Servet Pëllumbi: Berisha, skenar destabilizimi për të mbuluar krimet. Kërkon një '97-ë të dytë

22 Prill 2016, 10:10Politika TEMA

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi ka reaguar ashpër pas thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga salla e parlamentit, ftoi shqiptarët që të rrëmbenin armët kundër rendit kushtetues.

Servet Pëllumbi deklaron për Shqiptarja.com se, Sali Berisha kërkon një ‘97 të dytë, për të mbuluar të gjitha krimet ekonomike dhe njerëzore që ka konsumuar, gjatë karrierës së tij politike. Sipas tij, destabilizimi i vendit është një çështje ekzistenciale për Sali Berishën.

Pëllumbi i bën thirrje Prokurorisë shqiptare që të thërrasë urgjent Sali Berishën, për konsumimin e veprës penale, të thirrjes për armatosje kundër rendit kushtetues.

Është një thirrje antikushtetuese.

Është një vepër penale, sepse është thirrje për armatosje kundër rendit kushtetues.

Prokuroria duhet ta thërrasë urgjent dhe ta marrë të pandehur. Kërkon të destabilizojë vendin.

Kërkon një ’97 të dytë për të mbuluar krimet e tij.

Çështja e destabilizimit të vendit është një çështje ekzistenciale për Sali Berishën, për të mbuluar krimet që ka bërë.

Është përpjekje për t’i shpëtuar drejtësisë”, thotë Servet Pëllumbi.

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë e lexon thirrjen e Berishës si një paralajmërim, për luftë civile.

Pëllumbi shprehet se, institucionet e shtetit duhet të vihen menjëherë në lëvizje, ndërsa prokuroria është në provë.

1 komente në “Servet Pëllumbi: Berisha, skenar destabilizimi për të mbuluar krimet. Kërkon një ’97-ë të dytë”

  1. Tomorri says:

    Kushe ta therras LLalla qe e ka emru ai vete
    POPULLI duhet te cohet ne kimbe te bllokoj prokororin
    deri ne arrestimin e ketij KRIMINELI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje