Nga Blendi Salaj
Së pari le ta them si sqarim, kjo nuk është një reklamë e paguar, apo e papaguar (për miqësi) unë nuk e njoh pronarin e fermës agri turistike “Huqi”.
Por isha sot aty, si në një ditë gjysmë pushimi dhe mbeta me mbresa shumë të mira. Një vend ku ia vlen të shkosh. Ndodhet në Manëz, ndonja 30 minuta larg qendrës së Tiranës, 4 km pasi ke lënë autostradën Tiranë – Durrës për të shkuar tek Gjiri i Lalëzit.
Mësova se është hapur në maj të 2015 dhe është një restorant buzë një rezervuari, rrethuar me hardhi dhe ullinj, me ambiente shumë të pastra dhe të qeta.
Gatuhet shumë mirë, gjëra të thjeshta por të shijshme, dhe shumë nga produktet u blihen banorëve të zonës.
Ka djathrat tradicionalë të fshatit, sallatrat dhe mishin e pjekur në pus. Kjo është një metodë e Lindjes së mesme, por shumë interesante.
Në fund të “pusit” nja 3 metra të thellë ndizet zjarr që digjet deri sa bëhet prush. Pastaj në prush ulet një tepsi e thellë me nja 15 cm ujë në të. Pasi është ulur tepsia, varet në çengel mishi i qingjit apo kecit. Pastaj “pusi” mbyllet dhe vuloset me argjilë.
Uji i tepsisë avullon për ta mbajtur të butë, dhe dhjami që kullon nuk bie në prush për të bërë tym, por mblidhet në tepsinë.
Tjetër gatim special ishte zogu i pulës në pilaf apo qull, shumë, shumë i shijshëm. Më pëlqeu që ishte shumë pastër.
Restoranti është një konstruksion druri dhe xhami, që në verë hapet tërësisht. Nuk ka dysheme por është vazhdim i kopshtit me ullinj e portokalle. Madje disa pemë ndodhen brenda. Vend i mirë dhe për fëmijët, pasi mund të luajnë, ushqejnë peshqit, patat, dhe shohin lepuj, pula e pallonj.
Në foton e tretë do dalloni një Camping, i pajisur me prizat e korentit për rulotet. Mbajeni shënim, do ju pëlqejë.
Peshkupauje.com
Fermë argoturistike apo restorant ?
Paske drekuar falas më duket ose nuk e di se ç’eshte një fermë argoturistike.
Te lutem Blendi na dergo pak koordinatat gjeografike qe ta aksesojme nga google maps.
Do na jepje nje ndihme te madhe.
Vllai po ngateron kalin me gomarin. Ky eshte thjesht restorant se prodhimi i vetem i tij jane patatet e skuqura. Nuk ka prodhim bujqesor si “ferme”
Nuk eshte pikerisht nje ferme agroturistike po nejse. Ne Albanistan nuk eshte perhapur ende kultura e agroturizmit, mbase do duhen dekada.
O Blendi te lutem na dergo pak koordinatat gjeografike ta gjejme me kollaj.
Flm
Faleminderit per rrekomandimin , qenka vertet nje ambient teper shlodhes , nje paradis i vogel , kam pare ne Austri ,Zvicer te tilla restorante , por ky sinqerisht nuk eshte mbrapa tyre . Bravo!!!
E meriton Rilindasi pa lek!
vendi eshte fantastik, ushqimi per faqe te zeze
Ky eshte thjeshte nje restorant ne natyre dhe s’ka lidhje fare me ferme agrare. Ferma ka te mbjella te ndryeshme bime dhe peme. Mund te kete edhe punishte ku perpunohen produktet bujqesore te saja dhe te zones. Si perpunuese te ullirit, te rrushit, te qumeshtit, etj. Pasi i ka keto te gjitha mund te kete edhe ndonje bar-kafe-tratorie te tipit italjan. Kjo eshte e gjitha. Nuk me beri pershtypje me keto fotografi te reklamuara qe te bej nje udhetim deri atje.
Agroturizem Huqi eshte nje ambient i bukur me nje investim mbi 1 milion € ai ndodhet nga autostrada rruga e gjirit te lalzit dhe tabela fshatit Rade ne krah te djathte te dergon atje
Ja pusi me prush.
Ja dhe tepsia me uje…
ne foto eshte rezervuari dhe karriget..
Nuk kish mundesi te na jepje dhe nje pamje nga ato mjetet e guzhines?
Po Blendi ke te drejte. Dhe une isha tek Agri turizem Huqi kete fundjave dhe ngela pa fjale. Nje mrekulli e vertete. Te gjithe pemet frutore gjendeshin aty. Nje qetesi absolute dhe ushqim perfekt. Ambjenti dhe shume i pershtatshem per femijet. Nje toskane e vogel ne Durres. Femijet mezi po presin te shkojme perseri.
dmth i bie qe te shkosh ne dreke qe te porositesh darken, sa te piqet mishi ne pus, e sa te mbyllet pusi me argjile e sa te hapet i do nja 5-6ore. do jete ndonje gjak arabi ky pronari i restaurantit qe e pjek ne kete menyre,
Eshte shum bukur POR KINI SHUM KUJDES KUR TJU JAP FATUREN KAMARIERI JU SHENOHEN DHE SHUM GJERA TE TJERA QE NUK I KINI POROSITUR e kam eksperience personale por qe e kishin bere te zakonshme e thene dhe nga te tjere gjynah gjith ajo rruge dhe te dilje i zhgenjyer……..TURP
Objekti eshte vete ‘qershia mbi torte’.
FALEMINDERIT Blendi !-Kam kaluar disa here veren e shkuar pikerisht nga ajo rruge per ne Lales ne bregdet.Por nuk e dija qe egzistonte ky vend sepse do te kisha qendruar per kenaqesine e femijeve …falemnderit edhe nje here sepse vera tjeter eshte ne prag !
Gjithsesi Bledo, reklame eshte………….
Ushqimi kot fare dhe mimet sh te shtrenjta!kamarjerat ne ajer fare!
Në vend që të themi bravo për një punë të mirë duke krijuar një ambient të kënaqshëm, bëjmë disa komente që kanë brenda mllef, zili, keqdashje. Me siguri që janë pronarë të ambienteve për rreth dhe kanë merakun e konkurencës, por ja që vetë e kërkuam këtë sistem dhe ky sistem ka dhe konkurencën që duhet bërë ballë me punë edhe më të mira.
Une isha para ca ditesh, dhe ngela e mahinitur nga ambienti shume i bukur , i paster i krijuar me shume imagjinate por duke ju pershtatur kushteve te fshatit , i rethuar nga peisazhi mahnites i kodrave perreth, vetem pak km larg Tiranes !! Ushqimi ishte absolutisht i shijeshem .E rekomandoj shume per te gjithe, sidomos per familje me femije, per te kaluar nje fudnjave te kendeshme.