DETAJET/ Emiljano Shullazit iu "dhurua" Vollga pas kërcënimeve, gjoba dhe 4 biznesmenëve dhe kërcënime me vrasje

17 Prill 2016, 15:53Politika TEMA

Zbulohen detaje të tjera rreth akuzave të ngritura ndaj 38-vjeçarit Emiliano Shullazi, i arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të, shokun e ngushtë Gilmando Dani dhe të afërmin Blerim Shullazi.

Të 3 ata do të dalin para gjykatës, të dyshuar për veprat kriminale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale”, “gjobëvënies”, dhe “shkatërrimit të pronë me eksploziv”.

Një burim jozyrtar i tha Top Channel se, episodi që e ka vendosur në pozitë inkriminuese Emiliano Shullazin ka lidhje me kallëzimin gjatë muajit shkurt, të shtetasit Arjan Zika.

Ai ka pohuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, 3 muaj më parë, se është kërcënuar nga Shullazi për një parking 1.200 metra katrorë në Tiranë.

Top Channel disponon dëshminë e këtij shtetasi, i cili pohon se “Emiliano Shullazi më kërkoi takim. Dikush erdhi e më tha se Emiliano po të pret ta takosh. Kohë më parë kam blerë një sipërfaqe parkingu prej 1.200 metrash katrorë, Emiliano më tha ose blije sërish me çmimin e tregut të sotëm, ndryshe do të të vras. E kam takuar 4 herë Shullazin dhe nuk pranova”.

Pas kësaj ngjarjeje, sipas burimeve policore, në dyqanin e kallëzuesit, në datën 13 mars ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse.

Burime të Top Channel bëjnë të ditur se, pas kallëzimit, qytetari është larguar nga Shqipëria për shkak të frikës.

Episodi tjetër, për të cilin dyshohet Shullazi, ka lidhje me ish-hotel “Vollga”, në Durrës, që dyshohet se përmes kërcënimeve mund t’i jetë dhuruar Shullazit nga një shtetas shqiptar.

Janë të paqarta procedurat e ndjekura për kalimin e ish-hotelit nga një shtetas arab te shtetasi shqiptar, e më pas tek i dyshuari Shullazi.

Prokuroria pohon se, ndërkohë disponon edhe 4 informacione të përcjella nga policia e Shërbimi Informativ Shtetëror, për gjobëvënie ndaj 4 biznesmenëve të ndërtimit, të cilët mësohet se e kanë paguar gjobën e kërkuar. Por ata nuk kanë pranuar të kryejnë kallëzime.

Shullazi është kthyer në një emër të njohur për drejtësinë shqiptare.

Disa herë, ai është shoqëruar e ndaluar për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që akuza më e rëndë, që i ka dhënë atij fajësi me 7 vite burg, ka lidhje me çështje droge. Emri i tij u përmend së fundmi nga ambasadori amerikan Donald Lu, si një ndër njerëzit që shëtit i lirë, megjithëse ka kryer krime, tha ambasadori.

Ndërkohë që u akuzua ditët e fundit edhe nga ish-kryeministri, se kishte kërcënuar kandidatin për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, se do t’i merrte peng djalin nëse nuk tërhiqej nga gara. Për këtë episod, policia po kryen ende verifikimet dhe nuk e ka kaluar ende dosjen në prokurori.

10 komente në “DETAJET/ Emiljano Shullazit iu “dhurua” Vollga pas kërcënimeve, gjoba dhe 4 biznesmenëve dhe kërcënime me vrasje”

  1. Klement says:

    Shpresoj te mos jete fasade dhe te dake pa lagur.Ky eshte nje kriminel dhe duhet te qendroje ne burg per kohe te gjate…

  2. Dino says:

    E dini sa zgjasin tipa si shullazi ketu ne angli.
    3 dite.
    Dhe kur te dal ngal burgu nje dite ka kaluar aq shum kohe sa qe ka harruar pse ka hyre.
    Sepse ka shtet ketej jo bandite me pushtet.

  3. Berisha Islami says:

    Kot fare…sa per kurreshtje. Kur ka ndodhur historia me Vollgen ???

    1. Albi Dabulla says:

      Historia me is Hotel Vollgen ne Durres ka ndodhur ato dite, kur Shullaxi i futi tyten e pistoeltes ne goje Vangjush Dakos kryebashiakut durrsak. Zari i Vangjushit kryeregjistrues ne Hipoteke aktualisht deputet mavi ne parlament ia firmosi letra Shullazit, pasi Dako pa tmerr me sy nga Clock 21 e Emilit te Sajme Qorrit!

    2. adi says:

      NE REGJISTRAT E HIPOKETES THOTE 12 DHJETOR 2014.
      PER TE TJERAT SI RILINDAS GJEJE VETE KUSH E KA FAJVIN.
      ESHTE E SIGURT QE NE FUND DO FAJESONI BLUSHIN.
      CESHTJE RILINDASISH QENIE QE GENJEHEN TALLEN DHE VIDHEN KOLLAJ

  4. Siguria says:

    Eshte tronditese qe prokuroria e krimeve te renda nuk ka besim te policia e shtetit!Imagjinoni sa frike per te hetuar nje kriminel qe I ka vajtur nami pertej oqeanit!Nese shiku ka pergjuar le te nxjere dhe telefonatat me sajme qorrine kompani.Nese e ka seriozisht prokuroria le te verifikoje pasurite e shullazit dhe ska nevoje fare te kerkoje fakte e prova se ke ka kercenuar dhe ku ka vjele gjoba.Ishalla se futen brenda par ta mbrojtur nga ndonje kundershtar.

  5. korcari says:

    Prandaj nuk ka njeri besim ne shteti shqiptar…ky tip me tere kto lloj arestimesh qe i jane bere duhet te dilte nga burgu ne 2060..

  6. Teuta says:

    Ju lutemi na shkruani edhe datat,apo muaji ,vitin se kur kane ndodhur keto veprime te SHULLAZT. Kemi degjuar se ky person prishte edhe mitingjet e ps. ne mos gabofsha gjat fushates per kryetrain e bashkise se Tiranes . Athhere PD nuk e cilsonte te tille. PO ne vitet e PD ne pushtet ,aishte problematik ky peson ? Si I ka shpetuar Lulit e Flamurit ky Shullazi? Na sqaroni qe te dime se cila eshte everteta :Eshte I PS,i Pd -se apo i gjitheanshem?

  7. Gezim says:

    Pyesni ambasadorin ne Katar per hotel Vollgen. Ai e di si u shit tek Shullazi. Edmond Caca eshte plehra e Berishes dhe i Rames. Kontrabandist qe merret me arabet dhe kriminelet e Durresit. Berisha ta mbylle gojen se si eshte vete pas Edmond Caces dhe Shullazir. Plehrat!

  8. Mari says:

    Po prokuroria kur paska pas gjith kto fakte pse i mbante ne hije dhe nuk i bente publike me para?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje