Shqipëria nuk është ndër të preferuarat e gjermanëve këtë vit

21 Mars 2016, 09:23Turizëm TEMA

Tani është koha që turistët gjermanë planifikojnë pushimet. Këtë viti parashikohet që ata të udhëtojnë më shpesh dhe të shpenzojnë më shumë para.

“ Që nga fillimi i muajit shkurt shitjet në sektorin e udhëtimit janë stabilizuar . Planfikimet po fitojnë sërish terren. Gjermanët nuk do të heqin dorë nga turizmi gjatë 2016-ës”, deklaroi presidenti i Shoqatës Gjermane të Udhëtimeve (DRV), Norbert Fiebig.

Sipas tij, gjermanët tashmë janë gati të nisin eksplorimet e tyre turistike, duke filluat nga brigjet e Mesdheut e deri te destinacionet e tyre alternative.

Për këtë vit, destinacionet kryesore do të jenë Spanja, Italia dhe Greqia. Në këtë zgjedhje duket se mungon Shqipëria, raporton Monitor.

Ka një shtim të kerkesës nga ana e gjermanëve për udhëtime me kroçierë, për destinacione të largëta, të cilat parashikohet me rritje me dy shifra. Sipas kompanisë së kërkimit GfK, prenotimet në Turqi janë ndjeshëm më të ulëta në krahasim me ato të realizuara në të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Gjatë vitit të kaluar Turqia renditej në vendin e tretë mes destinacioneve më popullore, duke shënuar një rritje me rreth 4%. Egjipti dhe Tunizia gjithashtu po shënojnë shifra më të reduktuara në rezervime si pasojë e zhvillimeve politike.

“Ne jemi ende në mesin e periudhës së hershme për rezrvime, por gjithsesi po vëmë re një rritje të kërkesës për destinacionet e Europës Perëndimore. Unë kam besim se destinacionet familjare të gjermanëve dp të vazhdojnë të mbeten Turqia dhe Egjipti, po kështu edhe Greqia për të cilën që tani shifrat janë pozitive”, thotë presidenti i DRV-së Fiebig.

Destinacionet më të preferuara të gjermanëve në Greqi mbeten ishujt e Rodhositm Korfuzit dhe Kretës.

2 komente në “Shqipëria nuk është ndër të preferuarat e gjermanëve këtë vit”

  1. Klimax says:

    Nje i vetquajtur “histirian” alarmoi para disa ditesh median se “Greqia e trembur nga konkurenca e turizmit shqiptar kerkon te perplasi refugjatet ne Shqiperi”!!!!!
    Cudia eshte se megjithese refugjatet e bllokuar ne Greqi qe po kapin shifrat 50 mije, numrat e turistave ne kete vend jo vetem qe nuk pakesohet, por po tejkalojne edhe parashikimet me pozitive duke kapur shifra rekord!
    Nga e gjithe bota Greqia eshte nje vend i adhuruar si per historine e saj gjigande ashtu edhe per peisazhet e mrekullueshme te natyres, per diellin, detin dhe sigurisht ushqimin e saj. Edhe reklama me e perkryer per te nuk mund te tregoi ate qe cdo turist shikon ne realitet.
    Ne kete periudhe para verore, me nje turizem embrional dhe te pa organizuar, mos do ishte me mire qe Shqiperia, ndryshe nga sa pretendon “historiani”, te pranoi refugjate ne territorin e saj qe te pakten, ndoshta edhe ne kete forme reklame per te, te njihet si vend nga opinioni boteror?

    1. papa tfgs1 kolotrypida says:

      Po ti cte sateme kerkon ketu atehere. Pidiksou ne gayreece se do filloi puna e mos ben ndonje evro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje