Banka e Shqipërisë merr me qera mjedise shtesë për 106 milionë lekë. Hotel “Dajti”? Do të nisë rikonstruksioni këtë vit

3 Prill 2016, 19:07Ekonomia TEMA

Banka e Shqipërisë ka marrë një tjetër ambient me qera për aktivitetin e vet.

106 milionë lekë është tarifa për tre vjet.

Vendimi është marrë nga Këshilli Mbikëqyrës dhe ai vjen pak pasi u përurua rikonstruksioni i godinës qendrore, ku morën pjesë thuajse të gjithë drejtuesit politikë.

“Vizion Plus” raporton se kontrata e re e qerasë shtron pikëpyetje për shpenzimin e parave nga ky institucion që disponon edhe hotel “Dajti”, i cili ende nuk ka përfunduar rikonstruksionin.

Që nga koha kur ajo ia bleu qeverisë e deri me sot ajo vijon e të mbetet një gërmadhë në qendër të qytetit. Nisur edhe nga kontrata 3-vjeçare e qirasë, mund te thuhet se te paktën deri më 2018 godina e ish-hotel “Dajtit”, nuk do të jetë gati për stafin e bankës.

Vizion Plus është interesuar pranë Bankës Qendrore, për të mësuar më shumë rreth afatit të punimeve për rikonstruksionin e ish-hotelit, por ky institucion nuk ka dhënë një informacion të qartë lidhur me këtë projekt.

Ajo çka pranon Banka Qendrore është se rikonstruksioni do të nisë këtë vit, por pa dhënë një afat konkret se kur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje