LETRA/ Mos i jepni shkelmin e fundit Universitetit duke dekretuar si rektor të Universitetit të Tiranës Z. Koni

29 Prill 2016, 13:17Politika TEMA

Letër e hapur drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, dhe Prokurorit të Rrethit Tiranë.

Zoti President!

Mos i jepni shkelmin e fundit Universitetit duke dekretuar si Rektor të Universitetit të Tiranës  Z. Koni

Jo gjithmonë shumica ka të drejtë! Ishte shumica ajo që kryqëzoi Jezu Krishtin!

A mund të zgjidhet si Rektor një person që shkel Autonominë e Universitetit, Lirinë Akademike, dhe abuzon me fondet e Universitetit? JO!

A i ka kryer z. Koni shkeljet e mësipërme? PO!

Faktet:

1.Fallsifikim dokumentesh dhe emëtim vendimesh fallco në emër të Organeve Kolegjiale

Koni firmos në emër të Këshillit të Fakultetit Vendimin nr 13, datë 14.10.2014, nje dokument i fallsifikuar dhe i pa vrtetë. kur në atë mbledhje. Mjafton të shikoni proces verbalin e mbledhjes dhe del qartë se cështja në fjalë as nuk ishte në rendin e ditës dhe Këshilli i Fakultetit nuk kishte marrë një vendim të tillë. Mos harrojmë se ky Këshill aprovon dhe buxhetin e Fakultetit si dhe gjithë aspkektet finacniare të Fakultetit! Këshut i ka nxjerrë të gjitha vendimet Koni? Ky fakt do mjaftonte që të cojë në burg z. Koni.

2.Injorohet autoriteti i Këshillit të Profesorave

Asnjë proces verbal i mbledhjeve të Organeve Kolegjiale nuk është zbardhur ndonjëherë. Kjo lejonte lëshimin dhe modifikimin e vendimeve sipas interesit të atij që kishte vulën, pra Konit.

Vendimi i Këshillit të Profesorave Nr 17, datë 05.04.2014 përmban 82 kandidatë të miratura në shkollën e doktoraturave. Vendimi i Konit nr 62, datë 25.04.2014 ka 83 kandidatë. Kurse lista përfundimtare e doktorantëve të regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, letra e Dhori Kules nr 404/4, datë 18.2 2015 ka 102 kandidatë. Nga dolën këta kandidate shtesë? Megjithëse Ligji i Arsimit të Lartë Neni 19, Statuti i Universitetit të Tiranës Neni 42 pika 5, Rregullorja e Doktoraturave të Universitetit Neni 3 pika 3.6 thonë që vetëm Këshilli i Profesorave miraton kadidatin fitues për Shkollën e Doktoraturës, Koni e anashkalon Organin Kolegjial dhe shton te kjo listë më shumë se 20 kandidatë pa e pyetur fare Këshillin e Profesorave. Flitet se për një regjistrim në doktoraturë paguhen deri në 10000 euro!

3.Pushon nga puna Profesorin, pasi ai kundërshton shkeljet e bëra nga Koni, me dy masa disiplinore datë 10 dhe 13 Nëndor 2014, dhe pushim nga puna më 14 Nëndor 2014. Shkelje kjo flagrante e nenit 74 të Statutit të Universiteit dhe nenit 30 të Rregullores së Universitetit për dhëninen e masave disiplinore pasi Profesori nuk është thëritur asnjëherë për ti komunikuar masat disiplinore apo për të dëgjuar pretendimet e tij.

Injoron autoritetin e Përgjegjësit të Departamentit pasi jep masë disiplinore Profesorit për dhënie mësimi pa leje pranë Universitetit Mjekësor, megjithëse Përgjegjësi i Departamentit i pohon në letrën e tij datë 6.10.2014 se Profesori ka marë leje pranë Departamentit. Kjo letër e Përgjegjësit të Deprtamentit nuk u paraqit as në Gjykatë, dhe Nafije Hasko nuk e quan të arsyeshme që tja kërkojë Konit ta paraqesi, por as edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit e nuk e detyron Rektoratin për ta dhënë këtë nformacion kur unë ja kërkova.

4.Hakmeret ndaj profesorave që e kundërshtojnë duke shkaktuar nje vepër tjetër penale, konfiskim dhe vjedhje të sendeve personale si foto të fëmijëve, libreza pune dhe shëndetësore, suvenire, libra personal etj. Shikoni letrën e tij nr 485/1 datë 20.02.2015.

Zoti President, Zoti Kryeminsitër, Zoti Kryeprokuror i Tiranës

Ligjet e këtij vendi, përfshirë dhe Ligjin e Arsimit të Lartë, ju japin të drejtën të kontrolloni dhe të verifikoni faktet e mësipërme. Pozicioni që keni dhe besimi Popullor që gëzoni ju detyrojnë ti verifikoni këto pretendime të miat para se Presidenti të dekretojë Mynyr Konin për Rektor.

Por pse shumica e Universitarëve e zgjodhi si Rektor z. Koni? Sepse e kanë frikë pasi:

Koni pushon nga puna një nga shokët e tij të vjetër vetëm se ai kundërshtoi veprimet abuzive të Konit (o Enver ku je)

Ka mbrojtjen e Gjykatës administrative e cila nuk shqyrton asnjë provë të paraqitur nga paditësit në cështjet kundër Konit. Cuditërisht kjo gjykatë cakton me “short” të njëjtën gjykatëse për cështjet kundër Universitetit të Tiranës, Nafije Haskon, e cila tund dybekun në favor të Konit.

Ka mbrojtjen e Komisionerit për të Drejtën e Informimit i cili e redukton këtë të drejtë vetëm në detyrimin e Rektoratit që të përgjigjet me refuzim cdo kërkese për informim – Ky i fundit halucinon kur thotë që Rektorati gjoja më paska vënë në dispozicion proces verbalet e zbardhura të mbledhjeve të Keshillit të Profesorave si dhe letrën e Përgjegjësit të Departamentit të datës 6 Tetor 2014. Dokumenet që akoma i kërkoj me ngulm.

Ka mbrojtjen e Ministres së Arsimit e cila për të mbrojtur Konin, shokun e vjetër të Fakultetit

injoron letrën e studentëve datë 25.11.2014 ku i kërkojnë pushimin nga puna të Dekanit kriminel (Konit)

Injoron letrën e Profesorit, të datës 16.2. 2015, i cili i parashtron një sërë shkeljesh të Ligjit të Arsimit të Lartë, Statutit të Universitetit dhe abuzime skandaloze me fondet e Universitetit

Injoron 2 letra nga Kabineti i Kryeministrit, nr. 814/1 datë 9.2.2015 dhe nr. 814/4 datë 10.4.2015 (respekte për guximin zonja Ministre), ku i kërkohet që të prononcohet për akuzat e mia bërë ndaj Konit dhe Kules dhe për pushimin abuziv që mu bë

Ka mbrojtje të policisë e cila në shkelje të Ligjit të Arsimit të Lartë futet dhe dhunon studentët që protestojnë kundër Konit

Ka zgjedhur në gjithë organigramën e Universitetit marionetat e tij dhe kështu ka kontroll të plotë mbi cdo njeri. Shikoni se cfarë ndodhi ne Fakultetin e Shkencave të Natyrës gjatë votimeve: të gjithë e dinin që Koni donte Drushkun për Dekan dhe Trojën për Përgjegjëse Departamenti me të cilët pinte kafe rregullisht para zgjedhjeve. Cuditërisht Profesorati zgjodhi kështu si donte ai. Të njejtët persona që votuan Konin te FSHN, po ata votuan dhe Drushkun për Dekan. Me lejoni të bëj një spekullim: vë bast se Senati i ri i Universitetit do Zgjedhi Kulen në Bordin e Administrimit të Universitetit, bile Kryetar të Bordit! Padrinoja i madh që mbrojti Konin gjatë zgjedhjeve përsëri do vendosi mbi financat e Universitetit, mbi lekët e studentëve së bashku me pinjollin e tij Koni.

Koni do jetë ai që firmos apo prish kontratën e cdo Profesori, dhe me të shkuarën e tij ai ka treguar që pushon cdo punonjës nga puna po qe se ai/ajo i dalin kundra.

Një njeri që rrezikon dhe jetën e fëmijës së tij për të qënë Rektor a do ndalej vallë para vendit të punës së një Profesori?

Ja pra pse Profesorati votoi për Konin: se kanë frikë për vendin e punës!

Hiqjani këtë frikë Profesoratit dhe lirojini që të shpalosin gjithë potencialin e tij duke u garantuar  Autonominë dhe Lirnë Akademike që këta sulltanë ja u kanë mohuar.

Si një Profesor i cili, pas 15 vitesh në Universitete te Europës, u kthye të punonte në Universitetin i cili e kishte bërë të ndihej krenar kudo në Europe, por që u zhgënjye aq shumë kur pa se ku e kishin fundosur Universitetin njerëz si Koni dhe Kule, Ju kërkoj thjesht mos e injoroni këtë letër. Lënia dorë të lirë mbi Universitetin e njerëzve si Koni, është një shkatërrim jo vetëm për Universitetin por për të gjithë Kombin tonë. Një Komb që ka një Universitet që drejtohet nga mediokër dhe hajdutë, është i destinuar të zhduket!

I drejtohem edhe cdo prindi që con fëmijën në Universitet: Kërkoni që financat tuaja të mos shkojnë në xhepat e hajdutëve që drejtojnë Universitetet tona, por që të shkojnë në interes të fëmijve tuaj. Eksperienca ime e këtyre viteve në Universitetin e Tiranës më ka treguar se lekët tuaja shpërdorohen, vidhen dhe se fëmijëve tuaja u ufrohen kushte mesjetare në Universitet publike, nivel mediokër formimi dhe u rezikohet jeta cdo ditë nëpër laboratore pa standartet me minimale të sigurisë. Të paktën ju mos e lejoni që kjo të ndodhi.

Me respekt

Prof. Dr. Sokol Abazi.

21 komente në “LETRA/ Mos i jepni shkelmin e fundit Universitetit duke dekretuar si rektor të Universitetit të Tiranës Z. Koni”

  1. cane says:

    Pershendes profesor Abazin per mrekulline qe ben duke komunikuar me te vdekurit.

    1. Devolliu says:

      Me që këtë punë e paska në dorë (dekretimin) nishansakati i Sali Kriminelit, fli i qetë o Profesor Abazi, se trimi Mynyr Koni që nuk mban mend se kush e ka kërcënuar e as që është ankuar, nuk do tu bëka rektor.

  2. Prudentino says:

    Leter shkruesi ka probleme .
    Ajo pika aty ky ai aludon se Koni rrezikon jeten e femijes per nje vend pune rektor, tregon fare qarte se kush e ka pritur terheqjen e tij nga gara.
    E kane quajtur si pike kulmore terheqjen per shkak te kercenimit te jetes se femijes dhe nuk e kane besuar qe ai nuk do terhiqej.

    Ky eshte skandal i vertete

  3. test says:

    nje pyetje kisha per ty profesor…ik vertetoji akuzat ne prokurori nese ka…
    te tjerat jane llafe te teperta…
    pale pale si thua…rrezikon jeten e femijes per nje vend…duket ca mentaliteti qe ke…

    1. Daliu says:

      Me sa duket qe te gjitha keto jane te verteta, sigurisht qe nuk jam dakord me thenien se rrezikon femijen per postin???
      Pavaresisht kesaj, Universiteti ka marre fund nga qe gjithe drejtuesit jane nen nivelin medioker, pa kurrefare biografie shkencore, Universiteti eshte kthyer ne cerdhe te paaftesh, sahanlepiresish dhe baze e rrjeteve neopotike dhe klanore, thjesht ne nje fabrike votash.
      Nuk jam dakord me 2-komentuesit per sa i takon, ti coje ne prokurori?
      Ne ke prokurori, ne ate te Saliut, Ne ate te 21-janarit, dhe me e keqia ky profesori edhe i paska cuar, por kush pierdh ketu per fakte?
      Aq me keq kur e gjithe kupola qenka e kalbur, me ne krye ministren.

      Ministrja qenka shume trime, bashkepuntore e Saliut, dhe nuk con ne prokurori gjithe keto shkelje te renditura. Doni fakte, ka me fakte se sa shkeljet e cituara?

      Po ku degjon mafia shteterore ketu. Dhe se fundi gabimi i dyte i ketij profesore qenka kur thote se u kthye ne atdhe. Po ncilin atdhe mor tu shofte, ne atdheun e mafies shteterore?

  4. TOMORI says:

    Zoti Abazi, beni shume mire qe denanconi nje arogant, prepotent, dallaverxhi, hamares, sic eshte ne te vertet prof, Koni, pore nuke dote ishte me mire qe keto pretendime, shkelje, denancime, tja kishit ere kure vuri kantidaturen ky prepotent, karierist e hakmares, hajdute, qe votusit , profesore e studente te gjukonin ne mosvotimin e tije. Megjithate me mire vone se kure, asnjehere seshte vone, per te denancuar, ivestiguar dhe ndeshkuar, ata qe jeane te zhytyr ne pislleqe, shkelje ligjore. Akuzat tuaja na bejne te mendohemi , ku i cojne femjet shqiptert per tu shkolluar. SI qytear bashkohem me letren e hapur drejtuar instancave me te larta shteterore, qe para dekretimit, te verifikohen gjithe akuzat e ngritura dhe ne qofte se jane te dokumentuara, Koni, jo rektor i universitetit sduhet te dekretohet, pore te kaloi per ndjekje penale, ne qofte se duam qe sejcili te bej detyren konforme ligjeve.

  5. nalodhen zhurmusit says:

    Pse nuk shkove ne prokuriori para zgjedhjeve o njeri, Ju te gjithe mbas zgjedhjeve filloni e flisni? Pse ku ishe gjithe kete kohe me keto qe thua nuk kishe nevoje ta kercenoje fare kete po e coje ke vendi po ta denoncoje.

  6. Jona says:

    Ky Koni me duket se eshte binjaku i Edi Rames. Tani e kuptova pse fitoi ky.

    1. Dora says:

      Sara , ti je moj ?
      Po bol oj goce se i nxorret bojen tezes.

  7. Akli says:

    Kjo vlen edhe per universitetin politeknik te tiranes.
    Nen nje presion te botes se krimit u nxorr dekan burri i gruas, asaj ministres se arsimit me kot qe ka patur ndonjehere ky vend. Per te mos vazhduar me lart, ku cdo vote i cohej me foto Jorgaqit.

    1. Kellira "intelektual" says:

      Rektori aktual (Jorgo Kacani), ish rektori (Perparim Hoxha) dhe ministresha Nikolli perbejne treshen “intelektuale” qe boni gjithshka me humb Andonaq Londo per rektor dhe te fitonte Andrea Maliqari. Me gjithe respektin, ky i fundit u bo pis nga menyra se si treshja e siperpermendur perdori cdo skuthllik te munshem kunder Londos.

  8. darmian says:

    Po kur bon dekan, Ligorin e famshem …….. qe njeh gjith Politekniku kush eshte ………… ca beni gam-gam kot!!!

  9. aqif tahipi says:

    Shumica derrmuese e pedagogeve ,jane ish mesues te thjeshte qe ngjasojne ne ecjen para ne karriere me gjykatesit e plepave. Bythelepirja qe i bene sales i beri me tituj akademike ,prona ,makina te tipit te fundit.Eshte nje kalbesire qe u ngrit dhe vazhdon te qelbet ere ne keto 25 vite shkerdhatokraci.

  10. Neta tata says:

    Eshte fatkeqesi per UT te drejtohet nga nje njeri si M.Koni, kur ai nuk ka qene i afte te drejtoj sic duhet FSHN. Nga eksperienca e tmerrshme qe kam pasur nga fakulteti i FSHN (cilesoj qe kam qene nje nder studentet me mesatare), mendoj se do te ishte fundi i UT dhe pergezoj Prof. Sokol Abazin qe del kaq hapur dhe demaskon te gjitha veprimet qe ka bere M.Koni. Nje njeri i paafte si M.Koni nuk duhet te jete as pedagog e jo me Rektor. Shpresoj shume qe kjo leter te shkoj ne syte e duhur qe kane mundesi te bejne dicka per arsimin dhe kete vend.

  11. Alma says:

    Profesor, nuk ndieni turp per gjithshka shkruani? Akoma urrejtja per pushimin tuaj nga puna ju ka bere te humbisni llogjiken e te intrigoni kaq turpshem?? Valle kete ju mesoi Europa ku ju keni dhene kontributin tuaj? Por per cilin kontribut flisni ju kur pikerisht ju silleshit me ne studentet ne menyren me arrogante, ku nuk na jepnit vleresimin qe meritonim, ku laboratori shfrytezohej vetem nga ju per punet tuaja personale per te fryre xhepat tuaja, ku pedagoget e departamentit tend ankoheshin per ty sa here nen ze vetem sepse kishin frike nga ju, dhe pikerisht ju profesori arrogant flisni per arrogance te Prof. Mynyrit??? Per ettike nuk po ze as faktin tjeter sesa leke paguanin per provimet me Ju. Por si nje femer qe pres te behem nene se shpejti me vjen tju peshtyj ne fytyre kur zini ne goje femijen e nje babai mbi te gjitha e jo Rektorit sepse per marredhenien prind dhe femije nuk ekziston grada…por keni te drejte kush me mire se ju apo kandidate te tjere prane Shullazit do kishin intetes te largohej nga gara Prof. Koni??? Por e drejta triumfon, per fatin tuaj te keq e per fatin e mire te shumices dhe me besimin ne te ardhmen qe vlerat nuk shuhen ju drejtohem juve; boll luajtet duke manipuluar e perdorur studentet si ato celulat antifashiste, boll me me letra intrigante, asnje nuk ju degjon me, askush nuk ka me frike prej jush, beni diçka te vlefshme per veten tuaj.

    1. FSHN says:

      Ky komenti yt ALMA eshte i mbushur plot me vrer dhe pa asnje fakt. Nese ke qene studente ne FSHN duhet ta kishe marre vesh se vetem faktet kane vlera. Dhe faktet jepen me data, dhe tregojne gjurme qe mund ti verifikoje gjithkush. Letra e Profesorit eshte e mbushur me te tilla. Por ti duket qe nuk ke mesuar dot prej tij. Sigurisht qe njohurite qe ai ka marre ne universitete europiane nuk i injekton dot brenda gureve qe disa i quajne gabimisht koke. Me vjen keq qe edhe po shtohesh. Uroj qe femija mos te te ngjaje.

  12. Alma says:

    Perse nuk e botoni komentin tim, apo duhet te shaj Prof. Konin qe ta botoni?? Nese komenti im.nuk publikohet pasi nuk kam thene asgje jash etikes, atehere une do ta hedh ne FB cfare ju kam.derguar ju pasi komentin e kam forografuar. E keshtu njerezit do shohin se cfare palo gazete jeni ju qe beni selektime.

  13. Smile says:

    Sokol ! Ky Menyri ngjan tamam si tore bytha kopje
    te me fale torja por duken binjake 100%
    Ndryshimi nga torja eshte se ky menyri qenka dhe Legen me permasa te pa arritshme ne U T

  14. Merso says:

    Aman o Sokol akoma me keto budallalleqe ti?! Po per ty thone qe ke vjedhur materialet efakultetit te ardhuar nga Zvicra, per ty thone qe firmos provimet kur je jashte vendit, per ty thone qe per cfare nuk e perdorje laboratorin……te kujtohet kur te kerkcenuan familjaret e studenteve? E mo c’ta kujtosh se te behet gjaku uje… E ke akoma te dashur ate?

  15. Pandi Korce says:

    votimi per rektor eshte bere nga trupa e profesoratit, akademike etj.,ne Tirane (jo ne Kamez e Bathore).Te votohet perfaqesuesi i kryekriminelit per rektor nga ky elektorat-ky eshte fundi i botes.

  16. FSHN says:

    Te pushosh nje profesor nga puna me dy verejtje dhe nje vendim brenda 4 ditesh eshte KRIM KUNDER NJEREZIMIT. Eshte e pamundur qe nje profesor te kryeje gabime kaq te renda brenda 4 ditesh. Ky eshte nje rast i paprecedent ne Europe. Kjo mase merret vetem kur ka mitmarrje , perdhunim ose vrasje. A e dine Koni e Kule se sa kushton pregatitja e nje profesori?? Sigurisht qe jo se gjithe jeten e tyre kane harxhuar vetem para tavolinash dhe kane prishur melcine duke u bere tape me prokuroret. Vete i kane marre titujt dhe gradat pa asnje merite shkencore. Kule i ka marre brenda dites titullin As. Prof. dhe Prof. Qe nje profesor si Kule te kete kaluar 16 vjet si Dekan dhe Rektor, apo Koni qe gjithsej ka punuar vetem 4 vjet ne pozicionin e pedagogut tregon se nuk e duan aspak profesionin qe kane zgjedhur. Kurre nuk e kane pare me syte e nje profesori pozicionin e Rektorit dhe te Dekanit. Nje njeri me vlera profesionale nuk e kalon jeten ne pozicione administrative. Per kete arsye edhe nuk mund ta kuptojne se c’fare do te thote te pushosh nga puna nje profesor. Qe rraca e tyre te uzurpoje UT eshte fatale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje