Pas kërcënimeve dhe grushtave, Mynyr Koni mori të bijën nga Italia

22 Prill 2016, 09:24Kronika TEMA

Zbardhen të tjera detaje nga kërcënimi që iu bë Mynyr Konit, tashmë rekotor i Universitetit të Tiranës.

Sipas pamjeve filmike të Prokurorisë, një makinë tip “Benz” u ndal pranë tij, ndërsa kthehej në shtëpi.

Një person iu afrua  dhe i kërkoi të futej në makinë.

Koni e ka pyetur disa herë “Kush jeni ju?” personit që kishte dalë në rrugë.

Por si përgjigje ka marrë grushta dhe sharje.

Atë e kanë futur brenda në makinë dhe kanë ecur disa minuta.

Brenda në makinë Koni është kërcënuar me jetën e familjes së tij, nëse nuk tërhiqej nga gara.

Më pas e kanë lënë të lirë.

Sipas asaj që ka deklaruar në Prokurori, Koni ditën e nesërme të kërcënimit udhëtoi drejt Italisë ku jetonte vajza e tij, e cila është kthyer në shtëpi bashkë me të atin.

Ky veprim i Konit, të bën të mendosh se kërcënimet i janë drejtuar pikërisht për vajzën e tij dhe personat që e kërcënuan i kanë bërë të qartë se kishin detaje për të dhe familjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje