Zululand- Kreditë e këqija, ekspertët fajësojnë bizneset “politike” dhe nënshtrimin e bankave ndaj tyre

6 Prill 2016, 20:49Sociale TEMA

Falimentimi i kompanisë turke Kurum ka hapur debat në fushën e eskpertëve të Ekonomisë.  Gazetari Mustafa Nano trajtoi në emsionin e kësaj të mërkure në Zulunad kreditë e këqija. Paneli me tre të ftuar, ekspert në fushën e ekonomisë Zef Preçi, Besart Kadia dhe gazetari i BIRN Gjergj Erebara u ndalën më së shumti tek faktorët që ndikojnë në dhënien e kredive që më pas kthehen në ‘kredi të këqija’. Më së shumti në këtë pikë gishti i përgjegjësisë është vënë tek politika e qeverisë dhe e Bankës së Shqiëprisë. Gazetari Erbera tha se qeveria ka nxjerrë një vendim që të gjitha pagesat për tatimet, për sigurimet shoqerore dhe për shumë shërbime të tjera paguhen komisioni, çka rëndon xhepin e qyetarit dhe mbush xhepin e bankës në mënyrë të padrejtë. Zef Preçi tha se kreditë bankare në shuma deri në 50 mijë euro qe merren nga bizeneset dhe konsumatorët individual kanë tregues kthyeshmërie dy herë më të lartë se kreditë mbi 50 mijë euro. Ndërsa mbetet shqetësues fakti se diferenca midis interesave për depozitat dhe interesave për kreditë është shumë e lart dhe se bankat i ndryshojnë interesat vetëm në rritje dhe pa njoftuar klientët, dmth pa negocim me ta. Sipas Preçit kreditë e këqija janë rritur për shkak te klientelizmit politik, korrupsionit në sistemin bankar dhe mbikqyrjes së Bankës së Shqipërisë. Ndaj në këtë kontekst duhet të ndërhyjë qeveria me politikat e saj për stimulimin e ekonomisë dhe përmirësimin e klimës së biznesit.  Kjo do t’i shërbente edhe përmiresimit të gjendjes në sistemin bankar dhe rritjes së kreditimit të ekonomisë reale. Por Kadia tha se ngërçi qëndron tek qasja e qeverisë ndaj ndaj bankave. Të sinkronizuar, të ftuarit në Zululand thanë se për kompanitë e falimentuara përgjegjëse është politika e cila i favorizon në mënyrë klientaliste kompanitë.

1 komente në “Zululand- Kreditë e këqija, ekspertët fajësojnë bizneset “politike” dhe nënshtrimin e bankave ndaj tyre”

  1. krysho ludovik says:

    cu duhen keto punet me hekur e korent turqve, moren bizantin si pjesen me te zhvilluar te evropes edhe e bene mut.
    Turqit jane dy gjera te bejne qofte edhe xhami

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje