Që meksikanët e urrejnë për vdekje Donald Trumpin, kjo është një gjë mëse e kuptueshme.
Pas deklaratave të shpeshta të Trump se do ndërtojë mur gjigand për të ndarë SHBA me Meksikën, urrejtja te fqinjët jugorë është rritur.
Dhe këtë e kanë treguar mbrëmjen e djeshme teksa festonin Pashkët.
Ata kanë djegur një portret të miliarderit amerikan.
Portreti i Trump është djegur në qytetin e Peublas, Meksikos dhe Monterrejit.
Sigurisht që kështu nuk e kanë fituar simpatinë e Trump!