Italiani lidhet me ish të dashurën e shqiptarit, i djeg shtëpinë dhe e kërcënon me vdekje

27 Prill 2016, 20:02Kronika TEMA

I vuri zjarrin shtëpisë së rivalit në dashuri dhe më pas e kërcënoi atë me vdekje.

Ngjarja ka ndodhur natën e 22 dhe 23 prillit në Pesaro, Itali, por policia sot ka bërë të ditur rezultatin e operacionit.

Ngjarja nisi pas një denoncimi për zjarrvënie. Pasi policia mbërriti në vendngjarje gjeti një çift duke u konfliktuar me ish ­të dashurin e vajzës, shkruan Panorama. Dy rivalët në dashuri, një italian dhe një shqiptar dhe vajza italiane kanë debatuar ashpër.

Por më pas pavarësisht prezencës së policisë, kanë nisur kërcënimet me jetë ndaj italianit që ishte fejuar me ish ­të dashurën e tij.

Policia ka arrestuar Gëzim Hutin, 37 vjeç dhe Jetmir Veliaj, 21 vjeç si dhe italianin Francesco Giovannielli, 32 vjeç por pa bërë të ditur rolin specifik të tyre në ngjarje.

2 komente në “Italiani lidhet me ish të dashurën e shqiptarit, i djeg shtëpinë dhe e kërcënon me vdekje”

  1. tfgs1 says:

    ki korraku eshte nga soi i Zike marmides…………..plehra arabe!

    1. tt says:

      Ik ore zagare laj breket se te vjen era shurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje