Çeqet/ Familjet e viktimave të Shkodrës përfitojnë nga sigurimi i jetës së viktimave

8 Prill 2016, 17:11Kronika TEMA

Ngjarja e rëndë e Shkodrës ku 2 ushtarakë humbën jetën nga rënia e helikopterit dhe një mbeti i plagosur, ka qenë kryefjala e këtyre ditëve.

Pikëllimi i familjeve dhe i të gjithë qytetarëve ka qenë i madh dhe poashtu gëzimi për mbijetimin e Gerald Babamuçës ishte i madh .

Gjithësesi, përpos dhimbjes që nuk do shuhet kurrë, sot në familjet e dy viktimave Floran Delia dhe Donald Hoxha ka shkuar çeku i sigurisë së jetës, me vlerë 18 milionë lekë të reja për secilën familje.

Sipas informacionit dhe fotove të çeqeve që ka siguruar Lexo.al, sot ka kaluar çeku për të dyja familjet. Siguria e jetës nga ana e shtetit për punonjësit ka mundësuar këtë shumë e cila sado modeste që është, ndihmon familjet.

Kjo është dhe hera e parë që bëhet një pagesë e tillë për pjesëtarët e Forcave të Armatosura që humbin jetën në krye të detyrës. 

9 komente në “Çeqet/ Familjet e viktimave të Shkodrës përfitojnë nga sigurimi i jetës së viktimave”

  1. vlonjati says:

    gazetaruc… ishte e domosdoshme te publikohej ceku?

  2. asd says:

    Sigal po ben publicitet ?

  3. Afrimo says:

    Turp turp turp. Meritojne me shume

  4. Petriti says:

    Jam dakort. Jeta e tyre nuk ka cmim. Jane nder te vetmit qe i pergjigjen ketij populli sa here ka nevoje. Le ti trajtojne me rroga e me shtepi ae vertete e meritojne. Respekte

  5. Erion says:

    Bravo Sigal per korrektesine dhe pagesen e ketyre vlerave te konsiderueshme. Nje ndihme goxha e mire per familjet

    1. FU says:

      Bastarde si puna jote ka vene shushunja sigal te komentojne ketu? 130 mije euro vlen jeta e nje njeriu mor funderrine??!! Kesaj i thua vlere e konsiderueshme ti o kurve njeri, per familjen qe sdo e shohe me kurre femijen e saj?? Ptuuu, hale e felliqur!

  6. Ushtaraku says:

    Ju lumte, vertete jeta nuk blihet dhe ska çmim, por me sa di eshte hera e pare se paku ne forcat e armatosura qe jo vetem ushtarakeve ne mision, por edhe piloteve ju sigurohet jeta dhe se paku familjeve te tyre nuk ju mungon perkrahja financiare. Te lumte Kodheli. Respekte.

  7. skender says:

    bravo sigal se esht nje ndim e madhe per familjaret e viktimave. zoti te bekoft.Avni Ponari per kete ndim ce ike ndimua.

  8. genci says:

    SIGAL nuk asnje merite ne kete mes. MIMI KODHELI ajo ka bere sigurimin e tyre. Ndersa “Nderi kombit” te leshit Dritan Hajdut Derimaj i niste rambot e leshit neper afganistan pasiguracione. Deshmori Kombit Feti Vogli qe DD mburret nuk mundi te marre vec disa paga shperblim se mendjen e kishin te blenin pajisje qe ti perdorte Firdeusi i DD.
    Bravo Mimi bravo……..megjithate ke akoma pune per te bere me ne oficeret……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje