Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha bashkojnë bandat?

22 Prill 2016, 10:42Politika TEMA

Dy grupe kriminale shumë të njohura dhe shumë të fuqishme që veprojnë në Shqipëri, tashmë janë bashkuar me njëri-tjetrin duke ritur ndjeshëm aktivitetin e tyre kriminal në disa qytete.

Kështu shkruan sot Shqiptarja.com.

Sipas saj, Emiljano Shullazi, që pesë ditë më parë u arrestua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjobitjen e 7 biznesmenëve dhe zytarëve të njohur në vend, rezulton që kohët e fundit të jetë bashkuar me Lulëzim Berishën.

Ky i fundit cilësohet si drejtuesi i “Bandës së Durrësit”, anëtarët e së cilës në fakt tashmë janë në burg.

Por gazeta thotë se ka një dokument sekret i Ministrisë së Brendshme, ku jepet një tablo e qartë e bashkëpunimit mes Shullazit dhe Lulzim Berishës, i cili nga burgu drejton grupin e tij në Durrës, ku tashmë në teren, ai që delegon urdhërat e Lulit tek personat e tjerë të grupit si Julian Meçaj e Marjel Fierza, Mond Çekiçi etj, është kunati i tij Plarent Dervishaj.

Sipas gazetës, ata kanë realizuar gjobitjen e disa personave, biznesmenë të njohur në vend, kryesisht në fushën e basteve sportive, tregtisë së kafesë dhe tregtisë së naftës.

Për momentin nuk dihet sa i vërtetë mund të jetë kjo gjë, që më së shumti duket si një skenar filmash.

3 komente në “Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha bashkojnë bandat?”

  1. Le te bashkohen e trashigohen Brenda burgu e jashte tij .
    PrOblemi eshte se kujt i interesojn kto lajme martesash ,
    cili modeli shoqerie i referohen kto media ose cfar eshte ky model qe i afrojne shoqerise atij vendi !

    Dhe mesiguri Shkusi i ksaj lidhjeje -dashurie martese kriminelash ,eshte sali byrrisha !
    A ju shkerdhefsha shtetin ,juve aty,
    se me pas qen shtet i vertete ju kishte rras te gjithe ju plehrat e medias kurve ,
    Brenda burgut te festonit e shijonit nga afer gjellen ne dasmen e krimit.

    1. Sali shakaxhiu says:

      Ramo shakazhiu, po te te rastisi te takosh Gjushin e Durresit, ndoshta merr ndonje pergjigje se kujt i intereson. Ose po te jesh durrsak e di vete pergjigjen se e ke jetuar ndoshta zgjedhjet e 2015 ne ate qytet.

  2. Arturi says:

    Po mire, mo, le t’i bashkojne forcat … edhe sapunat! ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje