Largohet papritur një ndër futbollistët më të mirë në historinë e futbollit.
Johan Cruyff u lind në Amsterdam në 25 prill 1947.
Protagonist me Ajaksin në fund të viteve ’60 dhe fillim viteve ’70.
Cruyff ishte emblema e revolucionit taktik të krijuar nga Holanda, të quajtur “futbolli total” që shkoi shumë pranë fitimit të Botëroroti të 1974.
Në 1973 u transferua te Barcelona pasi kishte luajtur 240 ndeshje me Ajaksin dhe kishte shënuar 190 gola.
Së bashku me Platini dhe Van Basten, Cruyff mbante rekordin e tre “Topave të Artë”, deri sa u thye nga dyshja Messi-Ronaldo.
Si trajner Cruyff drejtoi nga 1985 deri në 1988 Ajaksin dhe Barcelonën nga 1988 deri në 1996.
Karriera e tij u ndërpre në moshën 50-vjeçare për shkak të problemeve shëndetësore.
Vitet e fundit, nga 2009 deri në 2013 drejtoi Catalonian, ekip në ligat e ulëta spanjolle.
Vetëm pak muaj më parë familja e tij njoftoi për betejën e tmerrshme që Cruyff po luftonte kundër kancerit.
Por sot, pas një beteje të lodhshme dhe të vështirë, ai u dorëzua.
Duket si nga Piluri.
futbollist I madh
Penaldo vetem sa e ka barazu at record fal Blatterit e jo me merite,per ta thy e ka thy Messi o shoku gazetar…
krojfi ka lujt edhe ne tiran kundra 17 nentorit me 1972.
ku jan fotot?