Arrestimi i Emiljano Shullazit ka “turbulluar” Parlamentin dhe ka diktuar debatin gjatë seancës së djeshme. Debat të fortë ka ngjallur dje thirrja e ishkryeministrit Sali Berisha, i cili kërkoi nga qytetarët shqiptarë që të armatosen, në mënyrë që të sigurojnë jetën dhe pronat e tyre.
Ishkreu i demokratëve tha dje se Qeveria dhe Ministria e Brendshme është e lidhur me krimin dhe për këtë arsye qytetarët duhet të sigurojnë pronat e tyre. Ai tha se në Parlament duhet të dërgohet me urgjencë ligji, sipas modelit amerikan, që u mundëson qytetarëve pajisjen me armë.
Sali Berisha: Çfarë ndodhte në lagjen e Shullazit? Terror i paparë. Dëshmi tronditëse kam këtu, nga oficerë Policie, të cilët thonë se në lagje jetohej në terror të plotë. Kryebanditi nga ushtria e tij quhej “gjeneral”, dhe kur ai vendosej në kafe “Beku” te Parku i Autobusëve, nga ora 5 deri në 8 zbarkonin aty ushtarët e tij, sikur të ishin mafia më e fortë e botës, të cilët i thoshin oficerit të Policisë:
“’Largohu këtej! O shef, ti bëj si të duash, po ne të themi që më mirë të mos rrish këtu, se ne po ruajmë gjeneralin’. Nuk mund të të përshkruaj se çfarë kam dëgjuar në atë lagje në të cilën jo vetëm punoja, por ku kisha dhe fatkeqësinë të punoja” kështu thotë oficeri Policisë. Ju thoshin se “gjenerali” është i paprekshëm. Ndodhi vrasja në Rrugën e Kavajës, ndodhi atentati i Qafë Kasharit… Në komunikatën e parë të Policisë, korrekte e Drejtorisë së Tiranës, thuhej se në QafëKashar mori një plumb në shpinë Emiljano Shullazi, dhe se në makinën e tij u gjetën armë, u gjetën gëzhoja, u gjetën shtatë mijë euro. Dhe si përfundim, Emili i partisë, pasi iu pastrua gjaku dhe krimi, u nis drejt Lulzim Bashës dhe i tha se “Po dole në atë dritare, kokën ta masim me plumb”.
Dhe ne e denoncuam këtë. Zotëria që thotë se ka ekzistuar gjatë periudhës sonë. Po, ka ekzistuar, dhe ne e arrestuam katër herë, është dënuar disa herë. Ka pasur një incident me Vasilika Hysin dhe Petrit Baren.
Artan Gaçi: Është Besnik Bare, jo Petrit.
Sali Berisha: Po, Besnik Bare… Kishin një zyrë elektorale ata dhe kishin nxjerrë altoparlantat, por “gjenerali” zhurmë nuk donte, ndaj shkoi dhe i theu altoparlantin. Çfarë pësoi? U arrestua brenda 12 orësh. Për hir të së vërtetës, duhet të them këtu se Edi Rama i detyroi deputetët e tij që të bëjnë kallëzim, ata bënë kallëzim dhe ai u arrestua. Kjo është e vërteta. Por ndërkohë, gjuajti me bazuka shtëpinë e kryetarit demokrat të Farkës, ndërkohë u bë gjithçka për të zhdukur provat.
Ditmir Bushati: Çoi në Prokurori këto…
Bedri Hoxha: Boll ti ore, mos fol nga mbrapa!
Sali Berisha: Kur më flet ti, më duket se kam Genci Xhixhën nga mbrapa, prandaj mos fol, se i kemi ndryshe punët.
Flamur Noka-Ditmir Bushatit: Pusho ti ore, pusho!
Ditmir Bushati: Ik, mos më çaj trapin…
Valentina Leskaj: Zoti Noka mos, nuk flitet me këtë gjuhë, respektoni rregullat e Parlamentit.
Edi Paloka: Kujt i thua mos më çaj trapin? Mbaje gojën ti, se ta tregoj unë…
Sali Berisha: Nga rrugeçër neobllokmenë, vetëm fjalor rrugaçi do të dëgjosh. Çfarë ndodhi më vonë? Një ditë prej ditësh, shqiptarët marrin vesh se “Bashkim kontrabandisti”…
Sali Berisha: Nëse ju, o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne, opozita, dhe qytetarët janë të gatshëm t’jua kthejmë me të njëjtat mjete dhe ju të mos gjeni vrimë miu ku të futeni.
Vasilika Hysi: Po kjo është thirrje antikushtetuese…!
Sali Berisha: Po, po, të armatosen, sepse armatosen amerikanët, armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre dhe me urgjencë të sjellim ligjin. T’u japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka siguri, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen, sigurisht hidhen sepse janë me bandat dhe sigurinë jua japin bandat. Opozita është këtu për të qëndruar dhe do të qëndrojë fuqishëm.
Piro Lutaj: Mos u quani këllëf, pastaj…
Sali Berisha: Dhe ju që bëni lojën e armëve ndaj qytetarëve për kërcënimet ndaj opozitës, ne jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi juve në mënyrën më solemne. Vetëm një gjë: ju dhe ata që ju japin zemër juve, jeni më frikacakët e kësaj toke. Jeni si minjtë, që do të kërkoni vrima për t’u futur dhe nuk do të gjeni dot. Nuk mundeni ju të trajtoni shqiptarët në këtë mënyrë. Nuk mundeni ju të përzini dhe spastroni shqiptarët nga vendi i tyre.
Taulant Balla: Ik tani, se të mbaroi koha!
Sali Berisha: Ka fol 70 minuta ai. Pusho ti, mbylle gojën!
Panorama
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, QE VAZHDON ME BESNIKERI TE VOTOJE KRIMINELAT QE E GRABISIN DITA DITES.
Te thote dhe Ditmir Bushati -mos me çaj trapin-
nuk do ngeli njeri pa u bo trim.
une ditmirin e perdhunoj si nje lavire dhe se lej te qaj.
Provoje shpirti im, sic e provove me vlonjatet ne 1997.
po salen sikur e perjashtun nga kuveni per dhjet dit
apo …
Me sa me kujtohet, kerkesen per armatosjen e popullsise sipas modelit amerikan e ka bere per here te pare Erion Veliaj ne nje interviste me pamje nga PS-ja rreth nje jave pas 21 janarit.
Aman vetem Erin e partise mos e ngatero me arme . Nuk merret me te tilla gjera ai . Ai eshte benik dhe i pa kursyer per çeshtjen Ramiste Sa se kursen as gruan per te .
Elektricisti gomar……………ti qenke vertete per te te vene samarin dhe t’a shalosh mbi kurriz………..yyyyt ndyresirat e Qen Berishes se rrjedhur nga trute.