I mbijetuari i tragjedisë në Shkodër i tronditur, nuk ka mësuar asgjë mbi 2 pilotët (dhe një abuzim gazetaresk)

8 Prill 2016, 15:54Kronika TEMA

Ushtari profesionist Gerald Baramuça, që i mbijetoi rrëzimit të helikopterit mesditën e së mërkurës në Liqenin e Shkodrës, vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ai qëndron në një dhomë në pavionin “VIP” të spitalit,  nën mbikqyrjen e mjekëve, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në godinën ku qëndron i shtruar 23-vjeçari bie në sy edhe prezenca e policisë ushtarake.

Mësohet se ushtari profesionist nuk është marrë ende në pyetje nga prokuroria për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike që ka shfaqur.

Top Channel mori kontakt me familjarët e tij të cilët ishin tejet të irrituar sa i përket botimit të disa intervistave që sipas tyre janë të sajuara, pasi asnjë person tjetër veç mjekëve nuk ka hyrë në dhomën e Geraldit.

Ndërkohë një burim nga bluzat e bardha të Spitalit të Traumës bën me dije se për shkak të gjëndjes së rënduar psikologjike, ushtarit Baramuça nuk i është thënë lajmi i hidhur për humbjen e jetës së 2 shokëve të tij, kapiten Florian Delia dhe toger Donald Hoxha me të cilët po kryente një fluturim stërvitor.

Sipas familjarëve për momentin atij i kujtohet vetëm ndihma që i ka dhënë një peshkatar i zonës.

1 komente në “I mbijetuari i tragjedisë në Shkodër i tronditur, nuk ka mësuar asgjë mbi 2 pilotët (dhe një abuzim gazetaresk)”

  1. toni says:

    kesaj i thone goja mbyllur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje