Mashtrimi me vizat, zbardhet skema: Si u shit kompania për 1 euro

27 Prill 2016, 16:19Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka dhënë informacion të detajuar lidhur me tre personat që akuzohen për mashtrim me pasoja të rënda. Në një qëndrim zyrtar të ditës së sotme thuhet se, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është regjistruar procedimi penal për veprën penale të “Mashtrimi” me pasoja të rënda, i kryer në bashkëpunim, në dëm të disa personave.

Personat e pandehur janë Klevis Rreshka 25 vjeç me banim në Tiranë, i cili është vënë në pranga të martën, ndërsa janë shpallur në kërkim Luli Makashi, 51 vjeçe dhe vajza e saj Adeila Makashi, 28 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimet e bëra rezulton se në 25 prill, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim 26 persona, të cilët kanë shpjeguar se kanë aplikuar në vitin 2014, për punësim dhe studime pranë shoqërisë ANDE- LM me administratore Luli Makashin që ndodhet me seli në rrugën “Ismail Qemali”, Tiranë që të pajiseshin me viza studimi apo punësimi në Kanada, Angli, Australi etj.

Pas kontaktit që këta persona merrnin me Makashin, ajo ju premtonte se shumë shpejt do të pajiseshin me vizë, dhe për këtë fakt të kryenin pagesat në bankë, për llogari të firmës ANDE-LM. Personat që aplikonin, pasi dorëzonin dokumentet që kërkonte kjo shoqëri, ishin në pritje për të dalë viza, dhe gruaja ka organizuar dhe takime të ndryshme në hotel “xxxxx” me persona që janë prezantuar si avokatë kanadezë, duke shpjeguar dhe procedurat e marrjes së vizës së aplikantëve.

Më tej thuhet se shtetasit që kanë aplikuar dhe kanë dorëzuar dokumentet për pajisjen me vizë, kanë paguar në llogari të shoqërisë “Ande-LM” Sh.P.K, shuma të konsiderueshme në lekë dhe valutë. Pasi kanë shkuar në datë 25 prill pranë zyrave të kësaj shoqërie kanë mësuar se Luli Makashi së bashku me vajzën e saj ishin larguar jashtë shtetit, dhe se ne administrim këtë shoqëri ia kishin lënë shtetasit K.RR., i cili është prezantuar se e kishte blerë ai këtë shoqëri dhe do i ndiqte ai procedurat për aplikantet që kishin bërë aplikimin dhe për personat që do të aplikonin.

I është marrë deklarim shtetasit Klevis Rreshkës, i cili ka sqaruar se ka njohje me Adeila Makashin, vajzën e 51- vjeçares që nga fundi i dhjetorit të vitit 2015. Ndërkohë Adeila Makashi para një jave i ka thënë që nuk i kanë mirë punët në shoqërinë që drejtonte ajo së bashku me nënën e saj, pasi nuk po menaxhojnë situatën pasi njerëzit që kishin aplikuar për viza pune dhe studimi donin lekët e paguara, dhe nuk kanë mundësi likuidimi.

Për këtë fakt ka biseduar me Luli Makashin, për problemet e shoqërisë “ANDE-LM” që ishte në vështirësi financiare, dhe kanë nënshkruar një “Kontratë dore” në të cilën është përshkruar se ajo ia shet atij shoqërinë “ANDE-LM”, 100 për qind të kuotave të shoqërisë, së bashku me çdo të drejtë dhe detyrim që shoqëria ka ndaj çdo personi të tretë.

Çmimi i shitjes nga te blerësi është në shumën prej 1 euro, e cila paguhet nga blerësi në favor të shitësit në momentin e nënshkrimit të kësaj kontrate. Prokuroria thotë se kjo kontratë është bërë në 24 prill rreth orës 18.00, në ambientet e shoqërisë “ANDE-LM” Gjithashtu thuhet se është ushtruar kontroll në zyrat e shoqërisë Ande-LM me administratore Lulo Makashi, dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi e madhe me dokumentacion aplikimesh dhe refuzimesh të përpiluara nga kjo zyrë si dhe kompjuterët që kanë shërbyer për aplikime apo për mbajtjen e të dhënave.

3 komente në “Mashtrimi me vizat, zbardhet skema: Si u shit kompania për 1 euro”

  1. adri says:

    Te arrrestohen te gjithe dhe ata kriminelet mashtrues qe thone qe kane blere kompanine me 1 euro. padyshim se dhe ata jane bashkepunetore ne tere kete mega vjedhje dhe mashtrim me pasoja te renda. krimi i ulur kembe kryq ne mes te Tiranes dhe saimir tahiri dhe edi rama lejojne qe kriminelja dhe mashtruesja dhe vajza e saj te largohen nga Rinasi jashte shtetit.
    Tu sekuestrohet gjithcka pasuri e luajteshem dhe e paluajteshme atyre krimineleve. pashe intervisten e dhene ne Vizion plus te asaj mashtrueses dhe thoshte qe i kishte lindur ideja e kesaj afere mashtrimi nje dite kur ishte e gjendur e pa pune dhe pa leke. Bile hetimi te shtrihet dhe ne kanada tek ata dy seskseret mashtrues qe ka shkuar dhe ndihmuar dhe dhene imazhin asaj mashtrueses.

  2. Emer says:

    Ke dyqoni mu n’bash t’venit o usta Murat,
    Ma mire e oma se e bija o usta Murat!

  3. Eri says:

    Ky bukuroshi trajnote gocat e vogla per deputete t Librazhdit e t Rajces!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje