Arrestohet gjyqtari Ibrahim Hoxha dhe djali i tij. Morën 6 milion lekë për një vendim

2 Maj 2016, 19:00Kronika TEMA

Një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës është ndaluar së bashku me djalin e tij në orët e vona të mbrëmjes së 2 majit 2016 në një lokal.

Gjyqtari Ibrahim Hoxha së bashku me të birin Ledian Hoxha akuzohen për korrupsion.

Nga informacionet e para mësohet se në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po kryhen procedurat e arrestimit.

Informacionet e para bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një proces gjyqësor civil që po gjykonte gjyqtari Hoxha, vendimi i të cilit do të jepej me 3 maj 2016.

Ka pasur informacion se njëra palë do të paguante një shumë të caktuar lekësh për një vendim  në favor të saj, për një shumë prej 600 mijë lekësh.

Sipas burimeve gjyqtari ka dërguar të birin të merrte lekët në emër të tij dhe në këtë moment është bërë dhe arrestimi në flagrancë, fillimisht i djalit e më pas i të atit.

10 komente në “Arrestohet gjyqtari Ibrahim Hoxha dhe djali i tij. Morën 6 milion lekë për një vendim”

  1. Antifashisti says:

    Nuk jane keto format me normale te percaktimit se nje gjyqtar eshte i PA AFTE ose i KORRUPTUAR!
    Ky eshte nje rast flagrant,por i ralle!
    Ne se shteti apo vete organet kontrolluese te Gjyqesorit do jene te interesuara te ZBULOJNE dhe NDESHKOJNE TE PA AFTET DHE TE KORRUPTUARIT,le te verifikojne shkeljet e procedurave dhe legjislacionit nga gjyqtaret si dhe ankimimet e paleve ne proces gjyqesor!
    Ne se gjyqtari merr nje vendim ne kundershtim me ligjin dhe penalizon me pa te drejte njeren pale,atehere ky gjyqtar(sipas shkeljes) te vleresohet si i PA AFTE ose i KORRUPTUAR dhe te denohet administrativisht dhe penalisht,ne varesi te shkjeljes dhe demit te shkaktuar!
    Psh.gjyqtari Gentian Medja,i Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane,ne vendimin e tij kunder meje,nuk u mjaftua vetem me nje Akt-Ekspertimi,por ne dosjen gjyqesore kerkoi njeri pas tjetrit 4 akte te tille nga 3 eksperte kontabel dhe nuk mori per baze akt-ekspertimin qe me jepte mua shumen me te madhe prej 4.5 milion leke,por gjykoi aktin qe kishte shumen e perfitimit vetem 200 mije leke!
    Si mundet qe 4 Akte-Ekspertimi te formulohen me shuma te ndryshme dhe me ndyshime kaq marramendase nga njeri tjetri???
    A ka ketu pazare midis gjykatesit dhe eksperteve???
    Keto duhet t’i verifikojne organizmat perkatese dhe ketu nuk ka nevoje per REFORME NE DREJTESI,por per DISIPLINE NE PUNE!!!
    Mos valle gjyqtari priste qe une t’i jepja ndonje dore paresh,qe kerkoi njeri pas tjetrit 4 akte-ekspertimi,deri sa me ndeshkoi me nje lemoshe si hakmarrje ?

  2. e verteta says:

    Kush thote qe policia dhe ligji ne shqiperi nuk funksionojne.As nevoje per reforme nuk ka.Rilindja nuk na ka zhgenjyer.Ajo eshte ligji dhe maliqi.1 milione dele dhe bageti jane te bindur per suksesin e premtuar. Kjo eshte pune e udheheqesit te madh, me shume se piktor , shokut Edi Rama ne bashkpunim me Like Floririn. Adriatik Llalla ne bashkpunim me Ed Ramen e zgjidhi dhe punen e reformes. Shqiperia po ja kalon dhe Gjermanise.Poshte Saleh Berisha dhe inat te kete Spartaku Bythelepisi I Ngjales.

  3. astroboj says:

    6-mujor i Sales eshte ky kafsha?

  4. Shaba says:

    “Me nje lule s’vjen pranvera”, Populli

  5. abdullah pash dreni says:

    e mor Abraham mor Abraham!
    po si more ngele ne rrjet si peshk?
    Ibrahim
    urdhno pasha
    t q…. udhen
    ejvalla!

  6. Luani usa says:

    Gjyqtari dhe djali i tij pritet te lirohet pas disa diteve nga gjykata,poashtu nese gjyqtari eshte ne kontrolle te Sali Berishes dhe anetar I PD-se,Sali Berisha dhe Lulzim Basha do te kerkojne lirimin e menjehershme te gjykatesit Ibrahim Hoxha dhe birit te tij Ledian Hoxha,gjithashtu do te ndikoj edhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla i cili eshte anetar I PD-se ne lirimin e gjykatesit dhe birit te tij nga prokuroria si i pafajshem,prandaj ne ditet e ardhshme ne konference per shtyp nga Sali Berisha do te deklaroj se ”Gjykatesi Ibrahim Hoxha eshte arrestuar me urdher te Edi Rames dhe te Saimir Qorrit vetem te mos gjykoj kriminelen Emilio Shullazin i cili Edi Rama dhe Saimir Qorri mbrojne kriminelin Emilio Shullazin dhe kerkojne lirimin e tij”….!!!

  7. Sandri says:

    Po gjygjetaret Ded Deda dhe Ilir Perdeda ne gjykaten e Lezhes kur do i arrestoni? Apo meqense ata i kane tarifat duke filluar nga 5000 euro e lart nuk arrestohen sepse i paguajn mire superioret e tyre ? Keta dy mostra te gjykates se Lezhes jane lidhur edhe me prokurorin Sabri Kastrati, i cili merr mesatarisht 7000 euro per dossje! Keta nuk mund te çuhen gjygjetare por kasape! Edi Rama, ku je?? Pse nuk e ben ate mut reforme ne drejtesi???

  8. adri says:

    Eshte nje rast i njemije rasteve te tjera ku ky felliqesire gjyqtar ka marre para duke lene te lire kriminele te rrezikshem.
    Ky kriminel per te gjitha krimet korruptive qe ka bere.

  9. maximus says:

    ndjej vetem neveri dhe urrejtje per keta pseudo gjyqtare, mallkuar qofshi ju o kanceri i shqiperise, qe s’po e lini kete vend te behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje