VIDEO/ Momenti dramatik, fëmija nxirret i gjallë nga rrënojat

29 Prill 2016, 18:00Lifestyle TEMA

Një moment rrëqethës është filmuar nga kamerat, ku shfaqet momenti kur një fëmijë i përgjakur nxirret i gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruar, nga sulmet ajrore në Aleppo që lanë të vdekur 60 persona.

Ekipet e shpëtimit u alarmuan kur zbuluan vendin ku gjendej fëmija, koka e të cilit ishte mbuluar në gjak, transmeton Telegrafi.

Për fat ata arritën të nxjerrin fëmijën nga rrënojat, duke ia zbuluar shkallën e vërtetë të lëndimeve që i kishte pësuar nga shembja e ndërtesës.

Fillimisht fëmija nuk lëvizte fare, por derisa e nxirrnin nga rrënojat filloi të qajë, shenjë kjo që fëmija ishte gjallë, dhe menjëherë është dërguar me urgjencë me autoambulancë për në spital për trajtim.

1 komente në “VIDEO/ Momenti dramatik, fëmija nxirret i gjallë nga rrënojat”

  1. vjeshta says:

    O gazetaruc! Une do ta quaja çast te gezueshem, e jo dramatik shpëtimin e nje jete.
    Sipas shqipes time!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje