E bëre tënden Sali, e vure qafën mbi kërcu!

22 Prill 2016, 09:29Politika TEMA

Nga Pëllumb Kulla

 

Sot është një ditë historike për testimin e demokracisë shqiptare.

Një takim i paracaditëve në dhomën ovale të Obamës do ta sillte pa tjetër këtë seancë parlamentare, dhe këtë test historik.

Përse, more lumëmadhi Sali, e bëre këtë provokim të shkallës më të lartë, fare?! Tani i ke turbulluar aq shumë shqetësimet sa nuk ta pret mendja. Dhe nuk janë njerëzit e tu të afërt që shqetësohen. Kokëçarjen më të madhe ua ke sjellë atyre që e shohin se ti je pjekur për arrest dhe nuk të arrestojnë dot.

Edhe shqiptari më i humbur e di se ti mund të ishe arrestuar me dhjetra herë më parë, por jo me motivacion kaq lakuriq sa këtë herë, kur i bëre thirrje popullit të rrëmbejë armët sa që “qeveria të mos gjejë vrimë ku të futet”. Po të ishe vërtet një ithtar i ligjeve të vendit tend pas një stazhi të gjatë si president, kryeministër, deputet dhe bodigard mjekësor i anëtarëve të Byrosë Politike, pas atij fjalimi ti duhet të urdhëroje vetë shoferin tënd të të merrte nga kryefoltorja, të të shpinte drejt e në burg e të të linte atje.

Se mesa duket kjo do të jetë e vetmja rrugë që të burgosesh ti.

Por ti i gëlltite jargët e thirrjes së madhe dhe pa kërkuar ndjesë, more prapë mikrofonin me dëshirë riparuese dhe për të kushedisatën herë fole për revolucion paqësor demokratik! Mirë, more xha Sali, po kur është paqësor përse i duhen revolucionit armët?! Apo ti e kishe fjalën për armatosje me armë pa fishekë? Epo duhet ta theksoje, se ne mezi të kuptojmë, pale të të nënkuptojmë! Pastaj që të sulet qeveria të kërkojë vrimën e miut, ku i trembet ajo armëve pa fishekë! Në tërë historinë e luftrave njerëzit fishekëve u janë trembur, jo armëve!

Ah, more bablok! Harrove ti, po nuk harrojnë ata që të shijojnë gojëtarinë: thirrja jote, ajo e madhja, ishte “i bëj thirrje popullit të rrëmbejë armët!” Nuk ishte “I bëj thirrje parlamentit për të sjellë një ligj që populli të armatoset!” Dhe e tëra kjo për një revolucjonin paqësor demokratik! Terminologji me të cilën na i ke zgjuar disa herë endjet e fantazisë.

Dhe demokratik, dhe revolucion!

Menjëherë të lind dëshira për zhvillimin e togfjalëshave paralelë që njerëzit e tu t’i kenë gati për marrjen e pushtetit, e me dëshirën që mekanizmat e votimeve të dalin nga qarkullimi. Ç’ti duam ato yçkëla arkaike të stërzgjatura? Veprimet e mëtejshme të jenë të rrufeshme dhe mund të quhen “terror i mirëkuptuar” ose “gjakderdhje demokratike”, ose “masakër konsensuale”, ose “kasaphanë paqësore”, apo “mitralim parlamentar” dhe bile deri “bombardim dashamirës!” Mund të zhvillojnë thirrje për një “zjarrvënie patriotike”, e pse jo edhe për “krime humanitare” – ca martesa gjuhësore leninisto-kristiane, që vetëm ti munde të na i sjellësh në pragjet e veshëve tanë. Dhe bën kujdes që kurrë të

Po dita e sotme, o Sali, është historike edhe për një arsye tjetër. Ti sot përfundimisht do të shpëtosh nga zjarret e urrejtjes dhe shtrëngatat e mallkimeve popullore që të kanë ndjekur deri sot. Ti do të pushosh së merituari ato. Pas kësaj thirrjes tënde për këtë kasaphanën e re paqësore, mallkimet duhet të kenë drejtimin e saktë.

Ti e bëre tënden! Ti nuk do t’i kesh më asnjë borxh burgut dhe drejtësisë.

Ua vure qafën tënde mbi kërcu!

12 komente në “E bëre tënden Sali, e vure qafën mbi kërcu!”

  1. aron says:

    O shoku Ramis! Pellumb Kulla eshte e vetmja pene autoritare e lidhur fort me dashurine per liri ne kete vend. Inati i tij I vetem eshte qe, ajo per te cilen ai kish enderruar nje jete te tere, u shperfytyrua deri ne ate shkalle, sa vetem nje mendje brilante si e tij mund ta paraqes me vertetesi dhe kaq lakuriq. Ju I kujtoni qe paskesh qene ambassador, dhe per kete, sipas zakonit tuaj duhet te jete mirnjohes dhe te mbyll gojen. Te bukur logjike qe keni. Sali Berisha, nje komunist i vendosur behet President dhe Kryeminister, kurse Pellumb Kulla nje antikomunist I vendosur, behet ambassador. Ju e perdoret Pellumb Kullen dhe shtresen e te perndjekurve per aq kohe sa ju duhesh te genjenit perendimin dhe ruanit sundimin tuaj. Pellumb Kulla nuk u vendos kot ne seline e Kombeve te Bashkuara ambassador, ai duhet te sherbente si stoli per “antikomunizmin” e regjimit mender demokratik te Sali Berishes. Do vij koha qe dikush ta trajtoj si duhet kete genjeshter historike dhe perdorim djallezor qe i bete shtreses se te perndjekurve politike, ju komunistet fanatik te Enver Hoxhes dhe Ramiz Alise. Por ajo qe e bene njeriun e ndershem te ndjeje dhimbje deri ne kocke, jane vuajtjet e ketij populli fatkeq, te cilin vazhdoni akoma ta genjeni me deshiren per ta perdorur si mish per top per realizimin e enderrave tuaja per pushtet te perjetshem.a

    1. spartaku says:

      Pellumb Kulla eshte njeri me moral shume te larte dhe per kete rastin e Saliut ai po thote te verteten,pavaresisht se disa qe nu u pelqen e flasin nga xverku.

  2. Albani says:

    XHELATET NUK PRESIN KOKA XHELATESH
    XHIHADISTET NUK EGZEKUTOJNE XHIHADISTE
    KRIMINELET E MBROJNE DHE SHTOJNE SOJIN E TRYRE
    KORBI-KORBIT NUK JA QIT SYTE
    KUSHEDI SA HERE E KA VENE SALA KOKEN NE ATE KERCU.
    SALA KERCUNIN E KA BERE JASTEK.
    A KEMI LIGJE?
    A KEMI SHTET?
    APO KEMI BORDELLO?
    BORDELLO KU ROLIN E PROSTITUTAVE E LUAJNE TE GJITHE PJESETARET E POLITIKES DHE TE QEVERISJES?
    PO KLIENTET KUSH JANE?
    MOS VALLE JEMI NE POPULLI?
    FATKEQESISHT POPULLIT PO JA NGOPIN NE KETE BORDELLO DHE NUK PO E NGOP AI NE TE.
    BORDELLOJA E LA POPULLIN PA BREKE NE BYTHE.

  3. hetuesi xix says:

    “E kasha fjalen per pushk druni mer debila!
    Komb debil jeni se edhe ai Ljubonja e thot se jeni “debilizem masiv”
    Un kam marr pjes ne zborret ushtarake te kohs se diktaturs dhe ne kishim pushk druni. Ktu e kasha fjalen un” kjo do jet deshmija e sales para gjykates… haaaaaaaaaaaaaaaaaa……..

  4. qytetari i thjeshte says:

    Ik mor Ramiz Alia, mos na çaj…. ti na e le ne dere kete shushunje!
    Prangat po i afrohen kulçedres dhe tani kerkon gjakderdhje. Ai e di se do ta arrestojne dhe prandaj çirret e bertet.
    Mos eshte inatçor jugor edhe Izeti qe flet e deshmon me fakte poshtersite e ketij qeni!!!!! Ky do plumbin ballit ti thua po e tepron Pellumbi!
    Ato qe thote Pellumbi i mendon e i thote çDo banor i ndershem i kesaj toke nga jugu ne veri. Ky futi perçarjen veri-jug ne vend, ky futi perçarjen fetare duke nxitur e mbeshtetur ekstremistet islamike qe mohojne atdheun!
    Ja keshtu!

  5. TOMORI says:

    Zoti Pellumb Kulla, emri tuaj eshte simboli i paqes dhe pse eshte i tille, ju e grni zerin ndaj nje perbindeshi, mafjozi, fashisti e nazisti, qe ne vend te paqes, unitetit, dashurise njerezore, kerkon urejtje, lufte, gjakderdhje. Ky moster hitlrjane i en thrje popullit te armatoset me cdo menyre, vetem e vetem ta vrase e gjakose popullin shqiptare . Seshte hera e pare qe ky provukator e ka vene koken ne trung, pore ajo qe ka sepaten ne dore, sja pret qafen, sepse ky kryemafjoz, i lindur per e zeza me kohe u ka paraprire krimeve qe dote beje, sikurse beri edhe dje, per revolucjon te armatosur. Ne vendin tone ska drejtesi, ajo eshte e degjeneruar ashtu si saliu. Aka rast me unik se te besh thirje publike per armatosje dhe revolucjon me arme, ne nje kohe qe armet qe rembeu populli ne viti e zi 97, sjane mbledhur akoma dhe perdite ndodhin vrasje, deri dhe branda familjes. Ku eshte kryprokurori llalla qe eshte bere hire e kellire, perse nuke fillon arestimin dhe hetimin e keti fashisti, ku jane intelektualet, shoqeria civile, qe meren me kendin e lojrave aq te nevojshem per femijet dhe sngrihen ta izolojne kete krimenel, te mose dale nga shtepia deri sa ti hidhen hekurat edhe sikur te kete nderhyrje nga jashte faktori kryesor eshte ai i brendeshmi. SHpresojme se raste me flagrant kriminal se ky per tja vene koken ne sater sali satanase ska, prandaj prsim ta shohim…….

  6. Mokja says:

    I ndjeri Namik Oti ka thene nje fjal te vertet ‘Se maloku po hipi ne kal nuk zbret prej tij po nuk e rezuan prej ti”Dhe le te behemi gati ta rezojm ne ne menyren me demokratike me vot ne zgjedhjet e ardhshme dhe ngadal ta nxjerim dhe jashte ligji partin PD ,se nuk po na sherben

  7. Toni1979 says:

    Ramiz un mendoj se njeri i zgjuar eshte ai qe eshte i afte te nderroj mendje…por gjithmon duke ruajtuar dinjitetin dhe integritetin e tij…ti Ramiz duhet te jesh filo-Berishian…a ke guxim te pranosh tani qe koha e Saliut ka ikur edhe ai duhet te zhduket nga politika? Pranohe Ramiz te tregosh sa burre malsie i drejt edhe i guximshem je? Ashtu si iku Nano para shuma vitesh…pse mos te iki Saliu…qe pupolli shuplaken ja ka dhene disa here por serish ka shpetuar sepse populli ne nje fare menyre e ka falur….edhe keto qe te them skan lidhje me kush eshte ne pushtet sot…se edhe keta nqs vazhdojne keshtu pas qafe e kane….po te fillojme me Saliun….si thua Ramiz??

  8. Devolliu says:

    Po ai Dhallë-Gjiza i Sali Kriminelit do të flasë gjë mo?

  9. Vonoi, vonoi, po nuk harrrojme says:

    Berisha nuk eshte shqiponje mali por bandit mali, spiun e agjent i UDB-se, kaq mire e ka kryer detyren sa edhe vete Miloshevici, Arkani,Shesheli nuk do e kryenin me mire se ky antishqiptar me origjine jo shqiptare. Kush i vrau Arben Brocin, Azem Hajdarin e tj, perse iken e u larguan nga postet Zef Brozi, ish kryetar i gjykates se Kasacionit, Kristaq Luniku, ish guvernator i Bankes Shqiptare, perse u largua mjeku, Dr. Ylvi Vehbiu, doktorri qe e mjekoi Saliun me diagnoze “delir i madheshtise” sepse ata e njohen kete agjent kriminel dhe na paralajmeruan me braktisjen e vendit se ky kriminel do ta digjte Shqiperine, kjo u vertetua, ata paskan qene te zgjuar e te mencur ne parashikim. Po parat e firmave piramidale per shkak te te cilave beri doreheqje nga detyra e guvernatori te bankes se Shqiperise Kristaq Luniku a e dini ku i dergoi Sala? Ja dorzoi Jaser Arafatit pas nji takimi teper sekret ne Rinas ne 1997 per problemet e armatosjes se Palestines dhe per te justifikuar detyren e Shqiperise ne konferencen Islamike ne te cilen e antaresoi ky Saliu i sotem Shqiperine. Bemat e tij nuk kane te sosur, le te shpresojme perseri tek drejtesia pas reformimit te saj.

  10. Jak-Boston says:

    Sala eshte nje xhihadist politiko-hajduto-kriminal dhe akuza shqipetare duhet ta vere ne pranga per nxitje te rrebelimit te armatosur ne 2016, per krijimin e rrebelimit te armatosur dhe shkaterrimin e shtetit si dhe tentative marrje te pushtetit me dhune ne 1997-1998, per cenimin teritorial te republikes me marreveshjen e detit, per neglizhence kriminale me rastin e Gerdecit dhe vrasjeve ne bulevard, etj. etj…….
    Pervec Sales duhet te ndiqen penalisht edhe pushtetaret e sotem duke filluar nga Rama pasi edhe per ata ka nje mal me akuza ku me kryesorja eshte perfshirja ne krimin e organizuar dhe trafiqet e paligjeshme.
    Kjo eshte aresyeja qe Rama e zvarrit reformen ne drejtesi pasi eshte i rrezikuar dhe vete , me dekriminalizimin pasi i heq mbeshtetjen e grupeve kriminale. Keto jane aresyet e zvarritjes e jo Sala. Sala eshte si ajo shprehja ” ujku, ujku po cakejte ( Rama-Meta ) po bejne kerdine”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje