Ish-drejtori i CIA-s: IS po e fiton luftën, duhet të gjejmë mënyra të tjera për ta ndalur!

23 Mars 2016, 12:47Bota TEMA

IS ka goditur sërish, Europa humbet gjak dhe një herë tjetër.

Këtë radhe ishte Brukseli, më parë San Bernardino dhe para saj Parisi.

Kalifati vijon rrugën drejt Perëndimit ndërkohë që këta të fundit luajnë rolin e spektatorit të paarmatosur.

Të paktën kështu mendon ish-drejtori i CIA-s, Michael Morell.

Sipas Morell IS është rritur frikshëm dhe fitorja e tyre kundër Perëndimit nuk është një utopi.

“Ata po rriten shumë shpejt në çdo pjesë te botës. Duhen ndallur tani!”, thotë Morell.

Sipas ish-zyrtarit të CIA-s Perëndimi duhet të gjejë një rrugë dhe mënyra të tjera për ta luftuar IS.

“IS po fiton kilometra në Europë dhe po zgjeron zonën e ndikimit. Aktualisht ka më shumë hapësira se sa ka patur, pavarësisht se na pëlqen të mendojmë të kundërtën. Unë them që ata janë duke e fituar luftën e tyre. Ne duhet të gjejmë mënyra të reja për t’i mposhtur”, tha Morell për televizionin amerikan CBS.

1 komente në “Ish-drejtori i CIA-s: IS po e fiton luftën, duhet të gjejmë mënyra të tjera për ta ndalur!”

  1. 1 says:

    Perrallat nuk i hame ne…Ju i krijuat ju po i jepni dore, tani mbase ju kane dal nga kontrolli. Ndyrsira ti linit me diktatoret e tyre nuk ishte puna jone te bombardonim as Irakun , as Libin as Sirine.. Nuk donit paqen ne bote donit pikerisht kete qe po ndodh tani. Ato qe i quajtet diktatore paskan qene shpetim per europen se ka mbajt keto plehra nen kontroll . Tani i keni ju ..menaxhojini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje