërë regjistrimin e Procedimit Penal për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Veprimtaria hetimore është në vijim edhe nga homologët e policisë italiane për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

5 komente në “Avionë me drogë në Vlorë, policia shoqëron 3 persona të dyshuar”

  1. sali berish says:

    prape droge oreee?! ue ue ue
    po ministri u kthye nga pushimet ne korfuz?

    1. Kritiku says:

      Po ty te doli gjumi i dimrit? Kthehu tek shpella nga dole sepse nuk eshte per ty, qe te ndodhesh ne mes te njerezve dhe aq me pak qe te japesh mend.

  2. nje gjykues i drejte says:

    Rregulloni titullin , shkruani avion dhe jo avione , se nuk kane qene nja dhjete , nje ka qene (nje avjon , shume avione) .

  3. Kritiku says:

    Ore te vetequajtur gazetare, kur do te mesoni qe te shkruani gjuhen standarde shqipe? E keni te detyruar qe te shkruani ne kete menyre, ne momentin qe shkruani per publikun.
    Na duhet te hapim fjalorin malok-shqip, qe te kuptojme se çfare keni shkruajtur. Ju shkruani :”…po këqyren…”. Çfare eshte kjo fjale “këqyrje”?
    Nese ju kujtoni se po shkruani per maloket e juaj, atehere mos e afishoni ketu, sepse nuk jane te gjithe MALOKE!

  4. Kritiku says:

    Injorante gazetare! Sa avionë ishin, more idiote? Perse shkruani ne shumes diçka qe i perket njëjësit? Informohuni me mire perpara se te shkruani. Droga nuk u arrit te qe transportohej, sepse u zbulua trafiku dhe avioni iku BOSH, or tunxh gazetar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje