Rama në Top Story: Ja çfarë bisedova me presidentin Obama (VIDEO)

14 Prill 2016, 21:14Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama, për Top Story me Sokoll Ballën, analizon vizitën e tij zyrtare në SHBA dhe takimin me Presidentin Barack Obama si edhe me Zv\Presidentin Joel Biden. Rama nga Washington prononcohet sërish hapur mbi kandidatin republikan për President, Donald Trump dhe mbi iniciativën qeveritare për hapjen e klasave të mësimit të feve në shkollat e vendit.

Më poshtë përditësimi minutë pas minute në video i intervistës së Kryeministrit Rama:

Rama: Në fund fare më mori dhe me tha të shkojmë në Dhomën Ovale.

Rama: Nuk është çudi nëse të presin me protesta por kur Presidenti proteston për parkun.

Rama: Kemi marrë aq shumë vlersime saqë jemi të karikuar edhe për një mandat tjetër.

Rama: E kam ftuar Presidentin Obama të vijë në Shqipëri, dhe më ka premtuar se do të vijë.

Rama: Historia e armëve kimike nuk është ashtu siç është thënë, mardhëniet me SHBA kanë ardhur duke u forcuar.

Rama: Në vizitën e Vuçiç në SHBA, Presidenti nuk mori pjesë.

Rama: Për muxhahedinët nuk është vendim vetëm i joni por edhe i qeverisë së Berishës.

Rama për koshin e basketbollit te Kryeministria: Çdo njeri lë gjurmët e veta.

Rama : Mazhoranca e gatshme të miratojë reformën, nuk ka më kohë.

Rama: Akademia e FBI do të mbështesë Akademinë e Policisë Shqiptare.

Rama: Për Reformën në Drejtësi nuk do të heshtin por do të kërkojnë fajtorët.

Rama: Nëse reforma miratohet, BE hap negociatat në fund të vitit.

Rama: PS nuk voton Reformën në Drejtësi nëse nuk ka tërmet në sistem.

Rama për implementimin e lëndës fetare: Nuk ka lidhje me mësimin e fesë por me kulturën fetare.

Rama: Donald Trump dhe trumpët e tjerë rrisin mbështetjen nga padija.

Rama: Kultura fetare do të shërbejë që njerzit të mos bëhen pjesë e xhihadit dhe Trumpit që mund të dalë në trojet tona.

Rama për Donald Trump: Zoti e ruajt Amerikën nga ai njeri.

Rama: Deklaratat e Trump për Millosheviçin padyshim që janë rrezik për shqiptarët.

Rama për vizitën në SHBA: Mbështetja e SHBA-s na jep energji per të finalizuar reformat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje