Rama: Në vjeshtë nis puna për ndërtimin e korridorit Vlorë – Himarë

1 Prill 2016, 19:43Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në Vlorë se brenda vjeshtës së këtij viti do të nisin punimet për ndërtimin e korridorit rrugor Vlorë-Himarë.

Gjatë prezantimit të projekteve të zhvillimit i Fshatrave te Bregut‏, Rama tha se qeveria ka gati projektin për zhvillimin e bregut të jugut dhe se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të shijojnë bregdetin e jugut të Shqipërisë.

“Kjo është ditë historike për këtë zonë dhe ky është projekti më i madh i ri. Projekti financohet nga e para tek e fundit, pasi na është dashur me një mal të madh borxhesh ndaj kompanive të ndërtimit të rrugëve, të cilat u kontraktuan nga qeveria e mëparshme në mënyrë abuzive për shkak se mungonin paratë. U lidhën kontrata në atë idenë ‘hajde se ti kam lekët’ dhe përveç borxheve të mëdha që akumuluan në këtë drejtim dhe sollën në fakt një situatë dramatike në 2013-ën, ku kompanitë nuk kishin fuqi të vazhdonin punën pasi bankat nuk kreditonin më kompanitë, ne gjetëm dhe pjesën tjetër të problemit që është vazhdimi i këtyre rrugëve të lëna rrugëve”, theksoi Rama.

Ndërsa specifikoi se “pjesa e parë e rrugës së Qeparoit do të fillojë punë në fillim të vjeshtës, sapo të kryhen procedurat për ndërtimin e rrugës”. “Po kështu edhe pjesa e dytë do të fillojë brenda këtij viti. Është me rëndësi që të krijohet një korridor lidhës i Vlorës dhe bregdetin e Jonit, në mënyrë që të jetë lehtësisht e kalueshëm”, tha Rama.

Një tjetër projekt i rëndësishëm sipas Ramës është edhe investimi në portin e Vlorës, i cili do të jetë i ankorueshëm edhe për anijet e mëdha tregtare.

“Për herë të parë do të bëhet e mundur që në portin e Vlorës do të bëhet ankorimi i anijeve të mëdha tregtare. Rritja e kapacitetit është shumë e konsiderueshme. Po diskutojmë me një ekip inxhirierësh italianë, dhe po shohim mundësinë e një faze të tretë, për të rritur kapacitetin dhe kthyer portin e Vlorës në një port me potencial të madh për ankorimin e anijeve të mëdha turistike e tregtare dhe me një zonë të posaçme ku mund të ankorohen dhe jahtet”, theksoi kryeministri.

Kreu i qeverisë deklaroi se investimet do të shtrihen në të gjithë bregdetin e jugut, ndërsa një projekt rehabilitimi do t’i përkasë fshatit të Vunoit dhe Dhërmiut të vjetër.

“Në Vuno do të nisim një projekt për rehabilitimin e Vunoit dhe Dhërmiut të vjetër, për t’i shndërruar në perla të bregut. Është një paketë investimesh shumë ambicioze”, tha Rama.

Ai u ndal edhe te projekti i Lungomares, ndërsa për herë të parë pranoi se punimet për realizimin e këtij projekti nuk po ecin me ritmet e duhura.

“Projekti i Lungomares po ecën me ritme të mira, por jo aq sa duhej të ecte. Shpresojmë që të arrihet objektivi që ne kemi vendosur, dhe të mbyllen punimet përsa ka të bëjë me gjithë pjesën e bregut”, tha Rama.

Kryeministri akuzoi qeverinë e mëparshme se i bënte projektet pa studime të mirëfillta dhe pa shpronësuar pronarët. Sipas tij, shumë kontrata gjatë kësaj qeverisje, janë firmosur symbyllur.

“Vazhdojmë punën me bay passin e Vlorës. Aty jemi ndeshur me një priojekt pa studim të mirëfilltë, jemi ndeshur me një projekt ec se e shohim rrugës, ku nuk ishin kryer shpronësimet dhe garantimi i punimeve. Kjo që bëhet sot këtu është një standard i ri për të kërkuar që në projekt maksimumin dhe kërkesat e ligjit, por për të garantuar se për fillimin e punimit nuk ka surpriza, siç ishte surpriza e rëndë për aksin Tiranë-Elbasan. Kontrata u bë symbyllur. Jeni dëshmitar, siç është miku im Ezan Malja, që është dhe një nga sponsorët pasionant që të ndërtojë këtë rrugë, për gjendjen shumë të rëndë që është sot rruga. Edhe unë vetë kam pasur rastin që ta përshkoj, bashkë me Fatmirin. Është një shteg i mbushur me gropa ku eksesin, shërbimet e gjithë banorëve, është minimal”, tha Rama.

Në përfundim, kryeministri bëri edhe një batutë me vlonjatët, duke theksuar se vitin e ardhshëm ai dhe ekipi qeverisës, do të dalin ballë hapur përpara tyre. “Deri vitin e ardhshëm do të jemi në gjendje, së bashku me miqtë e kolegët, që të dalim ballë hapur përpara vlonjatëve, jo vetëm se punët mbaruan, por se çfarë morëm përsipër i bëmë me një seriozitet të madh, siç i ka hije Vlorës. Se kot nuk thonë në Vlorë, “detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala”.

21 komente në “Rama: Në vjeshtë nis puna për ndërtimin e korridorit Vlorë – Himarë”

  1. Alb says:

    Po cfar punimesh do fillosh ti. O moster ti ske fillu akoma lugo maren e vlores ke len dy puntor si roje vreshti aty qe vijn gjith diten me nje lopat ne dor. Qe te hyft lopata ty ishalla. Na bere telef ne rrena i papar paske qen. Ska te dyt si ty ne kte rruzull toksor.

    1. enter"" says:

      Qetesohu Alb, se edhe pak e do kenaqesh me investimet qe do behen.

    2. bonbon says:

      Shpellaro e paske marre te premten me shume terbim.

  2. denisi says:

    ky eshte nje moster i vertet e ke then tamam e ka mbush kupen plot tani dhe vlora po e duron si shume ky po provokon kte popull
    ka tre vjet qe ben lodra loz me vlonjatet e popullin e jugut sepse njerzit spo i dalin perpara dhe ta hedhin ne det nje here e mire por dita po vjen po vazhdoi keshtu me mashtrime
    eshte koplet i paftyre i neveritshem doli me keq se sala asnje nuk e mendonte kete kuceder. nuk e meritonte vlora kete njeri e deputet qe vetem mashtron mes dites lungo sketera ska filluar e jo te mbaroje kudo gropa e kudo shkaterim ti lem investimet e tjera qe ska ber asgje kto tre vjet per cfar flet ky apo shikon endrra dhe po vazhdon mashtrimet do bej kete e do bej ate po ku i intereson ky i ben me vrap kurse me vloren e ka mbush kupen plot.njerzit e shikojne qe ska ber asgje dhe turizmi ne vlore po shkon drejt falimentit prej ketij njeriu . ska asnje projet dhe asnje vizion per kete qytet por i ushqen me luge boshe sepse njerzit jane te lodhur nga politka shqiptare. dhe nje projet i vetme i ktij qyteti po e bejen cope cope dhe po e vjedhin dhe po e zvarisin pa fund me qellim qe vlora te humbi prap nga turizmi po e katandisin qytetin kryesor ne shqiperi ne fshat sa turp .

    1. mirel says:

      I ka hedhur investimet te HECet, nuk del gje per Vloren. Investon aty ku duhet te perfitoje vete.

  3. xxx says:

    hipokrizi dhe mashtrim po dil i i xhiro nga vlona e do shikoni vetem shkaterim dhe ato dy palma te bukura ja hoqen ka i kryetar bashkie qe nje zot e di nga e gjeten dhe qyteti kudo spo shikon asnje investim dhe i vit e ky kryeminister iken llafe llafe dhe asgje. bregdeti ske ku ben plazh per cfar vlore po flet ky kryeminister mashtrues e i pabes qe mashtroi i popull t i qyteti t jugut.

  4. ilir says:

    falenderoim kryeministrin per projektet por deshiroim te mos na thot ne ver qe ishte njr prrill

  5. genci says:

    More zoti K.minister ngele duke genjyer.Po ti nuk ke perfunduar rrugen qe ka mbi 4 vjet e filliuar Vergo-Fushe Bardhe e cila eshte shume here me e rendesishme se ajo e Bregdetit qe ne fund te fundit e ka nje rruge te mire,apo jo.

  6. Genci says:

    Zti Kryeminister!Po rruga Vergo-Fushebardhe qe ka 4 vjet qe ka filluar dhe Ju kini thene se do perfundonte para 2 vjetesh kur do mbaroje?

  7. roke says:

    si s del i burr tja perplasi n ftyr rames po t gjith duatrokasin servila dhe ku jan organizatat e mjedisit e shoqeria civile qe s dalin protesta per ket krim e sabotim qi i bon vlones rama, bulevardi akoma spo perfundon e gjith zona qelbet era mut . ky thot investime . 1 prilli ne fakt hani sapunin e radhes per djath .

  8. miri says:

    Te dashur vlonjat per sa kohe ky I gjati te lere Kokedhierin komandant ne vlore keshtu dhe me keq do katandiset ai qytet. Sepse 2k nuk e ka mendjen te punoj, por si te vjedh. Logjika e thjesht vijne fondet per vl dhe Kokedhieri nuk I investon, por I vjedh. I gjati te vij ne vl kur te nisin punimet dhe jo te vij te flasi per te ardhmen se nuk e beson njeri.

  9. Thundra says:

    boll i bet gojore RamBos funderinat e botes
    do ju kthejm ne shpella perseri ,sepse jeni te paintegrushem ne qytete
    atje gjeni qetesin ju

    si jan kaq idiot dhe se kuptojn se nuk i merr me asnji seriozishte kllufat e pillit te pd-se

  10. petrit says:

    Denis ndoshta ke arsye , qe shkruan me mllef ne kete menyre por e ke gabim ,Rama eshte ai qe ktheu Tiranen nga kosh plehrash qe ishte bere ne nje qytet modern , dhe ne te gjithe Shqiperine kane ndryshuar te gjitha qendrat e qyteteve, dil dhe shiko dhe te ,gjitha keto e te tjera brenda 2 viteve,prandaj matu mire kur te shkruash e te flasesh. ndersa vlora do te behet nje qytet bashke me periferine per ti pas zili.Per kete te jesh i sigurt, Rama ka ndihmen e ZOTIT se eshte ne rruge te drejte.

  11. Loni says:

    Zoti Edi, beje Lungomaren dhe ç’do projekt tjeter por ama mos na e beje portin e Vlores si portin e Pireut.
    Te porti duhet te vine anije te vogela dhe jate turistike se ku do ankorohen anijet e medha ate gjeje ti prandaj je i pari
    vedit. Ne gjirin e Vlores po te vine shume anije uji do qelbet fare.
    Kjo gje as Saliut nuk do i pelqej!

  12. partizani ne luft po shkonte says:

    Rruga per ne SELENICE nuk do behet ?Selenicaret e paguan shtrenjte me duket qe votuan BALLISTIN per kryetar bashkie dhe mire tju behet zone tradicionalisht e majte ja jep voten ballisteve turp i botes .

  13. Raimond vlonjati says:

    Ky genjen si halabak

    Ngaqe ky edht i rethuar nga budallenj mendon se te gjithe jane si ata qe ka fut ky ne qeveri

    Ky thote se pagoi borxhet p er kompanite e tugeve

    Kurse e verteta eshte se kompanite e rugeve i kane shtetit 900 milion euro borxh nga mos pagimi i taxave , sic edhe u shpreh para nje viti drejtoria e Tatim Taksave qe varet nfa Ministrat e tij

    Pra ky merr borxhe skandalize nga FMN per tua dhene miqve e shokeve te tij biznesmene

    Tamam hajdut

  14. Totila says:

    Shikoj ne ket blog komentues te irrituar qe shajne Edi Ramen .
    Po dal pak nga vehte-vehtja .
    Edi Rama eshte i qete ,perndryshe JU SHPELLAREVE qe futni pyka ketu ,AI Edi Rama ,duhej tua bente me dije se sa Milione $ apo Euro vodhi qeveria 8 vjecare e ju shpellareve dhe sa Borxhe i la BBSH per 8 vite ,prej 2005-2013 .
    Nuk e bejne dot Shqiperine MALOKET sepse nuk e kane ne ADN ,por Maloket bejene ate tjetren qe maren udhezime nga SERBET .
    Shqiperia keto 22 vite prej 1991 -2013 vetem eshte vjedhur dhe do te duheshin 4-5 mandate 4 vjecare qe te pakten te vije era shtet ,pastaj mos harroni dhe Partine e LESH E LISE se Turkut HAJDUT ILIR FLORIRI qe e ka kthyer partine ne Detashment nazist .
    Mos harroni dhe Gjarprin Sali berisha dhe Kriminelin gjakftohte Lulzim ,ILIR ENVER HOXHA ( BASHA ).
    Me vjen shume keq se si eshte katandisur vendi im .
    Edhe nje Edi Rame qe do te punoje nuk e lene hienat dhe kriminelet politikane nga xhelozia dhe po i futin perdite shkopinj ne rrota .

    1. renato aslati says:

      totila ku jeton ti dhe e shikon vloren nga planeti tjeter .rama eshte nje kryehajdut shpellar je ti qe i mban ison rames njerzit kane sy e shikojne njeri pa vizion deshtak.

  15. lcd says:

    leket e lungo mares vlore kane shkur tek kocua ne himare dhe te veliaj ne tirane kjo eshte e sigurt si drita diellit mjafton te shikosh qe ne tirane kudo punohet kurse vlore propogande dhe s behet asgje kaq idiot njerez jeni qe besoni akoma kte kryeminister genjeshtar qe do bej vloren super vend mesdhetar.genjeshtra e radhes me 1 prillin.

  16. tironci says:

    1 prill dita genjeshtrave dhe rama mir e ben sa kalova rruges aty per t shkuar orikum dhe akoma ne vlore sikur kish rene i termet ajo zona as peme as ndricim as trotuare s pash gjekundi ju qe komentoni ketu militant te ps po shkoni shikoni vet pra t bindeni si eshte situata aty qe s keni besim dhe thoni per ne t tjeter jemi te pd dilni i xhiro vet ne vlore e do habiteni me shkarimin e ksaj zone keni cell filmoni vet pra meqe sna besoni . vloren e perdor per show e propogande dhe leket shkojne tirane . RAMA GENJEN PA PIKEN E TURPIT .

  17. tomsojeri says:

    Avash o cuna ! Mos i lshoni llafet se zemrimi vec keq ban ! Ky ka dhen prova e ti tironso kur kaloje anes Lanes e atje ke parku Rinia gjo mo te shemtut ska pas ndonjiher Tirona ! Hajnin e PD s e hongrem me mjalt ! ,Zbrazi arkat e la nje borxh sa shkun e zgjaten doren ke ujqit e FMN qe te dalim nga situata !Prandaj mos beni sikur haroni e mos ja faturoni “kulacin e shtremet “ktij ! E verteta esht se nuk mbajti llafin per ta ras mrena Sali kriminelin e kryehajdutin, por te verteten e ksaj “pseje” te madhe akoma nuk e dim ! Un e kuptoj qe Shqiperis i duhet nje Ugo Caves apo nje kryeminister si ai i Bolivis, qe qarkullon me nje makin Wolsvagen me benzin super dhe rogen nuk e don me shum se 2000 € ne muaj por a ka shqiptar ta bej kte ? Tani i bim Kocos !!! Po pa me gjeni nje bur me te mir ju, qe e njef ate zon, apo mos doni ta sjellin nga Tropoja ? Un mendoj se ky plan i ksaj autostrade ,po u be realitet esht nje nga mrekullit shqiptare dhe zhvillimi qe do i sjell asaj zone esht i pa cmushem dhe kam besim qe Edi Rama do e realizoj … dhe te them te verteten ky lajm me gezon…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje