Gjykata e Lartë ka rrëzuar përfundimisht pretendimin e një qytetari nga Durrësi për ndjekje penale ndaj tetë kryeministrave që kanë kryesuar qeveritë shqiptare pas vitit 1990, përshi edhe aktualin, Edi Rama.
Në kallëzimin e tij, Nikoll Prenga pretendonte se krerët e qeverisë ndër vite duhet të hetoheshin për “shpërdorim të detyrës”. Sipas tij, veprimet dhe mosveprimet e kryeqeveritarëve kanë qenë shkak i shkatërrimit të pasurive kombëtare dhe tragjedive materialejetësore.
Përmes një vendimi të shpallur më 22 shkurt 2016, një kolegj penal i Gjykatës së Lartë nuk pranoi ankimin e kallëzuesit Nikoll Prenga.
Ai i kërkoi gjykatës të shfuqizojë vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme të datës 4 nëntor 2015, për të mos filluar procedim penal ndaj nëntë kryeministrave të kallëzuar. Në vendimin e arsyetuar, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, kolegji penal i kryesuar nga gjyqtari Admir Thanza shfaq arsyet pse nuk u lejua hetimi i kryeministrave.
Pasi ka administruar provat e paraqitura në gjykim, thuhej në vendim, kolegji penal ka arritur në përfundimin se ankimi i paraqitur nga kallëzuesi Nikoll Prenga është i pambështetur në ligj dhe si i tillë nuk duhet të pranohet.
“Për sa i përket kallëzimit për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’, kolegji penal i Gjykatës së Lartë vlerëson të drejtë përfundimin e arritur nga organi i akuzës për këtë vepër, për faktin se kallëzimi penal përmban referime të përgjithshme dhe jo fakte konkrete ndaj subjekteve të renditur si të kallëzuar nga shtetasi Nikoll Prenga”,- arsyetonte Gjykata.
Një tjetër argument i Gjykatës së Lartë ishte fakti se kallëzimit penal të Prengës, nuk i është bashkëlidhur asnjë provë konkrete ku të mbështeten pretendimet e ngritura për veprimtari të kundërligjshme.
Kolegji penal arsyetonte më tej se për disa prej të kallëzuarve, që kanë ushtruar funksionin në fillimet e viteve 1990, nuk mund të kryhej asnjë verifikim për shkak se vepra penale e kallëzuar si e kryer prej tyre është parashkruar.
Po ashtu, Gjykata e Lartë nënvizonte se për një prej të kallëzuarve, Ramiz Alinë, nuk mund të kryhen hetime për shkak se ai nuk jeton më. “Për subjektin e kallëzuar penalisht Ramiz Alia, nga ana e Prokurorisë nuk mund të kryhen hetime, për shkak se ky shtetas rezulton të ketë vdekur në vitin 2011.
Vendimi i prokurorit për mosfillimin e procedimit penal nga ky kolegj në tërësi vlerësohet i ligjshëm, për shkak të kuptimit dhe të zbatimit të drejtë të ligjit material dhe procedural penal”, thuhej në vendim.
Në kallëzimin e tij, Nikoll Prenga kërkonte nxjerrjen në dritë të këtyre veprimtarive kriminale të drejtuesve të papërgjegjshëm e të inkriminuar në Republikën e Shqipërisë, që kanë shkatërruar gjithçka.
I them Gjykates se Larte, qe prej ketyre 8(TETE) Kryeministrave, sot, populli shqiptar dhe Shqiperia eshte vendi me i shkaterruar, me debil, me i varfer, me i mjeruar dhe me me pa zhvillim ne Ballkan dhe ne Evrope.
Me vjen keq sepse jam shqiptar, qe NENA SHQIPERI, po vuan, po shkaterrohet nga kjo mafie politike dhe qeveritare.
Me keto shoqeria shqiptare nuk po shkon hic gje kundi, nuk po hecen perpara, por vetem prapa.
I ka ardhur koha qe duke filluar nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA te japin llogari perpara popullit dhe te mos te fshihen mbas fjaleve dhe demagogjise pa bereqet qe ka zaptuar Kuvendin dhe Qeverine, te gjithe te pa afte dhe gangstera, horra, nuk e di kush eshte pozitiv dhe i afte ne politiken zyrtare te PD + LSI + PS. Tung.
nuk eshte qytetar i Durresit e as nuk do jete.
Durresin e degjeneruan keta te ardhurit
si nga jugu e veriu por diçka me shume
e degjeneroj dhe Vangjush Dako me
beton.
Kjo ka rendesi per ty , qe nuk eshte Fytnor durrsi qe flisni si arabt ! Shko mor k….aaar i prish shko ngordh m’naj kanal !!
Artikull interesant.
Por realiteti eshte i hidhur per ne te gjith..
Duhen gjykates qe vijn nga jasht qe mund te arrisin me mor nje ceshtje te tille me serjozitet.
Megjithate, ceshtjen e drejtuesve Shqiptar te viteve pos komuniste (E KERKON I GJITHE POPULLI)
JAN DREJTUSIT QE KAN RRENUAR KET VEND.
Si munde te gjykohen te 8 kryeministrat nga kjo drejtesi kur nuk po arrestojne kryekriminelin, qe drejton mafjen dhe bandat per 26 vjet?
Te bente padi per kryekriminelin Berisha, ndoshta do ta vinte pak ne siklet sistemin e drejtesise. Kolegji penal kthen pergjigje, se nuk ka fakte per te gjithe ish kryeministrat dhe nuk munde te gjykohen te gjithe se mungon Ramiz Alia!!!!
Zoti Prenga, a nuk do ishte me mire tu gjykonte kolegji per veprimtarine e tije gjate ketije tranzicioni? Ky kolegj edhe kurven e ben virgjireshe, aq te zote jane.
Te pershendes zoti Nikoll Prenga, per guximin dhe inisjativen qe ke treguar.
Qe te gjthe duhet te hetohen por ne mynyre urgjente duhet te hetohet krimineli Sali sllabodon Berisha si dhe hajduti Ilir Meta se kane vene pasuri te pa llegoritshme
me pelqen iniciativa qe ka patur, gjithsesi kur vet gjykatesit jane te korruptuar mos prit te te marrin seriozisht. jan 800 gjykates qe jan te lidhur me krimin, ky qe nuk ta pranoj kerkesen eshte me siguri shoku i shokut. gjithsesi mos hiq dore, i keshilloj nikoll prenges te vazhdoj hetimet e tij dhe te nxjerri ne drite te vertat, POR, pa u humbur rruges. do e shohesh qe do te vi nga mbrapa gjith populli se nuk po e shtyjme me me kta zagar ne pushtet. thjesht po presim rastin kur te ket momentum, vetem ashtu i rezon, dil sa te duash ne protesta, kta te pergjigjen me batuta qe te anashkalojne te verteten, dhe pastaj te japin leksione ose te bejne moral. ehhh sa gjera jane per tu then.
Ca te Ben te ardhurit o shpirt zi njerezit kam te drejt te jetojne ku te dun .o qytetar debil o gje e zez
Do isha dakort qe te pjestohej me 2,mbase jam liberal !
Gjate ketyre 26 vjeteve ligjet jane bere per te mbrojtur politikanet,mafiozet,kriminelet dhe hajdutet!
Viktimat kurre nuk do fitojne drejtesi!
Historia:
Perandori i Frances Napoleoni kishte urdheruar qe kudo ku te kalonte shpura e tij me karroca e kuaj neper te gjithe Francen,te BININ KEMBANAT E KISHAVE NE CDO FSHAT!
Ne nje fshat,nuk o degjohej renia e kembanes dhe Perandori i fyer urdheroi t’i binin priftin para tij!
Erdhi nprifti dhe Perandori e pyeti se pse nuk i re kembanes?
Prifti ju pergjigfj:
-Po kisha jone NUK KA KEMBANE,hiresia juaj!
Morali i fabules tone:
-Pse nuk fitojne viktimat te drejten e tyre,por vetem te fortet?
Pergjigja:
-Se ne Shqiperi NUK KA DREJTESI!