DEBATET/ Topalli i turret sërish Bashës, Muli thotë se nuk kanë ku shkojnë pa Doktorin, ndërsa Berisha flet për Kanun

26 Prill 2016, 09:18Politika TEMA

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD-së, është shoqëruar sërish me debate, pas përjashtimit të Sali Berishës nga Kuvendi.

Jozefina Topalli ka akuzuar sërish Bashën, se është i vonuar me qendrimet e tij.

Flamur Noka ndërkohë, dhe pjesa më e madhe e deputetëve të PD, kanë deklaruar se nuk mund të shkojnë në Kuvend pa Berishën.

Ndërsa ky i fundit ka folur në mbledhje për Kanun, duke përmendur mbrojtjen e kështjellës.

Debatet janë zbardhur nga Panorama.

Lulzim Basha: Vendimi për përjashtimin e Berishës duhet të ketë një reagim të fortë nga i gjithë Grupi. Vetëm duhet të vendosim mbi formën e reagimit. Njëra rrugë është përmes Parlamentit, ndërkohë që rruga tjetër do të ishte bojkoti i punimeve të Kuvendit për një afat kohor sa është dënuar edhe Doktori.

Gert Bogdani: Nuk është hera e parë që merren vendime të tilla ndaj opozitës. Do të ishte e udhës që të shkonim në bojkot, për aq kohë sa edhe z. Berisha është në bojkot. Në gjykimin tim, është gjëja më minimale që mund të bëjë Grupi parlamentar në një kohë që është marrë një masë e tillë ndaj liderit historik të PD-së.

Jozefina Topalli: Për mua, nuk ka vend aspak për diskutim dhe vendim në këtë situatë. Është e kotë që diskutojmë, bojkot dhe vetëm bojkot të seancës. Z. Basha, për mendimin tim, sërish je i vonuar në qëndrimin që ke zgjedhur të mbash për këtë çështje. Besoj se duhet të ishte bërë një mbledhje urgjente e Grupit Parlamentar që nga momenti që është vendosur në Byronë e Kuvendit për përjashtimin e Berishës. Ai nuk është një deputet i zakonshëm. Duke goditur Berishën, shumica godet në mënyrë të drejtpërdrejtë, për të disatën herë, opozitën. Nuk mund të marrin ata vendime ekstreme për propozime që bëhen në foltoren e Parlamentit.

Roland Keta: Kryetar, edhe në gjykimin tim, vendimi për mbledhjen e Grupit duhet të kishte qenë urgjent. Nuk e shoh shumë me vlerë diskutimin për të shkuar në seancë apo për të bojkotuar. Nuk ka nevojë për zgjedhje. Duhet të bojkotojmë. Doktor Berisha është lideri historik i kësaj partie.

Albina Deda: Edhe unë mendoj se vendimi më i drejtë do të ishte bojkoti parlamentar. E shoh si një detyrim që Grupi parlamentar ka ndaj figurës dhe personalitetit të z. Berisha. Ka pasur shpeshherë opozita reagime kur, në mënyrë të vazhdueshme, deputetët e opozitës janë përjashtuar. Unë u jam mirënjohëse kolegeve të mia deputete, që u solidarizuan me mua në kohën kur Kryeministri më ofendoi në seancë dhe për këtë çështje organizuam edhe një protestë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për raste të tjera të deputetëve, siç ka qenë rasti i zotit Strazimiri apo edhe raste të tjera. Maxhoranca tashmë e ka kthyer si strategji dënimin e deputetëve të opozitës në mënyrë të vazhdueshme. Vetëm një javë më parë, dënoi Edi Palokën, Roland Ketën, Arben Ristanin, ndërkohë që tani dënojnë edhe doktor Berishën. Nuk ka vend që ne si deputetë të shkojmë në komisionet parlamentare dhe seancën e të enjtes, ndërkohë që maxhoranca mbron kriminelët dhe na fyen ne deputetët e opozitës. Aq më tepër që këtë herë ka zgjedhur të përjashtojë liderin historik të PD-së. Ky është Parlament i krimit, korrupsionit, ku Rama me zhurmuesit e tij fyejnë, dhunojnë e përjashtojnë vazhdimisht opozitën. Të mjerët ata, bijtë e baballarëve, që e kanë trashëguar urrejtjen nga gjenet e tyre.

Astrit Veliaj: Edhe për mendimin tim z. Basha, bojkoti do të ishte rruga më e drejtë përballë rastit të përjashtimit të doktor Berishës. Siç u tha edhe më parë, kjo shumicë qeverisëse po e ndjek si strategji këtë përjashtimin e përjavshëm të deputetëve të opozitës. Por, përjashtimi i doktor Berishës nga seanca është sulm i drejtpërdrejtë për largimin tonë nga Kuvendi. Berisha është lideri historik i kësaj force politike, ashtu siç është edhe në sallën e Parlamentit lideri i opozitës. Në mungesë të tij në seancë, e shoh të kotë të marrim pjesë në punimet e Kuvendit përgjatë gjithë javës, ashtu edhe të enjten në Parlament. Opozita pa lider nuk mund të jetë në Parlament, aq më tepër kur ky vjen si një sulm përmes një dënimi nga shumica.

Genc Pollo: Qëndrimi i opozitës duhet të jetë i studiuar. Vendimi për bojkote të vazhdueshme nuk është zgjidhje, sepse shpesh-herë u shërben atyre që të kalojnë në mënyrë konstante ligjet për të cilat ne kemi nevojë të themi fjalën tonë. Ndoshta edhe për këtë rast që jemi duke folur, mund të ishte një zgjidhje që, të gjithë si opozitë, të mbanim një qëndrim të fortë në seancë plenare.

Flamur Noka: Jo, jo, s’ka vend për diskutim kjo çështje. S’mund të shkojmë në seancë pa Doktorin. Ata po e përdorin si strategji këtë punën e dënimeve me mbyll gojën e deputetëve. Po në këtë rast, diskutimi për bojkot nuk vlen shumë. Ata e dinë kë sulmojnë dhe e dinë kë duan të trembin. Javën e kaluar dënuan tre deputetë, tani shkojnë më larg dhe dënojnë Berishën për një deklaratë.

Lulzim Basha: Nëse qëndrimet janë të unifikuara për të shkuar në bojkot, gjë për të cilën jam edhe unë dakord, ky do të jetë qëndrimi i opozitës. Për këtë do të mbaj edhe një qëndrim pas mbledhjes, për të bërë të qartë këtë linjë që do të ndjekim.

Sali Berisha: Duke mos dashur t’u shtoj asgjë diskutimeve, dua të sqaroj diçka. Qëndrimi që Grupi Parlamentar po mban për të mbështetur vendimin e Byrosë ndaj meje duhet të jetë diçka tjetër, ndërkohë që propozimi që unë kam bërë për ligjin e armëve është diçka tjetër. Unë e kam bindje atë që kam deklaruar përballë situatës në të cilën gjendemi, por dua që Grupi Parlamentar të mos e përfshijë në axhendën e tij këtë çështje. Unë dua të them qartë se e kam bindje se nevoja për vetëmbrojtje është diçka që ne e kemi traditë si shqiptarë. Pra shtëpia ime, është kështjella ime dhe për aq kohë sa është kështu, askush nuk duhet të ketë frikë nga armatimi me ligj i popullatës. Ky ligj, kjo vetëmbrojtje, mund të frikësojë vetëm diktaturat. Unë pa dyshim ju falënderoj për mbështetjen, por jam duke e menduar këtë iniciativë, të cilën nëse do të vendos ta vijoj për ta shtrirë në rrafshin ligjor, patjetër që do të kërkoj mbështetje dhe firma jo vetëm këtu në Grup, por edhe nga deputetët e partive të tjera.

10 komente në “DEBATET/ Topalli i turret sërish Bashës, Muli thotë se nuk kanë ku shkojnë pa Doktorin, ndërsa Berisha flet për Kanun”

  1. Epiriiiii says:

    Hahahaha Lavdi PD(ppsh) me udheheqsin tone sypatrembur ne krye. Keta te PD me kujtojne PPSH me Enverin i cili leshonte 1 pordhe dhe gjith te tjeret me kenaqsi i mbanin ere. Jozi=lenka muli =p.miska e lloj lloj sorollop servilash injorane e lepirsa bythe

  2. andromeda says:

    Kanibal, shpellar, kanunor! E shpreh qartë bindjen tënde. Vetëm tributë e Afrikës mund ta aplikojnë këtë mënyrë jetese për vetëmbrojtje. Por jemi në zemër të Europës së qytetëruar dhe jo në Teksas apo Kolorado ku, dikur kaubojsit mbijetonin me anë të forcës së armëve. Por ti Sali, si dredharak që je, përpiqesh ta motivosh dhe justifikosh lajthitjen tënde të pa parë e dëgjuar me mentalitetin tënd shpellar dhe kanunor. TI nuk shkëputesh dot nga kulla me frengjitë nga dilnin tytat e armëve që merrnin jetë. Pthuuu, rracë e keqe që je! E t’u shoftë nami më zi se kaq.

  3. Hani pak mos hani shume m.... says:

    Dridhe kriminel dridhe, por burgut nuk do t’i shpetosh. Ne Parlament ti Kriminel Saliu bere thirrje per armatosje te popullates, pra te krimineleve dhe nuk kerkove qe te shikohen ndonje ligj per paisjen e qytetareve me arme. Ishte thirrje antikushtetuese dhe ti nga Parlamenti duhet te dilje me pranga ne duar, po kush t’a beje i tremburi dhe i dhjeri Kosi+Uje (Llalla).

  4. topi says:

    sali -enver jemi gati kurdoher,cthot partia(salia)bejn pedhistat.
    kemi demokraci me komunista dhe sigurimsa ne krye.
    sapo ky shpellar ndertoi keshtjellen me frengji kerkon te vendos mitrolozat per ta mbrojtor se e di qe e ka me paret e gjakut te vrareve ne Gerdec dhe nga grabitja e bosit te bosave.

  5. Piro says:

    Me vjen keq qe mund tu quaj te gjitheve me emrin Sali por si ka mundesi qe te jeni kaqe miope per nje thirje qe beri udheheqesi juaj shpirteror per armatosjen e popullit dhe ju jo vetem qe nuk mbani asnje qendrim por solidarizoi dhe e mbeshtesni duke bojkotuar edhe ju Parlamentin per aqe dite sa ai eshte perjashtuar.Kjo tregon se sa te frikesuar jeni se kur keni qene ne pushtet duhet te keni bere shume pislleqe dhe udheheqesi juaj shpirteror ju ka dosjet gati per gjithsejcilin nga ju se ndryshe nuk ka spjegim tjeter qe ju te jeni te gjithe ne nje mendje e kjo nuk tregon se ne partine tuaj ka demokraci.Turp per ju qe pretendoni te merni pushtetin dhe te drejtoni vendin,me keto forma edhe ata qe u kane mbeshtetur do tu largohen nje dite se duket qe ju me shume mendoni per liderin tuaj te rene nga vahti se sa per popullin.

  6. Bekim says:

    Bekim
    Zoti Ben Blushi ka nje mbeshtetje te madhe nga socialistet e vertete, por qe kane frike ti bashkangjiten hapur. Nese ai krijon parti, kam besim te madh,qe ne zgjedhje te ndershme, do te fitoje disa vende ne parlament si nje alternative qe ne zgjedhjet e 2021 mund te mare pushtetin ne saje te mbeshtetjes te te majtes ne teresi. Kam biseduar jo vetem me shume te majte por edhe te djathte e pa parti. Te gjithe keta e miqte e tyre jane mbeshtetes entusiazte te Blushit dhe zj. Hafizi, Z. Lakrori etje…,por edhe simpatizante te qendrimeve parimore te zj. Dade dhe z. Dokle te cilet nuk jane te vetem ne PS qe jane kontestues te keq qeverisjes se majte qe po qeveris ne mbeshtetje te bizneseve te medha, te pasanikeve e te korruptuarve qe te mbysin me pushtet e me para. Ky eshte nje mekat i madh ndaj shtresave ne nevoje qe jane mbeshtetja kryesore e te majtes, por qe pas 3 vjetesh jane teresisht te zhgenjyer nga kjo e ” majte” qe vetem mban gezofin e te majtes, por ka trupin, tahmane e mendjen e oligarkeve qe vetem pasurohen ne kurriz te te varferve e te shtreses se mesme jo me pune por me korrupsion, vjedhje, kriminalitet e dhune, duke paguar me pak taksa( ne menyre relative) se sa shtresa e mesme, por edhe ajo e varfer qe po vdes nga cmimet e larta ne en.el. , plehra kimike, karburante, farera, filiza etje … Une jam i djathte, por i zhgenjyer edhe nga PD e cila ka qeverisur me shume difekte me modelin Berisha. Shpresoj mos e ndjekin me ate model, por mesa shoh, ligjine ben perseri Berisha ne PD, pra thelbi nuk do te ndryshoje pervec fjeleve. Kjo gjendje kerkon lindjen e nhe partie te re, ne kete rast te partise se Blushit me shoke si nje force qe lufton per drejtesi shoqerore, reduktim te varferise, nje shperndarje me te drejte te te ardhurave buxhetore nepermjet nje taksimi te vertete progresiv dhe kthimin e PS ne identitet si parti me demokraci te brendeshme qe do formoje shtet me institucione demokratike pa lufte klasash ku ndrimi i partive reformon ne teresi administraten shteterore, dhe sidomos perkrah shtresat ne nevoje, tipar kryesor i partive vertete te majta. I uroj z. Blushi suksese ne krijimin e forcimin e partise se re per drejtesi e barazi shoqerore midis shqiptareve te te gjitha ngjyrave, larg modelit konfliktual te ketyre 25 viteve. Guxim Ben se nuk je vetem !

  7. basilius says:

    Nuk e kisha besuar qe ne kete grup parlamentar, njeri me mend qenka vetem Genc Pollo. Sa per Berishen, mendoj se eshte fatkeqesi kombetare. Edhe sikur vertet te kete kerkuar ligje per armatosjen e popullit, eshte krejt absurde. Edhe kjo kerkese verteton pse eshte fatkeqesi kombetare.

  8. mesapliku says:

    Nje bande kriminelesh qe mbron kapon, edhe kur ai kryen krime. Vini re: asnjeriu nuk diskuton nese deklarata ishte normale dhe demokratike apo e ligjshme. Cfare pret populli nga kjo bande ?

  9. birbo says:

    dhe farsa e atyre qe kane vjedhur kete popull vazhdon…. hahahahahah… lideri historik po rri pa e bere hale kuvendin per dhjete dite…. gjynaf .. atij kjo i mungon te tjeret jane thjesht zagare qe lehin…

  10. visi says:

    Nuk kisha menfuar kurre qe dhe Gert Bogdani do binte ne kete nivel se eshte cun tirone dreqi ta haje ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje