Arabët letër Llallës për ish-hotel “Vollgën”

30 Prill 2016, 17:47Politika TEMA

Avokati i Ylvi Beqajt, administratorit të kompanisë arabe, që i dhuroi 20 % të pronës së ish-hotel Vollgës në Durrës shtetasit Emiljano Shullazi, i shkruan kryeprokurorit Adriatik Llalla.

ABC News ka arritur të siguroj një kopje të kësaj letre, ku avokati Roland Samarxhiu  rendit me detaje, të gjitha të dhënat e kësaj prone, që nga blerja e saj në vitin 1994, zhvillimin e 15 proceseve e kundër proceseve gjyqësore dhe deri te kalimi i 20 % të saj në emër të Shullazit.

Në letrën 8 faqeshe, avokati Samarxhiu që në fillim i kujton kryeprokruorit Llalla, se pronari i vetëm i kësaj prone është arabi me shtetësi shqiptare Abdulazziz Al-Noëaiser njëherazi konsull nderi i Shqipërisë në Arabinë Saudite dhe pjesëtarë i familjes mbretërore. Avokati, e cilëson të turpshme, që për më shumë se 10 vite gjykatat dhe zyrtar të hipotekave nuk respektuan ligjin për regjistrimin e pronës, që tentuan t’ia vjedhin individ të caktuar me mbrojtje edhe në sistemin e drejtësisë. Në letër, avokati kërkon nga prokurori përgjithshëm, që të hetohen ata personat që me anë të falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës së dhënë nga gjyqtar të caktuar, tentuan t’i vjedhin pronën konsullit të nderit të Shqipërisë në Arabinë Saudite.

Sipas avokatit, Zamir Hasa, 3 avokat, zyrtarë të administratës së Hipotekës dhe 6 gjyqtarë të shkallës së parë dhe apelit në Durrës si dhe një anëtareje e gjykatës së lartë, duhet të hetohen për afera korruptive me qëllim përfitimin e pronës së ish-hotel Vollgës së kompanisë arabe. Avokat Samarxhiu, në letër ka renditur emrat e të gjithë këtyre personave, duke mos përjashtuar edhe anëtaren e Gjykatës së Lartë, por që për arsye etike nuk i përmend emrat e tyre, për të cilët i kërkon kryeprokurorit të hetohen.

Sipas avokatit, me ndërhyrjet e tyre dhe vendimet e dhëna në kundërshtim me ligjin, është bere e mundur që në vitin 2006 ish-hotel Vollgës t’i ndërrohet pronësia. Më pas, shton avokati u deshën 15 procese të ndryshme gjyqësore nga viti 2006 deri në 2014, që prona të rikthehet e regjistruar në hipotekë në emër të kompanisë arabe. Por ky regjistrimin, në një intervistë për ABC News ka thënë avokati, nuk mund të bëhej nëse administrator i kompanisë arabe Ylvi Beqja nuk do të kontaktonte Emiljano SHullazin.

Sa i përket hetimit të nisur nga prokuroria e Durrësit ndaj gjyqtarëve që urdhëruan regjistrimin e pronës në emër të kompanisë arabe, avokati thekson se vendimi i tyre ishte më se i drejtë. Sipas avokatit, nuk ka asnjë vendim të Gjykatës së Lartë që urdhëron apo pezullon regjistrimin e pronës së ish-hotel Vollgës në emër të kompanisë arabe. Por një vendim i tillë, ekziston ku urdhërohet pezullimi i regjistrimit të pronës në emër të pretenduesit Zamir Hasa, me dyshimin e falsifikimit të dokumenteve.

12 komente në “Arabët letër Llallës për ish-hotel “Vollgën””

  1. adi says:

    keta bandite deri me dje i zgjidhen punet e tyre me bandite dhe si bandite .
    sot u kujtuan ti zgjidhin punet me drejtesi dhe me drejtesine??????
    perpjekje mediatike per te lehtesuar poziten e bandes dhe banditeve te rilindjes.

    1. Devolliu says:

      Po ranë gjërat në dorë të Dhallëgjizës së Sali Kriminelit, janë në dorë të sigurtë, si t’i dojë Saliu, ashtu zgjidhen.

    2. Vali Duka says:

      Po ky qe zoteronka letren, pse nuk nxjerr emrat e gjykatesve? Me siguri njeri prej tyre eshte Besnik Ymeri, dikur kryetar I gjykates se apaleit ne Durres, i njohur per bemat e tij, njesoj si I ati.

  2. tfgs1 says:

    arabi Abdulazis me shtetesi shqiptare dhe person ”NDERI” i Shqiperise ne Arabi……………!!!!!????
    oooooooooooo korrakeee suniteeeeeee,c’na i bete vatanit more njethundrake shkretetirash……………….!!!!!????
    o Zot,pse na e bere kete te keqe te madhe qe na prure faren e keqe sunite te cilet katandisen token e arberit ne BOURDHELO ISLAMIKE…………….

    1. arberori says:

      Ke te drejte Tfg.Nuk mbeti arab,turk,grek dhe evgjit,pa e ndotur token e arberore.

  3. E DI says:

    NUK KA LON GJO PUTANA E VICIDOLIT PA E SHIT NE ATE VEND
    KUJT TE MUNDETE ARABEVE TURQEVE CDO FUNDERINE TE KSAJ BOTE
    SI ME E PAS PRONEN E TIJ GJITHE SHQIPERINE DHE KTA SHKERDHATA PROKURORA E GJYKATA SOT BASHKE ME
    KTE PUSHTET QURRASH AS QE DUN ME DIT FARE !

    KUSHEDI SA POSHTERSIRA TE KTIJ SHPELLARI JANE ALA PA U ZBULUAR
    KUR TE ZBULOHET POSHTERSIA ME E MADHE QE BUSHTRA E VICDOLIT I KA BO KTIJ VENDI
    SHQIPTARET DO VENE DUART NE KOKE

    1. darmian says:

      O luli ………. poliagjenteve kemi vite qe ju japin drejtim, po me studentet cdo bejme !!

      Ju ka ngel ne goje e njejta kasete o koqe …………. po kur te vdesi Saliu ca dreqin do thoni, kush do e kete fajin atehere?

  4. Moisi Golemi says:

    O gazetar analfabet. Ptuuu!

  5. nardi says:

    nqs u dashka që të rregjistrosh pronën, duhet të kërkosh ndihmën e shullazit, bravo shullazit

  6. sikur te isha djale says:

    Rrofte Shullazi,Berisha,Nishani dhe Llalla qe i kane bere punet carcaf.
    S’kan as turp kur nxjerin surratin ne foto.

  7. vladimir mezini says:

    persa i perket letres ky qumshi i thartum i rregulloi te gjitha gjerat per shqiptaret dhe tani do i rregulloi dhe ketyre te huajve

  8. + says:

    ja pra se cfar i beri berisha, byth zijte ,bashk me .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje