VIDEO/ Ja si u grabitën 180 mijë dollarët te “Sheratoni”

27 Prill 2016, 15:58Kronika TEMA

“Abc News” siguron pamje ekskluizive të grabitjes së kambistit dje para hotel “Sheraton” në Tiranë. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë dhe siç thonë burimet skena e grabitjes është regjistruar nga plot 13 kamera.

Edhe pse në ragimin e parë policia ka thënë se autorët nuk kishin armë, në pamje duket qartë që ata ishin të armatosur dhe të maskuar.

Grabitësit ishin ulur te bordurat përballë “Sheraton”, në vendin ku qëndrojnë taksitë, duke pritur kambistin që sapo kishte tërhequr nga banka një shumë prej rreth 180 mijë dollarë.

Në momentin që kambisti mbërrin pranë grabitësve, ata i drejtojnë armën, si dhe e sulmojnë me grushta e shkelma.

Pasi i marrin çantën me para, ata largohen me motor drejt parkut të Liqenit, përmes rrugës që të çon te restorant “Juvenilja”. Më pas gjurmët e grabitësve nuk dihen. Policia ka shoqëruar rreth 15 vetë të cilët i ka marrë në pyetje, por nuk ka ende asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Nga lëvizjet dhe gjithë skena se si ka ndodhur ngjarja, lë të kuptohet se grabitësit kishin dijeni ë plotë për itinerarin e kambistit dhe personit që e shoqëronte.


VIDEO grabitja e kambistit ne sheraton ABC M5… by lapsi-al

2 komente në “VIDEO/ Ja si u grabitën 180 mijë dollarët te “Sheratoni””

  1. tili says:

    filma u ngope,kjo eshte vjedhja e bankes e 200 dhe si ka mundesi asnjeher ska shkembim zjarri e ku shqiperi ku per 5 leke t iken jeta ky me 180 mije dollar i pa armatos n qejf t vet na ngopen kaq kollaj vidhen leket e kujt shqiptarit mah ???????????ju si mendoni???????

  2. TURP UAA SA TURP says:

    JA KA DHON VET..
    E KA BO VET..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje