Detyrimet 50 milionë euro ndaj Albpetrol: Pas vlerësimit ARMO do të dalë në ankand dhe në rast se nuk arrin të shitet pas procedurave të përcaktuara me ligj, atëherë do t’i kalojë Albpetrol.
Kompania shtetërore e naftës Albpetrol ka marrë në ruajtje një nga rafinerinë ARMO-s, atë të Ballshit. Lëvizja ka ardhur pasi pak ditë më parë Albpetrol fitoi gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë ndaj rafinerisë së përpunimit ARMO për një detyrim 30 milionë euro. Në proces gjyqësor janë dhe 20 milionë euro të tjera.
Kompania përmbarimore TDR Group ka rrethuar ARMO-n dhe ka nisur të bëjë vlerësimin e aseteve të saj. Pas vlerësimit ARMO do të dalë në ankand dhe në rast se nuk arrin të shitet pas procedurave të përcaktuara me ligj, atëhere do t’i kalojë në pronësi Albpetrol. Neni 605 i Kodit të Procedurës Civile përcakton që detyrimet ndaj shtetit kanë përparësi ndaj detyrimeve ndaj bankave.
Pak javë më parë, kompania përmbarimore EPSA nxorri në shitje një tjetër uzinë të përpunimit të naftës të rafinerisë së ARMO, (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë) për llogari të bankës Raiffeisen, për një kredi të pashlyer prej 2.8 miliardë lekësh (rreth 20 milionë euro). Si ankandi i parë, ashtu dhe i dyti, ku vlera e shitjes u përgjysmua në 10 milionë euro, dështuan dhe uzina i ka kaluar në pronësi bankës Raiffeisen.
Përveç Raiffeisen Bank edhe Tirana Bank është vënë në radhë për të mbledhur borxhet nga kreditori më i madh më i keq në Shqipëri. Në 3 mars, Zyra Përmbarimore Private “TDR Group” i është drejtuar QKR-së, ku, me kërkesë të kreditorit Banka e Tiranës, ka urdhëruar: Vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet e zotëruara nga debitori shoqëria “ A.R.M.O” dhe dorëzanësve të tij, “Anica Mercuria Refinery Associated” dhe kompanisë tjetër “Deveron Oil Albania”
Radha e gjatë e sekuestrove shtohet në mars
Radha e sekuestrove në kompaninë ARMO është e gjatë. Vetëm në mars kanë bllokuar kuotat e ARMO Dogana e Lezhës, kompania e ndërtimit Gener 2, që kërkon pagimin e faturave tatimore, shoqëria e kontabilitetit “Lireng Auditing” si dhe të punësuar apo ish të punësuar që kërkojnë dëmshpërblim për zgjidhje të menjëhershme të kontratave të punës.
Punonjësit e ARMO kanë protestuar vazhdimisht për mosshlyerjen e pagave mujore dhe disa prej tyre kanë kërkuar marrjen e parave përmes përmbarimit.
Situata e rënduar e ARMO
Kompania e rafinerisë së naftës, 15% të aksioneve të së cilës zotërohen nga shteti dhe 85% nga azerët e Heany Assets Corporation, është kreditori më i madh i keq i vetëm në Shqipëri.
Prej kohësh ARMO ndërkohë është në një situatë tejet të vështirë. Rafineria e Ballshit është mbyllur dhe vlerësohet se ajo nuk është efecientë, ndryshe nga ajo e Fierit që ka ende leverdi.
Sipas bilancit të vitit 2013 (bilanci i 2014-s nuk është dorëzuar ende në QKR), pjesa më e madhe e borxhit të ARMO është ndaj bankës FBME dhe palëve të treta, në total rreth 140 milionë euro. Ndaj bankave në Shqipëri, ARMO ka kredi prej rreth 37 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave ndaj Raiffeisen dhe Credins, përkatësisht rreth 20 dhe 15.6 milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave të bilancit 2013.
Gati një vit më parë, një korrespondencë ndërmjet dikastereve të qeverisë zbardhte planin se si do të falimentohet dhe pas do të shtetëzohet ARMO, e cila kishte në total 207 milionë USD kredi për të shlyer në bankat dhe 53 milionë USD në tatime.
Muajt e fundit një kompani zvicerane dhe më pas një amerikane shfaqën interes për ARMO, duke parë me leverdi përpunimin e bitumit, por mali me borxhe i ARMO-s ka stepur investitorët, ndërsa azerët e Heany Assets Corporation, që kanë 85% të aksioneve pothuajse e kanë braktisur ARMO.
Ne gusht të 2013 Heany Assets Corporation bleu aksionet e Anika Merkuria Associated Oil, e cila zotëronte 85 për qind të aksioneve të ARMO sh.a. Në datën e blerjes Heany Assets Corporation njohu detyrimet e shoqërisë të cilat arrinin në 243.5 milionë dollarë. ARMO gjatë vitit 2014 përfitoi të ardhura, si qiradhënese e dy rafinerive, si pronare e tyre./Monitor
Nuk mund te imagjinohet se do te ndodhte ndryshe .Kjo situate ka ardhur drejt per se drejti nga nje keq qeverisje e shtetit Shqiptar ,Qysh me fillimet e privatizimit te saj ARMO ishte e diagnostikuar me nje “kancer” metastazat e te cilit ihodhi e i nxiti dhe pershpejtoi privatizimi krejt i pa studjuar ne kuadrin e interesit kombetar por i mire studjuar per interesat meskine dhe klanore private te pushtetareve dhe militanteve te PD dhe partise Republikane te cilles Sali Berisha j’a dha t’a administronte si çifligune e te jatit , Fatmir Mediut aleatit te tij duke patur gjithnje e ne çdo hap ne krye Sali Berishen.As qe mund te pritej ndryshe sepse interesat private dhe politike te momentit gangrenizuan te gjithe industrine e naftes dhe te gazit ,ato gjithe kete kapital te vene me djersen gjakun dhe mundin e gjithe shqiptareve e keqperdoren sistematikisht qysh ne fillimet e saj kur ne vete uzinen e Ballshit hiqeshin e viheshin drejtorat te cilet sa hapje me mbyllje syte pasuroheshin me shume se sheiket e vendeve arabe dhe sot e kesaj dite kane krijuar kapitae dhe biznese qe do t’i kishte zili shume kapitaliste te cilet kane punuar dhe fituar me breza per te arritur kapitale te cilat keta militante i vune brenda nates.Askush nuk beri asnje investim apo rinovim per mbajtjen ne kembe te kesaj industrie ,por duke marre” pakot dhurata” dhe bakshishet deri tek edhe drejtuesi me i fundit e lane kete kapital te çmuar te degradonte deri ketu qe prej disa vitesh hidhet e pritet si patatja e nxehte nga nje dore ne tjetren .Ne menyre te vetdijshme ata shkeputen çdo lidhje me mbajtjen gjalle te kesaj kompanie duke shkaterruar mardheniet me sistemin energjitik dhe duke futur te ashtuquajturin klering energjitik me bitumin e UPN fier si dhe shkaterrimin e burimit te lendes se pare .Si mund te pranohet dhe qeverria e sotme te beje sehir kete fakt qe tashme vertitet neper media dhe askush nuk del pergjegjes per kete gjendje te vleres se mundit dhe djerses se te gjithe shqiptareve .? ! Raportet me prodhuesin e naftes Albpetrolin dhe Bankersin apo edhe priodhues te tjere tenafte te cilet qeverite i bene koqe koqe nderprene thuajse çdo lidhje jo per fajin e tyre por per fajin e vete menaxhueseve te ARMO s te cilet duke patur krahet e ngrohta poitikisht u tallen me ARMO n qysh prej diteve te para gjat te cilave qeveria i dhuroi kete kapital kombetar .Ata arriten te nxirrnin jashte loje edhe shume asete te tjera te ARMO duke filluar nga TEC Ballsh ,terminali i Vores me sistemin e mbushjes dhe zbrazjes se tankerave ne Vlore ,stacionin e Vlores ,nuk bene asnje perpjekje bashkpunimi per mbajtjen ne pune te Uzines se Ballshit dhe asaj te Fierit ,kur ato ne fillimet e tyre ishin ne ghjendje te punonin edhe deri ne 250 dite ne vit ,degraduan gjithe paisjet dhe makinerit si dhe se bashku me qeverine vune dore mbi shkaterrimin e TRCit Fier i cili me permiresiemt e mundeshme mund te behej nje nxites per mbajtjen gjalle dhe ne kembe te ketyre aseteve Ne trgun e brendshem ARMO tashme e dhuruar gradualisht u braktis sepse aty luhej me dy ekipe me nje porte dhe shteti beri sehir si ne arenat e hereshme te gladiatoreve ,cili do te mbijetonte “Taçi”oil apo ARMO e privatizuar ,kuptohet se Taçi sepse Rezartit i dhimbte me shume per te ndersa per Armon ai e kishte dhurate dhe dhurata nuk çmohej Edhe me ndertimin e TEC it te Vlores nuk pati asnje tentative zbutjeje te problemeve ,perkundrazi sistemi i detit u abandonua krejtesisht dhe KESH i i cili ishte investitori i tij nuk e vrau mendjen se si do te behej produktit te importuar apo eksportuar ,dhe kur themi KESHi ishte qeveria shqiptare ,qe e kishte per detyre te vriste mendjen dhe te gjente zgjidhjen me racionale sepse edhe vete TEC i do te kishte nevojen e sistemit per importin e lendes djegese A e merrni me mend se deri ku ishte pa pergjegjshmeria e zyrtareve te asaj kohe … As sheshin e ndertimit te TECit nuk ishte ne gjendje qeveria t’a rishikonte si vend vendosje per t’u spostuar jo shume por vetem 50 m nga vendi ku disa projektues burokrate dhe zyrtare te pa pergjegjshem e kishin hedhur ne leter ,por ne menyre krejt absurde u shkaterrua gjithe sistemi i instalimeve prone e ARMO s ne buzen e detit dhe u shpenzuan jo pak por mbi 350 000 euro te tjera per te cilat shqiptaret do vijojne te paguajne ,nderkohe qe ARMO ka vite qe nuk eshte ne gjendje te eksportoje apo importoje ende hidrokarbure sepse po aty eshte instaluar tashme Petroifera e cila perseri me bekimin e qeverise ka eksluzivitet per operacione te kesaj natyre E plot e plot fakte te tjera te cilat organet shteterore dhe i ashtuquajturi kontrolli i larte i shtetit apo organet hetimore kurre nuk ju shkoi ndermeend te pakten t’i hetonte per te nxjerre nje pergjegjesi Mire qeveria e Berishes qe mund te quhej pergjejgese dhe nuk i interesonte po kjo qeveri qe ka tre vjet qe vijon te drejtoje dhe menaxhoje ç’beri Asgje …. Ka kaq shume per te folur dhe zhbiruar per keto akaraballeqe te ketyre abuzueseve sa do te duheshin volume te tera per t’i pershkruar Por tashme ekziston vetem bindja se vetem llomotitet dhe asgje nuk çohet ne fund ,prandaj edhe une boll llomotita