VIDEO/ Kreu i Bashkisë së Lushnjes- qytetares: Ta fus atë portofolin mu në gojë

13 Prill 2016, 11:30Sociale TEMA

Kanë shkuar për t’i kërkuar një zgjidhje për problemin e tyre, por përgjigja që kanë marrë i ka lënë pa fjalë.

Bëhet fjalë për tregtarët e Lushnjes, të cilët i kanë larguar nga tregu.

Ata kanë shkuar te kryetari i Bashkisë së Lushnjes për t’i kërkuar që ta zgjidhë hallin e tyre.

Duket se Fatos Tushe ka qenë i vendosur për të mos marrë parasysh kërkesën e tregtarëve, madje debati degradon në fyerje të tregtarëve nga Tushe.

“Ku do hamë? Kam 12 kalamaj për të ushqyer”, qan hallin një nga protestueset, por përgjigja e Tushes i lë pa fjalë.

“Po kush t’i polli ty? Lagjja apo vetë? Rriti vetë.”

Jo vetëm kaq, por debati mes tyre ka vazhduar deri në kërcënime, përsëri nga ana e kryetarit.

“Unë dua të drejtën, s’kam ku të ha! Jam e sëmurë”, i thotë ajo.

“Mos më ngri mua zërin. Ta fus atë portofolin mu në gojë unë”, i përgjigjet Tushe.

10 komente në “VIDEO/ Kreu i Bashkisë së Lushnjes- qytetares: Ta fus atë portofolin mu në gojë”

  1. tomka says:

    Me duket se lsi eshte ky gangua i bashkise ushnje

  2. kaderusi says:

    Ju lutem shoke , beni komente.

    1. maximus says:

      po ore me gjith qef , edhe pse jam i majte, ky majmuni i lushjnes duhet te hiqet menjehere nga bashkia, e kuton tani ndryshimin midis nesh dhe jush, se ju jeni te betuar per saliun ,kurse ne nuk japim kurre besen per politikanet shqiptare, nqs edhe keta nuk bejne gje per popullin, do ta kene fundin me te keq se SALIU juaj.

  3. genti says:

    ta gezojme rilindjen:)

  4. Klimax says:

    Me sa duket, sipas llogjikes se Tushes, nena e tij doli ne cete me lagjen qe polli Tushen dhe keshtu qe Tushja i Rilindjes paska te drejte te ushqehet, te tjeret, jo!!!!!

  5. Populli says:

    Nuk e keni idene sa kenaqem kur shikoj te tilla video. Me behet zemra mal. Ky popull dele meriton me keq se kaq. I beri mbreter e pashallare ky popull ke ta lloj njerezish, e tani t’i mbaje mbi supe e te mos ndihet fare. Kta jane pasqyra jone, na personifikojne me se miri. Hallall i qofte dhe me keq ishalla ju a befshin o popull.

  6. zeri i qytetarit says:

    Asaj qytetares ky idioti kryetari i bashkise se Lushnjes i fut portofolin ne goje,por ky vete nuk e kupton se do te haje ate qe hane grate mbas buke ne by….Ata te shkretet jane ne hall,kurse ky palo krietar tallet me popullin e shkrete.

  7. Petro says:

    Keta jane rrugacet e rilindjes.Moj opozite mos rri po duku, kerko doreheqjen e tij dhe zgjedhje te reja ne Lushnje.

  8. Kot says:

    Mire tju bohet te gjitheve se kur vjen dita me votu shkoni tgjith si dele. As majtas as djathtas dite te diele futjani nplazh se tgjithe me tfutme ja u kane.

  9. Treviso says:

    Nuk e di se çfar partie perfaqson por per kryetar bashkie nuk eshte. Ky ka kulturen e bandes se kryekriminelit. Keto uligane vijne ne detyra te larta se populli voton per partine dhe jo per personin. Duhet te nderrohet patjeter ligji i votimeve. Qytetaret te votojne per personat dhe jo per partite.
    Qytetari po te votoje per personin dhe parlamenti nuk do te perfaqsohet me me kriminele dhe mafjoze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje